16/10/2026
✨ BALKAN ATHLETICS GALA | TIRANË 2026 🇦🇱
Një mbrëmje e veçantë, e mbushur me vlerësime dhe mirënjohje, që kurorëzoi sukseset e atletikës ballkanike për vitin 2026.
Gjatë mbrëmjes Gala, u nderuan atletët më të mirë të sezonit dhe federatat që spikatën gjatë këtij viti, duke vlerësuar përkushtimin, rezultatet dhe kontributin e tyre në zhvillimin e atletikës në rajon. 🏆
Federata Shqiptare e Atletikës shpreh mirënjohjen e saj për Mr. Slobodan Branković, President i Balkan Athletics, Mr. Dobromir Karamarinov, President i European Athletics, si dhe për të gjitha federatat anëtare, delegacionet dhe të ftuarit nga Federata Botërore që na nderuan me praninë e tyre në Tiranë.
Një falënderim i veçantë për Bashkinë e Tiranës, partnerin që bëri të mundur organizimin e kësaj mbrëmjeje të rëndësishme.
Mirënjohje gjithashtu për Tirana International Hotel, MTKS , Olympic Albania, Kompania DoTaxi, Dekor Tirana, Dj Saraci, Hygerta Sako, e tjerë për kontributin, bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre në realizimin e këtij eventi.
Ishte kënaqësi dhe nder për ne të mirëprisnim familjen e atletikës ballkanike në Tiranë, duke ndarë së bashku jo vetëm sukseset e këtij viti, por edhe vizionin për një të ardhme me më shumë bashkëpunim, miqësi dhe arritje sportive.
Balkan Congress & Gala 2026 🇦🇱🤝🏆