Qendra "Gjenocidi në Kosovë - Plagë e Hapur"

Site Web Contacter l’organisation

Qendra "Gjenocidi në Kosovë - Plagë e Hapur" Njohje dhe drejtësi për gjenocidin në Kosovë! Serbia kreu gjenocidin në Kosovë dhe ende nuk është dënuar për krimin më të rëndë që njeh njerëzimi.

Fatkeqësisht, përveç Kuvendit të Kosovës që ka përkufizuar në mënyrë të qartë natyrën e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, deri në ditën e sotme asnjë vend tjetër nuk e ka emërtuar qartë dhe pa ambiguitet faktin se shteti serb ka kryer gjenocid kundër shqiptarëve. Dihet se faktet nuk flasin vet, prandaj është në përgjegjësinë e intelektualëve të fushave të ndryshme që t’i bëjmë “të flasin” për të nxjerrë në shesh të vërtetën e plotë për atë që përjetoi populli shqiptar i Kosovës. Në funksion të këtij qëllimi, më 30 qershor 2019, në Bernë të Zvicrës u themelua Qendra "GJENOCIDI NË KOSOVË-PLAGË E HAPUR”. Qendra ka për qëllim të shndërrohet në rrjet të organizuar intelektualësh dhe veprimtarësh, të cilët angazhohen vullnetarisht për informimin e drejtë dhe ndriçimin e plotë të gjenocidit në Kosovë dhe të këmbëngul në domosdoshmërinë e ngadhënjimit të drejtësisë. Qendra ka logon e vet domethënëse në formë të lulëkuqes me katër petale, të cilat paraqesin katër format e veprimeve të gjenocidit që u zbatuan në Kosovë: vrasjet, dhunimet seksuale, spastrimi etnik dhe shkatërrimi i objekteve që lidhen me përkatësinë etnike dhe identitetin shqiptar. Në vend të kokrrave të zeza të lulëkuqes, në logon tonë janë prezantuar figura burrash, grash, djemsh dhe vajzash për të përfshirë mbi dhjetë mijë civilë shqiptarë të vrarë dhe të gjymtuar, mbi njëzet mijë viktima të dhunës seksuale, rreth një milion viktima të spastrimit etnik dhe qindra mijëra objekte të shkatërruara gjatë politikës gjenocidare të Serbisë në Kosovë. Nismëtarët e themelimit të kësaj qendre vendosën t’ia besojnë udhëheqjen e saj politologut Bardhyl Mahmuti, ndërsa Adnan Asllani u caktua si zëvendës i tij. Ftojmë të gjithë ata të cilët janë të interesuar që vullnetarisht të ndihmojnë për ndriçimin e gjenocidit në Kosovë, kudo qofshin në botë, t’i bashkëngjiten qendrës “GJENOCIDI NË KOSOVË-PLAGË E HAPUR” dhe të japin kontributin e tyre për ta bërë të njohur në çdo cep të globit tragjedinë që ka përjetuar populli shqiptar i Kosovës.

03/10/2026

Muzika & Produksioni Muzikor: Edmond ZHULALITeksti: Fran LASKAInt...

01/10/2026

Muzika & Produksioni Muzikor: Edomond ZHULALITeksti: Fran LASKAIn...

01/10/2026

NE NUK HARROJMË!

30/09/2026

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” u ka drejtuar një letër krerëve të institucioneve dhe liderëve politikë të Kosovës, përmes së cilës kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe zhbërjen e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të ...

30/09/2026

Znj. Albulena Haxhiu, Kryetare e Kuvendit të Kosovës dhe U.D. e Presidentit të Kosovës, Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, Deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Bedri Hamza, kryetar i PDK-së, Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, Ardian Gjini, kryetar AK-së, Fatmir Limaj, kr...

Të bashkuar drejt ngadhënjimit të drejtësisëQendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” përshëndet konsensusin që u arrit...
28/09/2026

Të bashkuar drejt ngadhënjimit të drejtësisë

Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” përshëndet konsensusin që u arrit nga 99 deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e deklaratës për Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara kundër Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.
Na gëzoi fakti që përmes deklaratës së 28 shtatorit 2026, deputetët morën qëndrim të qartë dhe theksuan që asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën historike të luftës në Kosovë. Në këtë mënyrë ata shprehën vullnetin e qytetarëve të Kosovës për të vlerësuar aktgjykimin e 16 shtatorit si aktgjykim të padrejtë dhe hodhën poshtë si të papranueshëm përfundimin për ekzistencën e një qëllimi kriminal të përbashkët për realizimin e pavarësisë së Kosovës.
Kemi besimin e plotë se vetëm të bashkuar mund të realizohen kërkesat e deputetëve drejtuar të gjitha institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për mbrojtjen e së vërtetës dhe të pastërtisë së luftës çlirimtare të popullit të Kosovës dhe hartimi i një strategjie të përbashkët shtetërore, në kuadër të së cilës të bashkërendohen veprimet juridike, institucionale dhe diplomatike për mbrojtjen dhe afirmimin e së vërtetës së plotë historike mbi luftën e drejtë për liri dhe çlirim të Kosovës.
Jemi të sigurt se realizimi profesional i kërkesave të lartpërmendura do të sjellë deri te një vendim i drejtë: zhbërja e Dhomave të Specializuara dhe lirimi i pengjeve që mbahen në burgun e Scheveningenit në Hagë.

Gjenevë, 28 shtator 2026
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur"

-Fans

Adresse

Geneva

Notifications

Soyez le premier à savoir et laissez-nous vous envoyer un courriel lorsque Qendra "Gjenocidi në Kosovë - Plagë e Hapur" publie des nouvelles et des promotions. Votre adresse e-mail ne sera pas utilisée à d'autres fins, et vous pouvez vous désabonner à tout moment.

Contacter L’organisation

Envoyer un message à Qendra "Gjenocidi në Kosovë - Plagë e Hapur":

Raccourcis

Partager