Oda e Grave Shqiptare në Zvicër - ODGSH

Oda e Grave Shqiptare në Zvicër - ODGSH ODGSH është një organizatë e pavarur dhe jofitimprurëse që fuqizon, mbështet dhe lidh gratë shqiptare në Zvicër.

29/03/2026
29/03/2026

Një fillim i suksesshëm dhe prekës për ODGSH.

Dje patëm kënaqësinë të organizojmë eventin tonë të parë me rreth 25 gra të angazhuara, me një diskutim paneli me vlerë udhërrëfyese dhe një workshop interaktiv. Shkëmbimi ishte i hapur, i sinqertë dhe i pasuruar me perspektiva të vlefshme rreth integrimit, punës dhe sipërmarrjes.

Veçanërisht prekëse ishin historitë personale dhe momentet emocionale, ku gratë ndanë përvojat dhe sfidat e tyre. Kjo hapje tregoi sa të rëndësishme janë hapësirat për shkëmbim, mirëkuptim dhe mbështetje të ndërsjellë.

Për ne si ODGSH ishte një ditë e rëndësishme dhe produktive. Idetë dhe kontributet e marra krijojnë një bazë të fortë për të zhvilluar më tej punën tonë në bord dhe për të krijuar oferta konkrete për gratë.

Një falënderim i veçantë shkon për ekipin tonë drejtues Flora Rexhepi, Lurata Reci, Idrizi, Rechi, Koca për bashkëpunimin e shkëlqyer, si dhe për të gjitha pjesëmarrëset për besimin, hapjen dhe kontributet e tyre të vlefshme. Po ashtu falënderojmë nga zemra Ambasadën e Republikës së Kosovës Ramadini për vënien në dispozicion të ambientit dhe mbështetjen.

Kemi nisur së bashku dhe vazhdojmë këtë rrugë të rëndësishme hap pas hapi!

Me shumë kënaqësi ju ftojmë në eventin tonë të parë më 28.03.2026.Në program janë të planifikuara:✨ Panel diskutimi✨ Wor...
24/03/2026

Me shumë kënaqësi ju ftojmë në eventin tonë të parë më 28.03.2026.

Në program janë të planifikuara:
✨ Panel diskutimi
✨ Workshop interaktiv

Detajet për vendin dhe kohën i gjeni në ftesën e bashkëngjitur.

Ju lutemi të regjistroheni patjetër përmes faqes sonë:
👉 https://odgsh.ch/

Vendet janë të kufizuara, por ende ka disa vende të lira.

Mezi presim t’ju shohim! 🤍

Ekipi i ODGSH-së

Platz für Ihren Slogan

Një aktivitet frymëzues me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas në Oerlikon.Faleminderit organizatoreve dhe të gjitha g...
09/03/2026

Një aktivitet frymëzues me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas në Oerlikon.

Faleminderit organizatoreve dhe të gjitha grave të angazhuara. Ishte kënaqësi për mua që të kem mundësinë të prezantoj shkurtimisht edhe punën e Oda e Grave Shqiptare në Zvicër (ODGSH).

Në dhjetor 2025 u themelua Oda e Grave Shqiptare në Zvicër (ODGSH). Një organizatë e pavarur, jopolitike dhe jofitimprur...
05/03/2026

Në dhjetor 2025 u themelua Oda e Grave Shqiptare në Zvicër (ODGSH). Një organizatë e pavarur, jopolitike dhe jofitimprurëse.

Ne besojmë në fuqinë, potencialin dhe zërin e çdo gruaje.

Vizioni ynë është të promovojmë pjesëmarrjen sociale, arsimore, profesionale dhe politike të grave shqiptare në Zvicër, duke forcuar rolin e tyre në familje, në shoqëri dhe në proceset vendimmarrëse, si dhe duke ruajtur kulturën dhe identitetin tonë.

Në Zvicër jetojnë shumë gra dhe burra shqiptarë të suksesshëm. Profesionistë, sipërmarrës dhe ekspertë në fusha të ndryshme. Kjo është krenaria jonë dhe një pasuri e çmuar për komunitetin tonë.

Ndoshta një prej tyre je ti, që po e lexon këtë postim.

Me ODGSH synojmë të ndërtojmë ura lidhëse mes këtyre resurseve dhe atyre që kanë nevojë për mbështetje, këshillim apo bashkëpunim profesional. Kemi filluar tashmë bashkëpunime me partnerë të ndryshëm dhe synojmë ta zgjerojmë këtë rrjet në fusha të ndryshme.

Ne promovojmë solidaritetin dhe bashkëpunimin, duke punuar me institucione, komuna, shkolla dhe partnerë të ndryshëm për të forcuar barazinë, përfshirjen, përfaqësimin dhe pjesëmarrjen aktive në shoqërinë dhe jetën publike zvicerane.

Nëse dëshiron të kontribuosh, të bashkëpunosh apo të bëhesh pjesë e këtij rrjeti – na kontakto.

Së bashku mund të bëjmë më shumë.

Detajet për eventin i gjeni në ftesë.

Me vlerësim dhe përkushtim,
Ekipi i Odës së Grave Shqiptare në Zvicër

https://odgsh.ch/
E-Mail: [email protected]
WhatsApp: +41 79 179 78

Adresse

Rigistrasse 176
Baar
6340

Telefon

+41791797832

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Oda e Grave Shqiptare në Zvicër - ODGSH erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Die Organisation Kontaktieren

Nachricht an Oda e Grave Shqiptare në Zvicër - ODGSH senden:

Teilen