Shoqata E Teknikeve Te Mjekesise Laboratorike Shqiptare

Shoqata E Teknikeve Te Mjekesise Laboratorike Shqiptare A.So.La.T është një shoqatë e tipit profesional e themeluar me synimin për të promovuar interesin dhe pjesëmarrjen e të gjithë Teknikëve të Laboratorit.

DEKLARATË PËR MEDIAN DHE OPINIONIN PUBLIKNga Shoqata e Teknikëve të Mjekësisë Laboratorike ShqiptareNga koncesionet e sh...
15/06/2026

DEKLARATË PËR MEDIAN DHE OPINIONIN PUBLIK
Nga Shoqata e Teknikëve të Mjekësisë Laboratorike Shqiptare
Nga koncesionet e shëndetësisë te shkatërrimi i mjedisit – E njëjta skemë arrogance dhe korrupsioni
Të nderuar kolegë, qytetarë dhe media,
Shoqata e Teknikëve të Mjekësisë Laboratorike Shqiptare deklaron mbështetjen e saj të plotë për protestat e qytetarëve dhe aktivistëve që po zhvillohen në Tiranë kundër tjetërsimit të zonave të mbrojtura dhe projektit në Zvërnec.
Si profesionistë të shëndetësisë, ne e njohim mirë peshën e vendimeve që merren pa transparencë dhe kundër interesit publik. Vite më parë, komuniteti ynë ngriti zërin dhe protestoi kundër dhënies me Koncesion (PPP) të laboratorëve mjekësorë spitalorë. Ne paralajmëruam se kthimi i shëndetit në biznes do të dëmtonte sistemin, do të rriste kostot dhe do të nëpërkëmbej puna e teknikëve dhe mjekëve në terren. Sot, koha na dha të drejtë: shëndetësia vuajti, ndërsa paratë e shqiptarëve përfunduan në llogari private.
Sot, po shohim të njëjtën skemë arrogance të përsëritet me mjedisin dhe trashëgiminë tonë kombëtare. Ndryshon vetëm objekti: dje ishin laboratorët tanë, sot janë plazhet, pyjet dhe zonat e mbrojtura që po jepen për resorte luksoze përmes të ashtuquajturve "investitorë strategjikë".
Formula mbetet e njëjtë: korrupsion, mungesë llogaridhënieje, përfshirë dyshimet për pastrim parash nga krimi i organizuar, dhe një injorim total i zërit të qytetarëve nga ana e institucioneve.
Shëndeti i popullatës nuk varet vetëm nga spitalet, por edhe nga mjedisi ku jetojmë, ajri që thithim dhe natyra që na rrethon. Shkatërrimi i zonave të mbrojtura është një sulm i drejtpërdrejtë mbi shëndetin publik dhe të ardhmen tonë.
Prandaj, ne si shoqatë bashkohemi me kërkesat e sotme:
Anulimin e menjëhershëm të projektit në Zvërnec dhe të ligjit që cenon zonat e mbrojtura.
Shfuqizimin e ligjit për investitorët strategjikë dhe ndalimin e çdo PPP-je korruptive që privatizon pasurinë publike.
Largimin e modelit të qeverisjes që funksionon me arrogancë dhe pa transparencë.
Dje na morën laboratorët, sot po na marrin natyrën. Nëse heshtim sot, nesër nuk do të kemi më asgjë për t'u lënë fëmijëve tanë.
Me respekt,
Shoqata e Teknikëve të Mjekësisë Laboratorike Shqiptare

13/06/2026

Address

Rruga E Dibres Tirane
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00
Sunday 09:00 - 17:00

Telephone

+355692193073

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata E Teknikeve Te Mjekesise Laboratorike Shqiptare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share