Shoqata Industria e Përpunimit të Qumështit - IPQ

Website

Shoqata Industria e Përpunimit të Qumështit - IPQ Shoqata ka si qëllim t’i shërbejë jo vetëm anëtarëve të saj, por të mbrojë dhe të mbështesë interesat e të gjithë industrisë së përpunimit të qumështit.

Shoqata e ka selinë në Tiranë, me përfaqësim të gjerë në të gjithë territorin kombëtar.

23/10/2026

🎬 “Njihuni me anëtarët” – Ndalesa e radhës në Kavajë!

📍 Këtë herë, Shoqata “Industria e Përpunimit të Qumështit” është ndalur në kompaninë Mireli një biznes familjar me një histori mbi 30-vjeçare në industrinë e përpunimit të qumështit.

🥛 Një histori e nisur nga prindërit, me përkushtim dhe punë ndër vite, e trashëguar më pas te brezi i dytë, i cili vijon të çojë përpara traditën familjare.

🎥 Në këtë episod të rubrikës “Njihuni me anëtarët”, do të zbuloni historinë e kompanisë “Mireli”, rrugëtimin e saj ndër vite dhe se si një sipërmarrje familjare është zhvilluar brez pas brezi.

Ndiqni videon për t’u njohur nga afër me këtë histori!

20/10/2026

🥛 Cili është produkti kampion i “AlbaMilk”? Official Page Albamilk

Në rubrikën “Njihuni me anëtarët”, themeluesi i fabrikës “AlbaMilk”, z. Orhan Miloti, na prezanton me produktin kampion të kompanisë.

Çfarë e bën këtë produkt të veçantë dhe cilat janë karakteristikat që e dallojnë?

🎥 Ndiqni videon për të zbuluar më shumë!

14/10/2026

🎬 “Njihuni me anëtarët” – Episodi 2

📍 Ndalesa jonë e radhës është në Shkodër, në fabrikën “AlbaMilk”!

Në episodin e dytë të rubrikës “Njihuni me anëtarët”, Shoqata “Industria e Përpunimit të Qumështit” ju njeh nga afër me fabrikën “AlbaMilk”, e specializuar në prodhimin e burratës dhe mozzarellës.

🥛 Në një bashkëbisedim me themeluesin e kompanisë, z. Orhan Miloti, do të zbuloni historikun e fabrikës, rrugëtimin e saj ndër vite dhe proceset që qëndrojnë pas prodhimit të këtyre produkteve.

🎥 Ndiqni episodin e dytë për të njohur një tjetër histori të industrisë shqiptare të përpunimit të qumështit!

11/10/2026

🥛 Sa produkte ofron fabrika “Klegen”?

Në rubrikën “Njihuni me anëtarët”, ju njohim këtë herë me gamën e produkteve të fabrikës “Klegen”, në Shkodër.

Nga procesi i prodhimit deri te produkti përfundimtar, zbuloni shumëllojshmërinë e produkteve që kjo kompani sjell në treg.

🎥 Ndiqni videon për të mësuar më shumë!

09/10/2026

🎬 “Njihuni me anëtarët” – Rubrika më e re e Shoqatës “Industria e Përpunimit të Qumështit”!

Përgjatë këtij muaji, do t’ju njohim nga afër me fabrikat e anëtarëve të shoqatës, standardet që zbatojnë dhe proceset e prodhimit, duke ju sjellë një vështrim nga brenda industrisë së përpunimit të qumështit në Shqipëri.

📍 Ndalesa jonë e parë ishte në fabrikën “Klegen”, në Shkodër.

Drejtori ekzekutiv i shoqatës, z. Ilir Pilku, zhvilloi një bashkëbisedim me administratorin e fabrikës, z. Genald Rraboshta, i cili rrëfeu historikun e “Klegen”, rrugëtimin e saj ndër vite dhe zhvillimin e aktivitetit prodhues.

Ndiqni rubrikën tonë të re për të zbuluar njerëzit, historitë dhe punën që qëndron pas produkteve të qumështit që konsumojmë çdo ditë!

Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit (IPQ) shpreh shqetësimin për deklarimet e deputetit, z. Igli Cara në kom...
08/10/2026

Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit (IPQ) shpreh shqetësimin për deklarimet e deputetit, z. Igli Cara në komisionin parlamentar mbi përdorimin e qumështit pluhur dhe vajit të palmës, si dhe mbi pengesat e pretenduara për kontrollin e operatorëve të mëdhenj.

IPQ dhe të gjitha kompanitë anëtare të saj e kanë sigurinë ushqimore prioritet absolut, duke respektuar standardet dhe kërkesat ligjore në fuqi. Për këtë arsye, vlerësojmë se diskutimet publike, veçanërisht ato që zhvillohen në institucionin më të lartë ligjvënës të vendit, duhet të bazohen në fakte, transparencë dhe informacion të verifikuar.

Deklaratat e përgjithësuara dhe të pambështetura në fakte nuk i shërbejnë mbrojtjes së konsumatorit. Përkundrazi, ato rrezikojnë të dëmtojnë besimin e publikut dhe sipërmarrjen prodhuese vendase.

Në këtë frymë, Shoqata fton deputetin z.Igli Cara, si dhe çdo ligjvënës tjetër të Kuvendit të Shqipërisë, të vizitojnë fabrikat e kompanive tona anëtare, për t’u njohur nga afër me proceset teknologjike, standardet e prodhimit dhe masat e kontrollit të sigurisë ushqimore.

Për industrinë tonë, siguria ushqimore nuk është thjesht një detyrim ligjor, por përgjegjësia jonë e parë ndaj çdo konsumatori.

Më poshtë gjeni qëndrimin e plotë zyrtar të Shoqatës “Industria e Përpunimit të Qumështit” (IPQ).

07/10/2026

Z. Ilir M. Pilku , drejtori ekzekutiv i shoqatës “IPQ” sjell disa fakte të rëndësishme, referuar me shifra zyrtare mbi industrinë e përpunimit të qumështit.

Për më shumë, ju ftojmë të ndiqni videon.

05/10/2026

Sa është kosto reale e prodhimit të 1.5 litër qumësht?

Detajet i jep Ilir M. Pilku, drejtori ekzekutiv i shoqatës “Industria e Përpunimit të qumështit”.

Për më shumë, ju ftojmë të ndiqni videon.

Ju ftojmë të ndiqni intervistën e z. Ilir Pilku, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës “Industria e Përpunimit të Qumështit”, dhë...
29/09/2026

Ju ftojmë të ndiqni intervistën e z. Ilir Pilku, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës “Industria e Përpunimit të Qumështit”, dhënë për MCN TV, ku diskutohen sfidat kryesore me të cilat përballen bujqësia dhe blegtoria në Shqipëri, si dhe mundësitë dhe zgjidhjet konkrete për zhvillimin e këtyre sektorëve.



Kriza e çmimeve në bujqësi, rënia e prodhimit dhe mungesa e mbështe...

23/09/2026

Shoqata “Industria e Përpunimit të Qumështit” mori pjesë në Balkans Agritech & Water Management Forum 2026, zhvilluar në Tiranë, një event që bëri bashkë përfaqësues të institucioneve, organizatave, prodhuesve dhe industrisë nga vendet e Ballkanit.

Në fokus të forumit ishin teknologjitë dhe zgjidhjet inovative për të ardhmen e bujqësisë dhe menaxhimit të ujit, modernizimi i sektorit, transformimi digjital, rritja e eficiencës dhe përballimi i sfidave që lidhen me ndryshimet klimatike dhe kostot në rritje.

Pjesëmarrja në aktivitete të tilla është një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e eksperiencave, njohjen me praktikat dhe teknologjitë e reja, si dhe forcimin e bashkëpunimit mes aktorëve të sektorit bujqësor dhe agro-përpunues.

Address

Rr. E Kavajës, Nd. 2, H. 2, Tiranë, AL
Tirane
1001

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata Industria e Përpunimit të Qumështit - IPQ posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share