SiguriaNëRrugë

Website Contact the organization

SiguriaNëRrugë Mirësevini në faqen tone Siguria në Rrugë – hapësira juaj për informacione, ndërgjegjësim dhe veprim për një mjedis rrugor më të sigurt!

Kjo faqe synon të ndajë me ju aktivitetet dhe rezultatet e projektit, duke promovuar sjellje të sigurta. Mirësevini në faqen tonë Siguria në Rrugë – hapësira juaj për informacione, ndërgjegjësim dhe veprim për një mjedis rrugor më të sigurt! Kjo faqe synon të ndajë me ju aktivitetet dhe rezultatet e projektit tonë, duke promovuar sjellje të sigurta dhe praktika pozitive. Këtu do të gjeni këshilla, histori suksesi dhe mesazhe sensibilizuese nga të rinjtë që po bëhen promotorë të sigurisë rrugore. Na ndiqni për të qenë pjesë e ndryshimit dhe për të ndihmuar në krijimin e një kulture të re përgjegjësie në rrugë! 🚦🚲🛑

Kjo faqe administrohet nga Qendra Shqiptare per Zhvillimin e Familjes/ACFD në kuadër të projektit “Ndërgjegjësimi dhe Aktivizimi i të Rinjve për Siguri dhe Edukim”, i cili mbështetet nga Programi “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri”, që financohet nga Qeveria Suedeze.

06/12/2025

🚗 KUJDES NË PËRDORIMIN E DRITAVE TË AUTOMJETIT!

Dritat ndihmojnë për të parë, por edhe për t’u parë, ndaj përdorini me kujdes dhe përgjegjësi…

💡Dritat e shkurtra:
•⁠ ⁠⁠Në qendrat e banuara kur ndriçimi publik mungon ose është i dobët;⁠⁠
•⁠ ⁠Gjatë kushteve të vështira atmosferike( mjegullës, tymit, shiut të dendur ose borës);
•⁠ ⁠⁠⁠Kur burime të tjera drite e ngatërrojnë shikimin.

💡 Dritat e gjata:
•⁠ ⁠⁠Vetëm jashtë qendrave të banuara;
•⁠ ⁠⁠⁠Me përdorim të ndërprerë për të paralajmëruar për rrezik dhe për të sinjalizuar parakalim.

⚠️Kujdes! Kaloni menjëherë nga drita e gjatë në të shkurtër kur afroheni me automjete të tjera, për të shmangur verbimin e drejtuesve të tjerë.

🚦 Siguria rrugore fillon me ne!Më 22 tetor 2025, në Shkollën e Mesme “Kajo Karafili” në Maminas, u zhvillua sesioni i 18...
23/10/2025

🚦 Siguria rrugore fillon me ne!

Më 22 tetor 2025, në Shkollën e Mesme “Kajo Karafili” në Maminas, u zhvillua sesioni i 18-të ndërgjegjësues me 35 nxënës dhe nxënëse, të cilët ndoqën aktivitetin me interes.

Të rinjtë mësuan për rregullat e sigurisë në rrugë dhe pasojat e aksidenteve. Përveç ekspertëve të sigurisë rrugore, pjesë e sesionit ishte edhe punonjësi i Drejtorisë Vendore të Policisë, i cili ndau përvoja reale dhe këshilla praktike për sjelljet e sigurta në rrugë. Më pas, nxënësit përjetuan simulimin e një aksidenti me makinë, duke kuptuar nga afër se çdo vendim i gabuar në rrugë mund të ketë pasoja serioze për jetën.

🗣 “Kur e shikon me sy, e kupton më mirë. Tani do të jem më i kujdesshëm,” – u shpreh një prej pjesëmarrësve.

Ky aktivitet u organizua nga Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes, në kuadër të projektit “Ndërgjegjësimi dhe Aktivizimi i të Rinjve për Siguri dhe Edukim”, me mbështetjen e Programit “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri”, i financuar nga Qeveria Suedeze.

💬 Nxënësit e Maminasit treguan se kujdesi i vogël në rrugë bën një ndryshim të madh për sigurinë e të gjithëve.

Swedish Program: "Strengthening Community Policing in Albania" - SCPA
Forcimi i Policimit ne Komunitet














🚸 Siguria fillon nga vetëdijësimi!Më 20 tetor 2025, në Shkollën e Mesme Publike “Aleksandër Moisiu” në Kavajë, u zhvillu...
23/10/2025

🚸 Siguria fillon nga vetëdijësimi!

Më 20 tetor 2025, në Shkollën e Mesme Publike “Aleksandër Moisiu” në Kavajë, u zhvillua sesioni i 17-të ndërgjegjësues me 30 nxënës dhe nxënëse, të cilët kishin interes dhe dëshirë për të mësuar informacionet rreth sigurisë nga ekspertët e fushës, si dhe mbi rolin e punonjësve të policisë së rendit dhe asaj rrugore.

Bisedat konstruktive me punonjësin e Drejtorisë së Policisë Vendore Durrës ishin një element që u vlerësua nga nxënësit pjesëmarrës, duke rritur besimin në referimin e rasteve të shkeljeve dhe mbi respektimin e rregullave në rrugë dhe kudo.

Pas diskutimeve në klasë mbi rreziqet dhe sjelljet e sigurta në rrugë, të rinjtë patën mundësinë të përjetojnë përmes makinës së simulimit efektet reale të një aksidenti. Për shumë prej tyre, kjo ishte një përvojë praktike shumë e vlefshme.

🗣 “E kupton ndryshe kur e përjeton vetë — tani do të jem shumë më i kujdesshëm në rrugë,” – tha njëri prej pjesëmarrësve.

Ky aktivitet u organizua nga Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes, në kuadër të projektit “Ndërgjegjësimi dhe Aktivizimi i të Rinjve për Siguri dhe Edukim”, mbështetur nga Programi “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri”, i financuar nga Qeveria Suedeze.

💬 Të rinjtë e Kavajës treguan se vetëdijësimi është hapi i parë drejt sigurisë — sepse çdo sjellje e përgjegjshme në rrugë shpëton jetë.

Swedish Program: "Strengthening Community Policing in Albania" - SCPA
Forcimi i Policimit ne Komunitet









🚸 Siguria nis me ndërgjegjësim!Më 17 Tetor 2025, në Shkollën e Mesme Publike “16 Shtatori” në Shijak, u zhvillua sesioni...
20/10/2025

🚸 Siguria nis me ndërgjegjësim!

Më 17 Tetor 2025, në Shkollën e Mesme Publike “16 Shtatori” në Shijak, u zhvillua sesioni i 16-të ndërgjegjësues me 30 nxënës dhe nxënëse që morën pjesë plot kuriozitet dhe energji.

Pas pjesës teorike në klasë, të rinjtë përjetuan nga afër pasojat e një aksidenti përmes makinës së simulimit, një përvojë që i bëri të reflektojnë thellë mbi rëndësinë e sjelljeve të sigurta në rrugë.

🗣 “Nuk mendojmë shpesh për rrezikun derisa ta ndjejmë vetë — kjo përvojë më bëri të kuptoj sa shumë varet nga ne.” – u shpreh një prej nxënësve pjesëmarrës.

Aktiviteti u zhvillua nga Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes, në kuadër të projektit “Ndërgjegjësimi dhe Aktivizimi i të Rinjve për Siguri dhe Edukim”, me mbështetjen e Programit “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri”, i financuar nga Qeveria Suedeze.

💬 Të rinjtë e Shijakut dëshmuan se çdo hap i vogël drejt kujdesit është një hap i madh drejt sigurisë për të gjithë.

Swedish Program: "Strengthening Community Policing in Albania" - SCPA
Forcimi i Policimit ne Komunitet









🚦 “Çdo udhëtim i sigurt fillon me një zgjedhje të kujdesshme.”Më 16 Tetor 2025, në Shkollën e Mesme të Përgjithshme Publ...
20/10/2025

🚦 “Çdo udhëtim i sigurt fillon me një zgjedhje të kujdesshme.”

Më 16 Tetor 2025, në Shkollën e Mesme të Përgjithshme Publike “Dhosi Liperi” në Sukth, u zhvillua sesioni i 15-të ndërgjegjësues në kuadër të projektit “Ndërgjegjësimi dhe Aktivizimi i të Rinjve për Siguri dhe Edukim.”

Rreth 35 nxënës dhe nxënëse morën pjesë fillimisht në sesionin teorik, për të kuptuar më mirë rreziqet që lidhen me sjelljen në rrugë, e më pas përjetuan një eksperiencë të veçantë përmes makinës së simulimit të aksidentit.

🗣 “Vetëm kur e përjeton, kupton sa i shpejtë mund të jetë momenti që gjithçka ndryshon.” – tha një nga nxënësit pjesëmarrës, pas demonstrimit.

Falë mbështetjes së ekspertëve të sigurisë, përfaqësuesve të Policisë Vendore Durrës dhe stafit të shkollës, të rinjtë reflektuan mbi mënyrën si mund të jenë më të kujdesshëm e të përgjegjshëm si këmbësorë, pasagjerë apo drejtues të ardhshëm mjetesh.

Ky aktivitet u zhvillua nga Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes, me mbështetjen e Programit “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri”, i financuar nga Qeveria Suedeze.

💬 Të rinjtë e “Dhosi Liperi” na kujtuan se ndërgjegjësimi fillon në bankat e shkollës, por shpëton jetë në rrugë.

Swedish Program: "Strengthening Community Policing in Albania" - SCPA
Forcimi i Policimit ne Komunitet









🏅 Energjia e sportit në shërbim të sigurisë rrugore!Më 15 Tetor 2025, në Shkollën e Mesme Sportive Publike “Benardina Qe...
20/10/2025

🏅 Energjia e sportit në shërbim të sigurisë rrugore!

Më 15 Tetor 2025, në Shkollën e Mesme Sportive Publike “Benardina Qerraxhia” në Durrës, u zhvillua sesioni i 14-të ndërgjegjësues me rreth 40 nxënës dhe nxënëse – sportistë që çdo ditë stërviten për disiplinë, përkushtim dhe kujdes… virtyte që vlejnë po aq edhe jashtë fushës së sportit. ⚽🏃‍♀️🚴‍♂️

Pas pjesës teorike, të rinjtë provuan makinën e simulimit të aksidentit, duke përjetuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikimin e shpejtësisë dhe mungesës së kujdesit në rrugë.

🗣 “Në sport mësojmë të respektojmë rregullat. E kuptova që edhe në rrugë, rregullat shpëtojnë jetë.” – u shpreh një prej nxënësve pjesëmarrës.

Ky aktivitet u zhvillua nga Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes, në kuadër të projektit “Ndërgjegjësimi dhe Aktivizimi i të Rinjve për Siguri dhe Edukim”, me mbështetjen e Programit “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri”, i financuar nga Qeveria Suedeze.

💬 Sportistët e rinj të “Benardina Qerraxhia” treguan se forca e vërtetë nuk matet me shpejtësinë, por me përgjegjësinë. Një reflektim i fuqishëm që na kujton se siguria është një garë që fitohet çdo ditë – me vetëdije dhe kujdes.

Swedish Program: "Strengthening Community Policing in Albania" - SCPA
Forcimi i Policimit ne Komunitet









📅 25 Shtator – Shkolla e Mesme “Rilindja”, DurrësNë këtë ditë, u zhvillua sesioni i 13-të për edukimin dhe informimin li...
29/09/2025

📅 25 Shtator – Shkolla e Mesme “Rilindja”, Durrës

Në këtë ditë, u zhvillua sesioni i 13-të për edukimin dhe informimin lidhur me çështjet e sigurisë rrugore.

👉 Rreth 30 nxënës e nxënëse morën pjesë në një aktivitet që i bëri të ndalen për pak dhe të mendojnë: “Sa të sigurt jemi në rrugë çdo ditë?”
Pas një prezantimi të shkurtër në klasë, të rinjtë patën mundësinë të provojnë makinën e simulimit të aksidentit.

Për disa prej tyre ishte tronditëse, për të tjerë një eksperiencë tepër e veçantë:
🗣 “Të kuptosh nga afër rrezikun është krejt ndryshe nga t’a dëgjosh me fjalë”.

Ky aktivitet u realizua nga Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes, në kuadër të projektit “Ndërgjegjësimi dhe Aktivizimi i të Rinjve për Siguri dhe Edukim”, me mbështetjen e Programit “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri”, i financuar nga Qeveria Suedeze.

🙏 Një falenderim i veçantë për të rinjtë e shkollës së mesme “Rilindja” – sepse ndryshimi fillon pikërisht nga ndërgjegjësimi i tyre.

Swedish Program: "Strengthening Community Policing in Albania" - SCPA
Forcimi i Policimit ne Komunitet









📍 24 Shtator – Kolegji i Mesëm “Turgut Ozal”, DurrësSiguria rrugore nuk është thjesht teori. Ajo është përvojë, ndërgjeg...
29/09/2025

📍 24 Shtator – Kolegji i Mesëm “Turgut Ozal”, Durrës

Siguria rrugore nuk është thjesht teori. Ajo është përvojë, ndërgjegjësim dhe përgjegjësi.

Këtë e dëshmuan edhe nxënësit e sesionit të 12-të, të cilët morën pjesë me shumë energji dhe kuriozitet.

Pas teorisë dhe diskutimit në klasë, erdhi momenti praktik:
👉 makina e simulimit të aksidentit.
Për disa ishte një emocion i fortë, për të tjerë një mësim i paharrueshëm.
🗣 “Nuk e kisha menduar kurrë se si ndihesh kur je në një aksident, edhe pse ishte simulim, ishte një thirrje për kujdes.”

Ky aktivitet u zhvillua nga Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes, në kuadër të projektit “Ndërgjegjësimi dhe Aktivizimi i të Rinjve për Siguri dhe Edukim”, me mbështetjen e Programit “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri”, i financuar nga Qeveria Suedeze.

🙏 Falenderim i veçantë për nxënësit e “Turgut Ozal” që e kthyen këtë sesion në një shembull të vërtetë të bashkëpunimit dhe reflektimit.

Swedish Program: "Strengthening Community Policing in Albania" - SCPA
Forcimi i Policimit ne Komunitet









Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SiguriaNëRrugë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to SiguriaNëRrugë:

Shortcuts

Share