23/06/2026
Shoqata “EVU – Albania”, pjese e shoqatës Europiane “EVU” për Analizën dhe Rindërtimin e Aksidenteve Rrugore në Europe, me date 18-20 Qershor 2026 organizoi simpoziumin e dytë kombëtar mbi sigurinë rrugore “Accident Analysis, Road Safety and Insurance Challenges”.
Në kuadër të këtij simpoziumi, më 19 qershor 2026, EVU Albania, në bashkëpunim me EVU - Europäische Vereinigung für Unfallforschung und Unfallanalyse e.V., Policia e Shtetit, Kuratorium Road Safety, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore, organizoi dite kombëtare mbi sigurinë rrugore duke vene theksin kryesor mbi rëndësinë e zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor.
Në këtë aktivitet ndërgjegjësues morën pjesë nxënës nga shkolla të ndryshme, përfaqësues të Shoqatës së Autoshkollave së bashku me kursantët e tyre, si dhe ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë të fushës së sigurisë rrugore.
Gjatë eventit u prezantua një ekspozitë me raste aksidentesh të rënda të ndodhura në Republikën e Shqipërisë, ku u analizuan shkaqet kryesore që kanë çuar në këto ngjarje. Nga analiza rezultoi se faktorët më të shpeshtë mbetën shpejtësia tej normave të lejuara dhe drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit.
Me qëllim ndërgjegjësimin e përdorueseve të rrugës mbi pasojat e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, EVU Albania realizoi tre demonstrime të drejtpërdrejta (Live Crash Test), të cilat evidentuan situata reale aksidentesh dhe pasojat e tyre:
- Testi Nr.1 Automjet – Monopatinë me 2 persona, në këtë rast u evidentua tejkalim i normave të lejuara të shpejtësisë nga ana e automjetit dhe qarkullim i monopatinës jo në korsinë e dedikuar.
- Testi Nr.2 Kamion – Autoveturë me 4 persona në bord, 2 të rritur dhe 2 fëmije, në këtë rast u evidentua mos respektimi i sinjalistikës “STOP” nga autovetura.
- Testi Nr.1 Automjet – Biçikletë fëmijësh me 2 persona, në këtë rast u evidentua hyrja e biçikletës se fëmijëve në rreth rrotullim në sens të kundërt.
Përveç sigurisë rrugore në këtë dite u prezantuan dhe teknologjitë e fundit që përdoren për dokumentimin e vendit të ngjarjes, siç janë pajisjet e skanimit “Trimble SX12”, Dji Matrice 4T, që shërbejnë për skanimin e vendit të ngjarjes dhe mjeteve në aksident duke kqyrur vendin e ngjarjes në një kohe të shpejt dhe me precizon shume të lart si dhe pajisjet që përdoren për leximin e kutisë se zeze të automjeteve, CDR900, CANplus, Xentry, VCDS, GIT Hyundai/ Kia, EDR Tesla.
Falënderojmë EVU Europe, Policinë e Shtetit, KRS , DPSHTRR dhe Qendra Kombëtare e Urgjencës për bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen në simpoziumin e dyte kombëtare mbi sigurinë rrugore.