19/02/2026
Siç dhe kemi njoftuar edhe më përpara , sotë ne si Grupim i Ushtarakëve në Lirim dhe Rezervë morëm pjesë në cermoninë mortore të përcjelljes për në banesën e fundit të ish ushtarakut në lirim antarit të grupimit Z.Mina Kola. Mina Kola lindi në Fshatin Gorre të qytetit të Lushnjës në datën 29 Shkurt 1949.Shkollën tetëvjeçare e kreu në fshatin e lindjes.Pas përfundimit të shkollës tetëvjeçare ai u radhit në rreshtat e shkollës ushtarake Skënderbej. Mbas përfundimit të kësaj shkolle Minai studiojë në shkollën e Lartë në specialitetin Artileri Toksore. E filloi karrierën në qytetin Vlorës dhe e mbylli po në qytetin e Vlorës. Ai punojë në detyra të ndryshme duke filluar nga kom. toge deri në Komisar Regjimenti të Artilerisë Bregdetare në ishullin e Sazanit. I shprehim ngushëllimet tona të sinqerta bashkëshortes së Minait si dhe djemëve .
Desha të thosha disa fjalë për këtë cermoni mortore ku pothuaj se u organizua nga kryesia e Grupimit në bashkëpunim me familjarët. Në këtë ceremoni mortore pati një pjesë të ceremonialit prezencë te Forcave Ceremoniale të Ushtrisë Shqiptare. Ky aktë ceromonial qe bënë forcat e ushtrisë bëri që të ndjeheshim të vlersuar Ne si ish ushtarak pse jo krenar u ndje dhe familja e të ndjerit Kolonel Mina Kola. Ne pjestarët e Grupimit të Ushtarakëve në Lirimë e në Rezervë jemi shum falenderues për vlersimin që i bëri MM kërkesës ton deri në pjesmarrjen e Z/M të MM në këtë ceremoni.Një falenderim e vlerësim të veçantë shkon për Ministrin e Mbrojtjes Z Piro Vengu.
Pushofsh në paqe i dashur miku ynë Mina.