YWCA of Albania

  • Home
  • YWCA of Albania
Call Website

YWCA of Albania “For it isn’t enough to talk about peace. One must believe in it. And it isn’t enough to believe in it. One must work at it.” – Eleanor Roosevelt.

YWCA was founded and officially recognized by Albanian authorities on 1997, but it has been very active since 1999 during Kosovo crisis. For the first time within women’s movement in Albania, an organization with voluntary membership and leadership appeared. Our organization gathers women and girls despite racial, religious, social, educational, professional background. And voluntarism dominates as one of the key values. YWCA is established to contribute at women empowerment through protection of their human rights, education and information on issues of their direct interest, through employment and specific services at their help. Our aim is to mobilize women and girls strength, so as to involve them on important issues for the whole society to secure human rights, freedom, justice, dignity, security, health and peace for all.

24/07/2026
Kudo që të na çojë vera, le të mos harrojmë atë që ka më shumë rëndësi: të jemi pranë njëri-tjetrit.Sepse çdo rrugëtim b...
21/07/2026

Kudo që të na çojë vera, le të mos harrojmë atë që ka më shumë rëndësi: të jemi pranë njëri-tjetrit.
Sepse çdo rrugëtim bëhet më i lehtë kur e ndan me dikë.

💗 Askush nuk lufton vetëm.




🌱 Puna jonë në terren për fuqizimin e të rinjve NEET vazhdon, duke na çuar më pranë komuniteteve dhe familjeve që luajnë...
13/07/2026

🌱 Puna jonë në terren për fuqizimin e të rinjve NEET vazhdon, duke na çuar më pranë komuniteteve dhe familjeve që luajnë një rol kyç në rrugëtimin e tyre drejt një të ardhmeje më të mirë. 🤝✨

📍 Në kuadër të projektit “NEET Activation Hub – Fuqizimi i të Rinjve përmes Rrjetit të Partneriteteve Lokale në Shkodër”, zhvilluam takime me përfaqësues të familjeve të të rinjve NEET në Lagjen nr. 5 dhe Shtoj i Vjetër (Njësia Administrative Rrethina). 🏘️
💬 Gjatë këtyre takimeve, familjet u orientuan mbi mënyrat se si mund t’i mbështesin të rinjtë për të identifikuar interesat dhe aftësitë e tyre, për t’u lidhur me shërbimet dhe mundësitë e duhura, si dhe për të ndërmarrë hapa konkretë drejt zhvillimit të tyre personal dhe profesional. 🎯🚀

📌 Këto aktivitete zbatohen në kuadër të projektit “Qendra e Aktivizimit të NEET (JAPFP) – Fuqizimi i të Rinjve përmes Rrjetit të Partneriteteve Lokale në Shkodër”, i cili zbatohet nga YWCA of Albania, në kuadër të projektit BE për Rininë (EU4Youth), financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP dhe UNICEF në Shqipëri, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe Agjencinë Kombëtare të Rinisë, nën koordinimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.



UNICEF Albania UNDP Albania Agjencia Kombëtare e Rinisë AKR Agjencia Kombetare e Punesimit dhe Aftesive

📍 ShkodërJemi në terren, më pranë të rinjve dhe komuniteteve, për t’i informuar mbi mundësitë që ofron Garancia Rinore d...
10/06/2026

📍 Shkodër
Jemi në terren, më pranë të rinjve dhe komuniteteve, për t’i informuar mbi mundësitë që ofron Garancia Rinore dhe për t’i mbështetur në ndërtimin e rrugëtimit të tyre drejt punësimit, arsimit dhe zhvillimit profesional. 🤝

Gjatë javëve të fundit, ekipi ynë ka zhvilluar aktivitete derë më derë në komunitet, duke takuar të rinj, familje dhe aktorë lokalë, me qëllim identifikimin dhe informimin e të rinjve mbi mundësitë për arsim, trajnim dhe punësim. 🏘️👫

Një moment i rëndësishëm ishte edhe organizimi i “Career Day” në gjimnazin “Oso Kuka” dhe “Nikollë Zogorjani” 🏫, ku të rinjtë u njohën me programet e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, mundësitë e formimit profesional, praktikat profesionale dhe programet e vetëpunësimit. 🚀📚
Përmes këtyre aktiviteteve synojmë të arrijmë sa më shumë të rinj, veçanërisht ata që nuk janë në punësim, arsim apo trajnim (NEET), duke i orientuar drejt shërbimeve dhe mundësive që mund të mbështesin zhvillimin e tyre personal dhe profesional.

🌟 Së bashku po krijojmë më shumë mundësi për të rinjtë dhe një të ardhme më të mirë për komunitetin tonë. 💙

📌 Këto aktivitete zbatohen në kuadër të projektit “Qendra e Aktivizimit të NEET (JAPFP) – Fuqizimi i të Rinjve përmes Rrjetit të Partneriteteve Lokale në Shkodër”, i cili zbatohet nga YWCA of Albania, në kuadër të projektit BE për Rininë (EU4Youth), financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP dhe UNICEF në Shqipëri, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe Agjencinë Kombëtare të Rinisë, nën koordinimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.



UNICEF Albania UNDP Albania
Agjencia Kombëtare e Rinisë AKR Agjencia Kombetare e Punesimit dhe Aftesive

🎈 Gëzuar 1 Qershorin! 🎈Sot festojmë fëmijët, energjinë, ëndrrat dhe potencialin e tyre të pafund.Çdo fëmijë meriton të r...
01/06/2026

🎈 Gëzuar 1 Qershorin! 🎈

Sot festojmë fëmijët, energjinë, ëndrrat dhe potencialin e tyre të pafund.

Çdo fëmijë meriton të rritet në një mjedis të sigurt, të mbrojtur dhe plot mundësi për të mësuar, luajtur dhe zhvilluar talentet e veta. Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve dhe promovimi i mirëqenies së tyre është përgjegjësi e përbashkët e familjes, institucioneve dhe gjithë shoqërisë.

Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Fëmijëve, le të riafirmojmë angazhimin tonë për të dëgjuar zërin e tyre, për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe për të krijuar një të ardhme ku çdo fëmijë mund të rritet me dinjitet, siguri dhe shpresë.

🌟 Sepse çdo fëmijë meriton një fëmijëri të lumtur.

29/05/2026

Në kuadër të projektit “LeadHERship Labs” në Velipojë, vajzat ngritën zërin për një shkollë më të sigurt dhe më mbështetëse për të gjitha. 💜✨
Përmes “Connection Circle” 🫶, diskutimeve të hapura 🗣️ dhe “Wall of Support” 💌, folëm për bullizmin, mbështetjen emocionale dhe rëndësinë e dëgjimit të vajzave, si në ambjentet e shkollës, ashtu edhe online. 🌍📱

Gjatë aktivitetit u prezantua edhe “Safe Space” 🏡🤍, një hapësirë e dedikuar brenda shkollës ku vajzat mund të flasin, të kalojnë kohë së bashku dhe të ndihen të sigurta, të dëgjuara dhe të mbështetura. 🌸

Sepse çdo vajzë meriton një ambient ku mund të shprehet lirshëm dhe të ndihet e mbrojtur. 🤝💫

As part of the “LeadHERship Labs” project in Velipojë, girls raised their voices for a safer and more supportive school for everyone. 💜✨
Through the “Connection Circle” 🫶, open discussions 🗣️, and the “Wall of Support” 💌, we talked about bullying, emotional support, and the importance of listening to girls, both in school environments and online. 🌍📱

During the activity, the “Safe Space” 🏡🤍 was also introduced — a dedicated space within the school where girls can talk, spend time together, and feel safe, heard, and supported. 🌸

Because every girl deserves an environment where she can express herself freely and feel protected. 🤝💫

This activity is part of the Youth Empowerment Fund, a partnership between the European Union and the Global Youth Mobilization (an initiative of the Big Six Youth Organizations).

EU International Partnerships European Union in Albania Global Youth Mobilization World YWCA



📹 credits: Eniko Mosi

💗 Disa momente nga pilates në natyrë 🧘‍♀️🌿Faleminderit The Pilates Lab, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit - Bashkia Ti...
13/05/2026

💗 Disa momente nga pilates në natyrë 🧘‍♀️🌿

Faleminderit The Pilates Lab, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit - Bashkia Tiranë dhe të gjitha gocave që u bënë pjesë ✨
Kënaqësi që e ndamë këtë eksperiencë bashkë 🎀🤍

13/05/2026

☀️ Një pasdite ndryshe, plot energji pozitive dhe solidaritet 💗🧘‍♀️
Mes natyrës,qetësisë dhe atmosferës së ngrohtë, ky sesion pilatesi na ndihmoi të ndalnim ritmin e përditshmërisë, për t’u kujdesur për veten dhe për të mbështetur njëra-tjetrën 🌿✨
Më shumë se një aktivitet, ishte një kujtesë se jemi më të forta kur bëhemi bashkë 🎀
💫 Faleminderit të gjithëve që u bënë pjesë dhe kontribuan për një kauzë që na prek të gjithëve. 🌸

📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËM 📢Për shkak të reshjeve të shiut të parashikuara për datën 8 Maj, aktiviteti “Pilates në Natyrë” ...
06/05/2026

📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËM 📢
Për shkak të reshjeve të shiut të parashikuara për datën 8 Maj, aktiviteti “Pilates në Natyrë” do të shtyhet.

🗓️ Data e re: 12 Maj 2026
⏰ Ora: 17:30
📍 Parku i Liqenit, Fushat Multisportive

💗 Të gjithë të regjistruarit dhe të interesuarit janë të mirëpritur të bashkohen në datën e re — me të njëjtën energji, në të njëjtin vend!
🙏 Faleminderit për mirëkuptimin dhe për mbështetjen tuaj ndaj kësaj kauze kaq të rëndësishme 🎀
Mezi presim të ndajmë këtë përvojë së bashku, në një ditë më të bukur dhe më të përshtatshme ☀️🧘‍♀️

📩 Na shkruani për çdo pyetje ose për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj

YWCA of Albania solli sot energjinë e ndryshimit në “Ditën e Hapur” në shkollën “28 Nëntori”! 🚀Të rinjtë fitues të UPSHI...
28/04/2026

YWCA of Albania solli sot energjinë e ndryshimit në “Ditën e Hapur” në shkollën “28 Nëntori”! 🚀

Të rinjtë fitues të UPSHIFT morën skenën për të prezantuar idetë e tyre: një poster informues që së shpejti do të jetë në stacionet e autobusëve dhe sesione informuese në njësitë administrative, për të arritur dhe angazhuar bashkëmoshatarët NEET.

💬 Biseduam për hapat pas shkollës së mesme, për mundësitë që ofron Garancia Rinore dhe pse informimi është çelësi për të ndërtuar rrugën drejt zhvillimit personal dhe profesional.

✨ Kur të rinjtë informohen, ata veprojnë. Kur veprojnë, ata ndryshojnë gjithçka.

📌 Ky aktivitet zbatohet në kuadër të projektit “Qendra e Aktivizimit të NEET (JAPFP) – Fuqizimi i të Rinjve përmes Rrjetit të Partneriteteve Lokale në Shkodër”,
i cili zbatohet nga YWCA of Albania, në kuadër të projektit BE për Rininë (EU4Youth), financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP dhe UNICEF në Shqipëri, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe Agjencinë Kombëtare të Rinisë, nën koordinimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.

Address

Rruga “Him Kolli" Pll. Dq. 13

P.O.BOX2970

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when YWCA of Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

  • Want your organization to be the top-listed non profit organization?

Share