Qendra Psiko-Sociale "Vatra"

  • Home
  • Qendra Psiko-Sociale "Vatra"
Call Directions Website Contact the organization

Qendra Psiko-Sociale "Vatra" NE BESOJME DHE PUNOJME PER NJE SHOQERI PA DHUNE, SHFRYTEZIM DHE DISKRIMINIM

Numrat e kontaktit:
Mobile Zyrat e Qendres Vatra: +355 68 69 06 974
Mobile Zyrat e Klinikës Ligjore: +355 69 93 33 523

Qendra CEDI dhe Qendra Psiko-Sociale “Vatra” vijojnë zhvillimin e aktiviteteve informuese dhe ndërgjegjësuese në njësi t...
20/10/2026

Qendra CEDI dhe Qendra Psiko-Sociale “Vatra” vijojnë zhvillimin e aktiviteteve informuese dhe ndërgjegjësuese në njësi të ndryshme administrative të Qarkut të Vlorës, me qëllim informimin e të rinjve dhe komunitetit mbi Garancinë Rinore, mundësitë që ajo ofron dhe rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në tregun e punës, arsim dhe formim profesional.

Këto sesione synojnë gjithashtu të nxisin bashkëpunimin me komunitetin dhe aktorët lokalë, për të mundësuar që informacioni mbi Garancinë Rinore të arrijë te sa më shumë të rinj, veçanërisht tek ata që nuk janë të përfshirë në arsim, punësim apo formim profesional.

🌱 Informimi dhe ndërgjegjësimi janë hapat e parë drejt krijimit të mundësive të reja për të rinjtë dhe ndërtimit të një të ardhmeje më të qëndrueshme!

📝 Projekti “Drejtohu drejt Garancisë Rinore – Niveli 1.0” zbatohet nga Qendra CEDI në bashkëpunim me Qendrën Psiko-Sociale “Vatra”, në kuadër të projektit “BE për Rininë”, financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga PNUD dhe UNICEF në Shqipëri, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe Agjencinë Kombëtare të Rinisë, nën koordinimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.

📢 Sesione informuese me të rinjtë në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit Kundër Trafikimit të PersonaveNë kuadër të muaj...
19/10/2026

📢 Sesione informuese me të rinjtë në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit Kundër Trafikimit të Personave

Në kuadër të muajit Tetor, Muaji i Ndërgjegjësimit Kundër Trafikimit të Personave, Qendra Psiko-Sociale “Vatra” ka vijuar realizimin e sesioneve informuese dhe ndërgjegjësuese me nxënës dhe të rinj në qarqet Vlorë, Fier, Berat dhe Durrës.

📍 Sesionet informuese u zhvilluan në:
• Shkolla “Kristo Isak”, Berat
• Shkolla “Koço Brisku”, Berat
• Shkolla “Sukth Katund”, Durrës
• Shkolla “Dhosi Liperi”, Durrës
• Shkolla “Halit Grembi”, Fier
• Qendra Komunitare, Fier
• Shkolla Speciale, Vlorë

💬 Gjatë sesioneve u diskutua mbi:
• Trafikimin e personave dhe format e ndryshme të shfrytëzimit.
• Faktorët e rrezikut dhe treguesit e trafikimit.
• Mënyrat e rekrutimit dhe rreziqet që lidhen me ofertat mashtruese, përfshirë ato në internet.
• Masat parandaluese dhe rëndësinë e identifikimit të hershëm të situatave të rrezikut.
• Mekanizmat e raportimit dhe institucionet ku mund të kërkohet ndihmë dhe mbrojtje.

Aktivitetet u zhvilluan në kuadër të projektit “Break the Circle”, mbështetur nga Medici per la Pace, me financimin e Fondo di Beneficenza ed Opere di Carattere Sociale e Culturale di Intesa Sanpaolo.


________________________________________
📢 Youth Awareness Sessions During Anti-Trafficking Awareness Month
As part of October, Anti-Trafficking Awareness Month, Psycho-Social Center "Vatra" continued organizing informational and awareness-raising sessions with students and young people across the regions of Vlorë, Fier, Berat, and Durrës.

📍 The sessions were held at:
• “Kristo Isak” School, Berat
• “Koço Brisku” School, Berat
• “Sukth Katund” School, Durrës
• “Dhosi Liperi” School, Durrës
• “Halit Grembi” School, Fier
• Community Center, Fier
• Special School, Vlorë

💬 Key topics discussed included:
• Human trafficking and different forms of exploitation.
• Risk factors and indicators of human trafficking.
• Recruitment methods and risks associated with deceptive offers, including online recruitment.
• Preventive measures and the importance of early identification of potential trafficking situations.
• Reporting mechanisms and institutions providing assistance and protection.

These activities were implemented in the framework of the “Break the Circle” project, supported by Medici per la Pace, with funding from the Fondo di Beneficenza ed Opere di Carattere Sociale e Culturale di Intesa Sanpaolo.

    ***
19/10/2026



***

THIRRJE PUBLIKE PËR NDALIMIN E DHUNËS DHE MBROJTJEN E QYTETARËVE 📌🫂•
16/10/2026

THIRRJE PUBLIKE PËR NDALIMIN E DHUNËS DHE MBROJTJEN E QYTETARËVE 📌🫂
•

Në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Qendra Psiko-Sociale “Vatra” vijon aktivi...
14/10/2026

Në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Qendra Psiko-Sociale “Vatra” vijon aktivitetet informuese dhe ndërgjegjësuese me stafin e njësive administrative dhe anëtarë të komunitetit, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe forcimin e kapaciteteve për identifikimin dhe referimin e viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore.

Pas takimeve të zhvilluara në Njësitë Administrative Orikum, Novoselë dhe Shushicë, aktivitetet vijuan me stafin dhe anëtarë të komunitetit të Njësisë Administrative Nr. 3, Vlorë.

Gjatë takimit u diskutua mbi format dhe tendencat e reja të trafikimit të qenieve njerëzore, treguesit për identifikimin e viktimave të mundshme dhe personave në rrezik, si dhe mekanizmat e referimit pranë strukturave përgjegjëse. Vëmendje e veçantë iu kushtua identifikimit të shtetasve të huaj që mund të ndodhen në situata shfrytëzimi apo trafikimi në territorin e Bashkisë Vlorë.

T’i japim fund trafikimit të qenieve njerëzore dhe të gjitha formave të dhunës!

***
Ky aktivitet u zhvillua edhe në kuadër të projektit “Riintegrimi i të mbijetuarve dhe lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore”, me mbështetjen financiare të Christliche Ostmission (COM), Zvicër, i cili synon forcimin e identifikimit të hershëm të viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit, si dhe ofrimin e shërbimeve gjithëpërfshirëse për rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri.

Në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit kundër Trafikimit të Personave, Qendra Psiko-Sociale “Vatra” organizoi një aktivi...
06/10/2026

Në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit kundër Trafikimit të Personave, Qendra Psiko-Sociale “Vatra” organizoi një aktivitet me të mbijetuarat e trafikimit, duke krijuar një hapësirë ku zëri, përvoja dhe mesazhet e tyre dëgjohen.
Përmes vizatimeve, fjalëve, të mbijetuarat ndanë reflektime dhe thirrje për ndërgjegjësim dhe solidaritet.⛓️‍💥🗣️
Përfshirja e të mbijetuarave në veprimtaritë parandaluese është thelbësore.
Zëri i tyre jo vetëm duhet të dëgjohet, por duhet të jetë pjesë e përpjekjeve tona të përbashkëta për të informuar, parandaluar dhe luftuar trafikimin.
Zërat e të mbijetuarave kanë rëndësi. 📢
Së bashku, më të fortë.👥
•

Ditën e sotme Qendra Psiko-Sociale “Vatra” ishte pranë grave që po marrin trajtim në Shërbimin e Onkologjisë në Vlorë.Me...
02/10/2026

Ditën e sotme Qendra Psiko-Sociale “Vatra” ishte pranë grave që po marrin trajtim në Shërbimin e Onkologjisë në Vlorë.

Me një lule 💐dhe një mesazh të vogël solidariteti, dëshiruam t’u përcillnim mbështetjen tonë grave që përballen çdo ditë me këtë betejë.

Tetori Rozë na kujton rëndësinë e ndërgjegjësimit, kontrolleve të hershme, kujdesit për shëndetin dhe, mbi të gjitha, të qenit pranë njëra-tjetrës.

MUAJI KOMBËTAR ANTITRAFIK⛓️‍💥 - INFORMOHU DHE VEPRO! 🗣️
01/10/2026

MUAJI KOMBËTAR ANTITRAFIK⛓️‍💥 - INFORMOHU DHE VEPRO! 🗣️

30/09/2026
📍 Ditën e sotme, Qendra Psiko-Sociale “Vatra” organizoi trajnimin me anëtarët e grupit teknik të Mekanizmit të Koordinua...
22/09/2026

📍 Ditën e sotme, Qendra Psiko-Sociale “Vatra” organizoi trajnimin me anëtarët e grupit teknik të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit në Bashkinë Fier, me temë:
🟣 “Forcimi i koordinimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional në mbrojtjen e viktimave të dhunës bazuar në legjislacionin e përditësuar dhe qasjen me në qendër viktimën”.

Gjatë aktivitetit u diskutua mbi:
✔️ Zbatimin e Ligjit nr. 11/2026 për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje
✔️ Sfidat në zbatimin e legjislacionit dhe menaxhimin e rasteve
✔️ Qasjen me në qendër viktimën në referimin dhe trajtimin e rasteve
✔️ Rekomandime për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional

🤝 Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit “Break the Circle”, mbështetur nga Medici per la Pace, me financimin e Fondo di Beneficenza ed Opere di Carattere Sociale e Culturale di Intesa Sanpaolo.

Address

Rruga Nermin Vlora Falaski, Lagjja "Isa Boletini; Nd. 13, Kati III, Ap 8. 9402 Vlore Shqiperi

9403

Opening Hours

Monday 08:30 - 17:00
Tuesday 08:30 - 17:00
Wednesday 08:30 - 17:00
Thursday 08:30 - 17:00
Friday 08:30 - 17:00

Telephone

+35533400736

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Psiko-Sociale "Vatra" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Qendra Psiko-Sociale "Vatra":

Shortcuts

  • Want your organization to be the top-listed non profit organization?

Share