Women ALB World

Appeler Site Web

Women ALB World Informations de contact, plan et itinéraire, formulaire de contact, heures d'ouverture, services, évaluations, photos, vidéos et annonces de Women ALB World, Organisation non gouvernementale (ONG), Geneva.

Shoqata e grave shqipfolëse në botë🤝💪

Shoqëria fillon me të drejtat e gruas( lindja e fëmijëve)
Zhvillohet me punën e saj ( brenda dhe jashtë shtëpisë)
Demokratizohet vetëm kur gruaja pamvarsohet💪

14/07/2026

Fytyra e vërtetë e ekstremistëve antishqiptarë serbë

Ministrja serbe e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezana Paunoviç, gjatë një interviste u shpreh se Kosova duhej të ishte spastruar etnikisht nga shqiptarët në vitin 1998.

E kuptoni çfarë mendësie kanë këta ekstremistë? Ata vazhdojnë të ushqehen me një urrejtje që lartëson masakrat dhe krimet ndaj njerëzve të pambrojtur, ndaj nënave e fëmijëve, gjyshërve e gjysheve. Kjo është "trimëria" e tyre: të sulmojnë civilët, të mbjellin terror dhe të justifikojnë krime, ashtu siç ndodhi në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë.

Sulmi ndaj njerëzve të pafajshëm nuk është trimëri, por barbari. Një barbari që e kryejnë frikacakët dhe gjakatarët. Kjo tregon se fryma ekstremiste vazhdon të mbijetojë fort dhe hapur në Serbi, një frymë që ushqehet me krimet e përbindshme të tyre!

Po e përsëris edhe një herë: o ministre ekstremiste, o përbindësh, kur Kostandini i Madh, Justiniani i Parë dhe mbretër e perandorë të tjerë të lashtësisë drejtonin Dardaninë, kur ilirët ndërtonin qytete të mëdha, institucione, teatro, sheshe e vepra të zhvilluara infrastrukturore, të parët e tu, sllavët, endeshin përtej Karpateve, shumë larg, në vise që as sot nuk po i ndajnë dot ku ndodhen saktësisht… Erdhët shumë vonë, me gjethe në vend të rrobave, e gjetët qytete!

Historia nuk fshihet, nuk tjetërsohet dhe nuk rishkruhet me deklarata të tilla ekstremiste. Kosova ka qenë dhe mbetet shqiptare në identitetin,historinë dhe trashëgiminë e saj, në atë tokë ku e ka dhënë Zoti e historia! Askush nuk mund ta shkëpusë nga rrënjët e saj, nuk mund ta spastrojë dhe as ta zhbëjë të vërtetën me deklarata të mbushura me urrejtje.

Të mburresh me dhunën ndaj civilëve tregon jo vetëm mendësinë, por edhe burracakërinë e atyre që e justifikojnë atë.

Pres që shteti shqiptar të reagojë me vendosmëri, qartë dhe pa asnjë hezitim ndaj kësaj deklarate skandaloze. Heshtja përballë një thirrjeje që legjitimon spastrimin etnik nuk duhet pranuar. Deklarata të tilla duhen dënuar me forcë nga të gjitha institucionet!

Lavdi UÇK-së, dëshmorëve të saj dhe çdo luftëtari e luftëtareje, të cilët në shumë beteja dëshmuan se lufta nuk bëhet kundër civilëve të pambrojtur. Aty ushtria serbe e kuptoi se shqiptarët nuk do të iknin, nuk do ti lëshonin tokat e tyre, por do të luftonin. Kështu do të jetë gjithmonë!

Mund ta shpërndani sa të keni dëshirë miq!

(Nuk lejohet kopjimi i shkrimit përmes ndryshimit të titullit!)

Faleminderit,The Artistè Foundation për mbështetjen
02/07/2026

Faleminderit,The Artistè Foundation për mbështetjen

Sevim Berzati një vlerë e shtuar e rrjetësimit të WAW
28/06/2026

Sevim Berzati një vlerë e shtuar e rrjetësimit të WAW

Ka takime si ky me Tereza Pashën, që i japin vlerë arsyes pse duhet të ekzistojë një rrjet si Women Alb World.Sot pata k...
28/06/2026

Ka takime si ky me Tereza Pashën, që i japin vlerë arsyes pse duhet të ekzistojë një rrjet si Women Alb World.

Sot pata kënaqësinë të takoj, së bashku me Sekretaren e Përgjithshme të WAW, Elia Resuli, një grua shqipfolëse që me profesionalizmin e saj ka arritur të punonësohet në administratën e Senatit të Kanadasë, në Ottawa.

Tereza Pasha me thjeshtësinë, buzëqeshjen që ja zbukuronte portretin e saj, na tregoi se suksesi nuk ishte rastësi për të. Arsimi, besimi në vetvete, mendimi pozitiv dhe puna e palodhur ishin themelet që e ndihmuan të kapërcente çdo sfidë.

Këto janë gratë që mishërojnë vizionin e WAW: gra të mirëintegruara, që frymëzojnë, ndajnë përvojën e tyre dhe krijojnë ura për brezat që vijnë.

Sepse kur gratë lidhen me njëra-tjetrën, suksesi bëhet frymëzim kolektiv.🤝💪

I nderuar Konsull i Përgjithshëm Z. Kadri Dakaj,Më lejoni t’ju falenderoj përzëmërsisht në emër të secilës grua e vajzë ...
25/06/2026

I nderuar Konsull i Përgjithshëm Z. Kadri Dakaj,

Më lejoni t’ju falenderoj përzëmërsisht në emër të secilës grua e vajzë në WAW që hapët dyert e Konsullatës në Toronto për aktivitetin “ Shoqëria fillon me të drejtat e gruas” 🙏

Ju provuat me mbështetjen tuaj që,bashkëpunimi dhe mbështetja e gruas, veçanërisht ajo në diasporë përfiton e gjithë shoqëria shqipfolëse🤝💪🙏

Sëbashku për projekte të reja ! 🤝💪

I nderuar Kryetar i Komunës së Tetovës Z.Bilall Kasami në emër të secilës grua në WAW ju falenderoj për pjesëmarrjen me ...
23/06/2026

I nderuar Kryetar i Komunës së Tetovës Z.Bilall Kasami në emër të secilës grua në WAW ju falenderoj për pjesëmarrjen me përfaqësuesen e Bordit Internacional të WAW në MV, Znj. Sevim Veseli Berzati në aktivitetin internacional në Toronto me temë: Shoqëria fillon me të drejtat e gruas”

Prania e saj në këtë aktivitet është shenjë mbështetje dhe inkuraimi për projektin e rëndësishëm të Qendrës Multifunksionale të Gruas WAW në Tetovë !

Sëbashku për të fuqizuar gruan në MV ! 🙏🤝💪

E nderuar Ambasadore e RSH në Kanada Znj. Artemis Malo më lejo në emër të secilës grua në WAW të të falenderoj për mbësh...
23/06/2026

E nderuar Ambasadore e RSH në Kanada Znj. Artemis Malo më lejo në emër të secilës grua në WAW të të falenderoj për mbështetjen në zhvillimin e aktivitetit “ Shoqëria fillon me të drejtat e gruas” në Toronto , Kanada!

Sëbashku për projekte të reja në fuqizimin e gruas shqipfolëse në botë ! 🤝💪

23/06/2026
23/06/2026

Adresse

Geneva

Heures d'ouverture

Lundi 09:00 - 18:00
Mardi 09:00 - 18:00
Mercredi 09:00 - 18:00
Jeudi 09:00 - 18:00
Vendredi 09:00 - 18:00
Samedi 10:00 - 14:00

Téléphone

+41767881004

Notifications

Soyez le premier à savoir et laissez-nous vous envoyer un courriel lorsque Women ALB World publie des nouvelles et des promotions. Votre adresse e-mail ne sera pas utilisée à d'autres fins, et vous pouvez vous désabonner à tout moment.

Raccourcis

Partager