Nisma e Luleve

Nisma e Luleve Fto çdo mik të bëhet pjesë e kësaj nisme! Me një kusht:
Ti lëmë ndasit në shtëpi, inatet mënjanë, partitë atje ku janë,lulet do i mbjellim për qefin tonë!

21/07/2023

Happy Birthday to the most beautiful chef 👩‍🍳in the city ❤

09/06/2023

U bëfsh 💯 Adriatik Lapaj
Faleminderit dhe urimet më të mira nga gjithë ekipi I Nismës më të bukur.

5 vite më parë ishe ti ideatori I "Dhuro nje Lule për Sarandën".
Iniciativa jote dha energji dhe dashuri, mblodhi bashkë të rinj e të reja nga gjithë trojet shqiptare dhe Diaspora.
Paç jetë të gjatë dhe çdo iniciativë tjetër të lulëzojë ashtu siç është tashmë Nisma e Luleve

Faleminderit nga zemra tona 🎂

29/05/2023

Në vitin e 4-ët të punës tonë si Nisma e Luleve jemi angazhuar kryeshisht me projekte të karakterit Mjedisor dhe përgjatë rrugës tone kemi gjetur përkrahjen e Organizatave më të mëdha Mjedisore!
Të vendosur për të çuar deri në fund, jemi shumë falënderues ndaj kujdo që i bashkohet misionit tonë për të përcejll mesazhe sensibilizuese në komunitet deri sa të impaktojmë në instanca më të larta ligj-vënëse dhe ligj-zbatuese sa i takon problematikave mjedisore të identifikura.
Kemi filluar me Lulet, kemi vijuar me Pastrimin e Detit dhe sëfundi kemi sjell konceptin e Riciklimit të Gomave apo mbetjeve që gjenden në fund të detit. ♻♻♻

Vitin e fundit kemi pasur përkrahjen e organizatës GREEN-AL me një projekt të financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim me fondet e Qeverisë Suedeze, i zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me CISP Sviluppo dei Popoli, VIS Albania dhe COSV - Cooperation for Sviluppo.

Duke punuar ngushtësisht me këto organizata kemi ndarë shpesh ide dhe diskutime se çfarë mund të bëjmë më mirë e si mund të përmirësohemi.

Një falënderim të veçantë ekspertit mjedisor Erni Kocani, pjesë e stafit Co-Plan i cili na është gjendur me ide të vlefshme për ta çuar para këtë projekt, si dhe koordinatoren aktuale të projektit Sonila Xhemali dhe atë paraardhëse Borana Pepa, si pjesë e stafit të COSV - Cooperation for Sviluppo.

Me Aktivitetin nr.30 dhe 2213 goma të nxjerra e mbyllim bashkëpunimin aktual me Green-Al i cili na ka mbështur për 7 aktivitetet e fundit dhe ku Nisma e Luleve ka mundur të nxjerr rreth 400 goma në saj të këtij projekti.

Faleminderit për të gjithë vullnetarët dhe qytetarët që nuk janë lodhur duke na ndjekur dhe përkrahur në këto 4 vite si duke na u bashkuar ashtu dhe duke na inkurajuar të vazhdojmë përpara.

Ne do të vazhdojmë me projekte dhe më të mëdha dhe më të bukura për Sarandën tonë, Sarandën e gjithë Shqiptarëve.

A mendoni se gomat mund të kenë përdorime të ndryshme dhe forma nga më të shtumta riciklimi? Ejani ditën e Djelë, Datë 2...
26/05/2023

A mendoni se gomat mund të kenë përdorime të ndryshme dhe forma nga më të shtumta riciklimi?

Ejani ditën e Djelë, Datë 28 Maj, ora 9.00-11.00 në Shëtitoren e qytetit dhe kontribuoni me idetë tuaja. Ne do të përpiqemi të demostrojmë forma të thjeshta riciklimi ♻️
JU MUND TË KENI IDE MË BRILANTE🧠💡✨

Ky event vjen në kuadër të aktiviteteve përmbyllëse të lidhura me projektin që zhvillohet në kuadër të Green-AL, një projekt i financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim me fondet e Qeverisë Suedeze, i zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me CISP Sviluppo dei Popoli, VIS Albania dhe COSV - Cooperation for Sviluppo.

, , ,

Këtë fundjavë, (datë 27 MAJ) vijojmë me aktivitetin nr. 30👉https://fb.me/e/Rks8NaBA🔴 Në afërsi të Marinës, në Lagjen Kod...
23/05/2023

Këtë fundjavë, (datë 27 MAJ) vijojmë me aktivitetin nr. 30
👉https://fb.me/e/Rks8NaBA

🔴 Në afërsi të Marinës, në Lagjen Kodër do të bëhet nxjerria e mbetjeve në breg dhe largimi i tyre në destinacion të landfill-it.
Ajo që synohet me këmbëngulje nga këto aktivitete të përsëritura është: 1.ndërgjegjësimi i qytetarëve për tu kujdesur për vijën bregdetare nga ndotja dhe 2. transferimi i kësaj rutine të përvitshme nga Nisma e Luleve drejt Institucioneve të Qeverisjes Vendore.
Projekti në fjalë zhvillohet në kuadër të Green-AL, një projekt i financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim me fondet e Qeverisë Suedeze, i zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me CISP Sviluppo dei Popoli, VIS Albania dhe COSV - Cooperation for Sviluppo.
, , ,

📣Mobile American Corner rikthehet sërish këtë edicion, organizuar nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Ambasadë...
23/05/2023

📣Mobile American Corner rikthehet sërish këtë edicion, organizuar nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane U.S. Embassy-Tirana

Ky Aktivitet nis në datën 25 Maj nga Tirana dhe vijohet në disa qytete të Shqipërisë ;

NË SARANDË👇

🗓️Data: 27 Maj 2023
⏰Kohëzgjatja: 11:00-15:00
👋Vendndodhja: Në Shëtitoren e Qytetit.

Udhëtimi premton të jetë edukativ dhe plot argëtim. Na presin lojra, koncerte, diskutime dhe networking.

🚀Bëhuni gati të përjetoni emocionet e Këndit Amerikan Lëvizës.

Address

Sali Butka
Tirane

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Nisma e Luleve posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share