Albanian Resilience Center -ARC

Call Contact the organization

Albanian Resilience Center -ARC Albanian Resilience Center

ARC-”Albanian Resilience Centre”, ka si qëllim dhe mision të saj, të mbështesë, mbrojë, fuqizojë dhe promovojë të drejtat dhe interesat e fëmijeve, të rinjve, familjeve dhe komuniteteve në nevojë duke fuqizuar kapacitet e tyre ripërtëritëse, për të krijuar individ, familje dhe shoqëri reziliente, me aftësi dhe kapacitete për tu përballur lehtësisht me sfidat drejt fuqizimit dhe riintegrimit të tyre të plotë.

06/08/2026
31/07/2026

📢 THIRRJE PËR EKSPERTË / KOMPANI TRAJNUESE

ARC – Albanian Resilience Centre, në kuadër të projektit “Zhvillimi i shërbimeve sociale të integruara për të moshuarit në nevojë”, të financuar nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), shpall thirrjen për angazhimin e ekspertëve individualë ose kompanive trajnuese.

📌 Objekti i angazhimit

Hartimi dhe zhvillimi i një cikli trajnimi me 8 module, me synim ngritjen e kapaciteteve të 20 profesionistëve të strukturave vendore në Bashkinë Tiranë.

📚 Tematikat kryesore
✔ Menaxhimi i rasteve
✔ Shërbimet sociale dhe shëndetësore të integruara
✔ Qasja psikosociale në punën me të moshuarit
✔ Kujdesi në komunitet
✔ Koordinimi ndërinstitucional

👤 Kriteret kryesore
• Diplomë universitare në Shkenca Sociale ose fusha të ngjashme;
• Minimumi 5 vite përvojë profesionale në trajnime dhe politika sociale;
• Eksperiencë në hartimin e moduleve dhe materialeve trajnuese.

📄 Dokumentacioni për aplikim
✅ CV e përditësuar
✅ Ofertë teknike dhe financiare për 20 ditë pune:
• 12 ditë për hartimin e moduleve
• 8 ditë për zhvillimin e trajnimeve
✅ Plan pune dhe metodologji e propozuar, e cila do të konsultohet dhe miratohet në bashkëpunim me stafin e projektit.

📅 Afati i aplikimit
🕘 7 gusht 2026, ora 22:00

📧 Aplikimet dërgohen në:
[email protected] ose me postë në adresën:

📍 ARC – Albanian Resilience Centre
Rr. “Sami Frashëri”, Sheshi Wilson
pranë Gjimnazit “Petro Nini”, Tiranë

ℹ️ Ky projekt financohet nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC).

30/07/2026

THIRRJE PËR EKSPERT / TRAJNER

Vlerësimi i situatës së shërbimeve për të moshuarit në nevojë

ARC – Albanian Resilience Centre, në kuadër të zbatimit të projektit “Zhvillimi i shërbimeve sociale të integruara për të moshuarit në nevojë”, të financuar nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) dhe që zbatohet në Bashkinë Tiranë, shpall thirrjen për kontraktimin e një Eksperti / Trajneri për realizimin e një vlerësimi të situatës së shërbimeve për të moshuarit në nevojë.

Qëllimi i projektit

Projekti synon të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetës së të moshuarve në nevojë përmes:

* zhvillimit dhe ofrimit të shërbimeve të integruara sociale dhe shëndetësore;
* forcimit të kapaciteteve të profesionistëve lokalë;
* rritjes së aksesit në mbështetje të drejtpërdrejtë dhe psikosociale në Njësinë Administrative nr. 1 të Bashkisë Tiranë.

Objekti i angazhimit

Eksperti i kontraktuar do të angazhohet për realizimin e një vlerësimi të situatës së të moshuarve vulnerabël dhe të shërbimeve ekzistuese në territor, me fokus në:

* vlerësimin e nevojave sociale, ekonomike dhe shëndetësore të të moshuarve në nevojë;
* identifikimin dhe analizimin e shërbimeve sociale dhe shëndetësore të disponueshme në territor;
* vlerësimin e kapaciteteve të profesionistëve lokalë për ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e rasteve;
* hartimin e rekomandimeve për përmirësimin dhe integrimin e mëtejshëm të shërbimeve.

Kriteret e kërkuara

Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

* Diplomë universitare në Shkenca Sociale ose fusha të ngjashme;
* Të ketë minimumi 5 (pesë) vite përvojë profesionale në realizimin e vlerësimeve, studimeve ose analizave, preferueshëm në fushën sociale;
* Të zotërojë aftësi të provuara teknike, analitike dhe metodologjike për realizimin e vlerësimeve në terren;
* Të ketë aftësi të mira në hartimin e raporteve dhe formulimin e rekomandimeve praktike.

Dokumentacioni për aplikim

Kandidatët duhet të paraqesin:

1. Jetëshkrimin (CV) të përditësuar;
2. Ofertën teknike dhe financiare për 12 (dymbëdhjetë) ditë pune.

Oferta teknike duhet të përmbajë:

* planin e punës dhe afatet e realizimit;
* metodologjinë e propozuar të vlerësimit;
* instrumentet dhe teknikat e mbledhjes së të dhënave;
* strukturën e raportit përfundimtar të vlerësimit.

ARC rezervon të drejtën të kërkojë informacion ose dokumentacion shtesë nga kandidati i përzgjedhur për verifikimin e kualifikimeve dhe ekspertizës së deklaruar.

Afati dhe mënyra e aplikimit

Dokumentacioni i aplikimit duhet të dërgohet deri më 7 gusht 2026, ora 22:00, në një nga mënyrat e mëposhtme:

Me e-mail: [email protected]

Ose fizikisht, në zarf të mbyllur, në adresën:

ARC – Albanian Resilience Centre
Rr. “Sami Frashëri”, Sheshi Wilson,
pranë Gjimnazit “Petro Nini”,
Tiranë, Shqipëri.

Informacion kontakti

Për çdo informacion të mëtejshëm, ju lutemi kontaktoni në adresën elektronike:

[email protected]

Address

Rruga "Sami Frasheri"
Tirane

Telephone

+355674002967

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Albanian Resilience Center -ARC posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Albanian Resilience Center -ARC:

Shortcuts

Share