05/12/2026
Një tjetër mbrëmje e paharrueshme shqiptare u realizua me sukses nga RH Scholarship në premierën e filmit “Loja e Fundit” në Cineplex Queensway, duke mbledhur qindra shqiptarë dhe duke e kthyer këtë aktivitet tashmë në një traditë dhe festë të kulturës shqiptare në Kanada. 🇦🇱🇨🇦
Falenderim i veçantë për të gjithë pjesëmarrësit, familjet, artdashësit dhe komunitetin shqiptar që vazhdojnë ta mbështesin çdo aktivitet kulturor me kaq shumë dashuri dhe entuziazëm. Mbështetja juaj është arsyeja pse këto premiere po shndërrohen çdo vit në momente bashkimi dhe krenarie për komunitetin tonë.
Na nderuan gjithashtu me praninë e tyre Atashe Kulturor ne Ambasaden Shqiptare. Znj.Celosmani dhe prifti katolik Pren Prend Kola , duke i dhënë mbrëmjes një vlerë edhe më të veçantë.
Edhe pse mungesa e dy protagonistëve të filmit, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, u vu re nga fansat, interesi i jashtëzakonshëm i publikut bëri që filmi të shfaqej në dy orare të ndryshme, duke dëshmuar edhe një herë dashurinë dhe mbështetjen që komuniteti shqiptar në Kanada ka për artin dhe kinematografinë shqiptare.
Një falenderim i sinqertë shkon edhe për grupin fantastik të punës Tea Haxhillari, President e Rh scholarship,Elia Xhindole, Gerdi, Adele Xhuljana dhe gjithe bordit drejtues ne kete event, Moderatores: Natali Buli, autore e librit Burns of a Cold Crown dhe një nga fituesit e e bursës së RH Scholarship vitin e kaluar, të cilët kontribuan me përkushtim për realizimin e kësaj mbrëmjeje të suksesshme.
Me interpretimet brilante të kastit dhe regjinë e Bjordi Mezinit, “Loja e Fundit” solli emocione, humor dhe shumë duartrokitje gjatë gjithë mbrëmjes. Satirë që shumica e njerëzve do ta kuptojnë dhe do ta ndiejnë veten aty. Klaudia Brahimaj është vërtet gjeni, të dy filmat e saj, “Luli” dhe “Goni Lemes”, sjellin jo vetëm të qeshura, por edhe shumë realitet, emocione dhe mesazhe që prekin jetën e përditshme. 👏🎬
RH Scholarship do të vazhdojë të sjellë për komunitetin shqiptar aktivitetet më të bukura kulturore, duke krijuar ura bashkimi përmes artit, filmit dhe kulturës shqiptare.
Te pranishem Artan Sejko, Actor, Ramazan Kellezi Choreographer at Shqiponjat e Vogla Albert Xhaferri producente, skenariste dhe regjisore. Alb Tv-Canada
Sponsor
Haxhillari Team. Rej Haxhillari HaxLaw
See less