08/11/2026
📢 NJOFTIM ZYRTAR – KRYESIA E RE E SHOQATËS “FSHATI VISHTICË”
Të nderuar anëtarë, bashkëfshatarë dhe përkrahës të shoqatës sonë!
Më datë 07.11.2026, në St. Pölten, në ambientet e Xhamisë “Abdyl Frashëri”, u mbajt mbledhja e përgjithshme e Shoqatës “Fshati Vishticë”.
Gjatë kësaj mbledhjeje u diskutua për anëtarësinë, gjendjen financiare dhe aktivitetet e shoqatës. Gjithashtu, me përfundimin e mandatit të Kryesisë së deritanishme, u bë zgjedhja e KRYESISË SË RE.
🤝 Kryesia e deritanishme:
* Kryetar: Bujar Zendeli
* Sekretar: Rijad Asllani
* Arkëtar: Haqif Jahiji
✅ Kryesia e re:
* Kryetar: Sulejaman Zendeli
* Sekretar: Florim Bakiu
* Arkëtar: Latif Latfi
Me këtë rast, falënderojmë përzemërsisht Kryesinë e deritanishme për punën, angazhimin dhe kontributin e dhënë ndër vite në shërbim të shoqatës dhe fshatit tonë.
Kryesisë së re i urojmë shëndet, suksese dhe punë të mbarë në vazhdimin e aktiviteteve dhe realizimin e projekteve të ardhshme.
Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë anëtarët dhe bashkëfshatarët që morën pjesë në mbledhje dhe që vazhdojnë ta mbështesin shoqatën tonë.
Me respekt,
Shoqata “Fshati Vishticë”