Shoqata Kulturore Shqiptare Montreal-Albanian Cultural Association Montreal

Site Web Contacter l’organisation

Shoqata Kulturore Shqiptare Montreal-Albanian Cultural Association Montreal Misioni ynë është të ndihmoj në ruajtjen, zhvillimin dhe promovimin e kulturës shqiptare në Kebek.

🇦🇱 Sot, Shkolla Shqipe “Naim Frashëri” hapi dyert për një tjetër fillim të bukur. ❤️Një ditë plot emocione, buzëqeshje d...
09/20/2026

🇦🇱 Sot, Shkolla Shqipe “Naim Frashëri” hapi dyert për një tjetër fillim të bukur. ❤️
Një ditë plot emocione, buzëqeshje dhe dëshirë për të folur shqip. Të shihje sytë e vegjël që shkëlqenin teksa hynin në bankat e shkollës ishte një moment vërtet i veçantë.
Dhe pas tyre, prindërit… të emocionuar dhe krenarë që fëmijët e tyre erdhën me kaq shumë gëzim në shkollën shqipe. 🇦🇱
Është kaq bukur t’i shohim fëmijët tanë të rriten larg vendlindjes, por me gjuhën, kulturën dhe dashurinë për Shqipërinë në zemër.
Faleminderit prindërve që besojnë tek ne, mësueses për përkushtimin dhe mbi të gjitha, fëmijëve që e mbushën sot shkollën me kaq shumë jetë e gëzim. ❤️
Mirë se erdhët në Shkollën Shqipe “Naim Frashëri”! 📚🇦🇱
Le ta ruajmë së bashku gjuhën tonë, sepse ajo na bashkon. ❤️

🇦🇱📚 Shkolla Shqipe “Naim Frashëri” hap dyert për vitin e saj të katërt!Me shumë gëzim, më 19 shtator 2026, nisim vitin e...
09/16/2026

🇦🇱📚 Shkolla Shqipe “Naim Frashëri” hap dyert për vitin e saj të katërt!

Me shumë gëzim, më 19 shtator 2026, nisim vitin e katërt të Shkollës Shqipe “Naim Frashëri” në Montréal. ❤️

👧👦 Mirëpresim fëmijë 5–12 vjeç
🕚 Mësimi: çdo të shtunë, 11:00–13:00
📍 6767 Chemin de la Côte-des-Neiges, Montréal

Fëmijët tanë do të mësojnë, këndojne dhe përmirësojnë gjuhën shqipe, duke u njohur njëkohësisht me historinë, kulturën, muzikën, letërsinë dhe traditat tona.

📚 Këtë vit duam të vazhdojmë edhe pasurimin e bibliotekës së shkollës. Falënderojmë shkrimtarët, familjet dhe anëtarët e komunitetit që kanë dhuruar libra deri më sot dhe ftojmë këdo që dëshiron t’i bashkohet kësaj nisme duke dhuruar libra në shqip për fëmijë ose të rritur.

🤎 Shkolla Shqipe është një projekt i komunitetit për komunitetin.
Për këtë arsye, mirëpresim edhe donacione financiare dhe vullnetarë, për të na ndihmuar me materiale mësimore, libra, pajisje dhe aktivitete edukative e kulturore për fëmijët.

💌 Donacione me e-Transfer: [email protected]
Ju lutemi shënoni: Për Shkollën Shqipe “Naim Frashëri” + emrin dhe mbiemrin tuaj.

📞 Regjistrime & informacion:
Anila Hasko – Koordinatore e shkolles
514-883-3919

🇦🇱 Sa më shumë investojmë sot në gjuhën dhe kulturën tonë, aq më të forta do të mbeten rrënjët e fëmijëve tanë nesër.

Ju mirëpresim! ❤️

Përkujtim i Nënë Terezës 🕊️Sot, më 5 shtator, u mblodhëm në Montreal për të nderuar kujtimin dhe veprën e Nënë Terezës, ...
09/06/2026

Përkujtim i Nënë Terezës 🕊️

Sot, më 5 shtator, u mblodhëm në Montreal për të nderuar kujtimin dhe veprën e Nënë Terezës, në një ditë përkujtimore kushtuar figurës së saj të jashtëzakonshme.

Një moment i bukur bashkimi, respekti dhe mirënjohjeje për një grua shqiptare që me dashurinë, përkushtimin dhe humanizmin e saj la një gjurmë të pashlyeshme në mbarë botën. 🇦🇱🤍

Falënderojmë të gjithë ata që u bashkuan me ne në këtë përkujtim.

Shoqata Kulturore Shqiptare Montreal 🇦🇱

📚🇦🇱 Shkolla Shqipe “Naim Frashëri” – Montreal 🇦🇱📚Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se shkolla fillon më 19 shtator! 🎒✨Regji...
09/01/2026

📚🇦🇱 Shkolla Shqipe “Naim Frashëri” – Montreal 🇦🇱📚

Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se shkolla fillon më 19 shtator! 🎒✨
Regjistrimet janë të hapura!

Një mundësi e bukur për fëmijët tanë të mësojnë dhe të ruajnë gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare. ❤️

📞 Për regjistrime dhe informacion:
Anila Hasko – +1 (514) 883-3919

Ju mirëpresim! 🇦🇱❤️

Me rastin e përkujtimit të Nënë Terezës, ju ftojmë të bashkoheni me ne në këtë aktivitet kushtuar figurës së saj të paha...
08/24/2026

Me rastin e përkujtimit të Nënë Terezës, ju ftojmë të bashkoheni me ne në këtë aktivitet kushtuar figurës së saj të paharruar dhe vlerave që ajo përfaqësoi: dashurinë, humanizmin dhe përkushtimin ndaj njerëzimit. ❤️🇦🇱

📍 Busti i Nënë Terezës – Metro Monk, Montreal
🗓️ 5 Shtator
🕚 Ora 11:00

Ju mirëpresim të gjithëve për ta kujtuar së bashku këtë figurë të madhe shqiptare. 🇦🇱

📢 Kemi nje lajm te bukur per komunitetin shqiptar ne Montreal! 🇦🇱Po planifikojme nje Mbremje Gala me Vellezerit Xhekaj g...
08/03/2026

📢 Kemi nje lajm te bukur per komunitetin shqiptar ne Montreal! 🇦🇱

Po planifikojme nje Mbremje Gala me Vellezerit Xhekaj gjate muajit shtator dhe duam ta organizojme sa me mire.

Mendimi juaj eshte i rendesishem per ne!

📝 Ju lutemi plotesoni pyetesorin ne linkun me poshte dhe ndani me ne interesin dhe sugjerimet tuaja.

Faleminderit qe jeni gjithmone pjese e aktiviteteve te Shoqates Shqiptare te Montrealit! ❤️

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfnkL8Qf7V_wykcHqp5i4PajTZTkYtLM-t2c9OxnbDNMaNViw/viewform?

Adresse

Montreal, QC

Notifications

Soyez le premier à savoir et laissez-nous vous envoyer un courriel lorsque Shoqata Kulturore Shqiptare Montreal-Albanian Cultural Association Montreal publie des nouvelles et des promotions. Votre adresse e-mail ne sera pas utilisée à d'autres fins, et vous pouvez vous désabonner à tout moment.

Contacter L’organisation

Envoyer un message à Shoqata Kulturore Shqiptare Montreal-Albanian Cultural Association Montreal:

Raccourcis

Partager