Delegatura Saleziane AKM

Delegatura Saleziane AKM Salesians of Don Bosco in Albania-Kosova-Montenegro

Zoja Ndihmëtare Lutu për ne!
25/05/2026

Zoja Ndihmëtare
Lutu për ne!

✨24 Maj - Festa e Zojës NdihmëtarePas këtyre 9 ditëve lutjeje dhe përgatitjeje shpirtërore, zemrat tona mbushen me mirën...
24/05/2026

✨24 Maj - Festa e Zojës Ndihmëtare

Pas këtyre 9 ditëve lutjeje dhe përgatitjeje shpirtërore, zemrat tona mbushen me mirënjohje ndaj Marisë, Nënës që na ka shoqëruar me dashuri, shpresë dhe butësi në çdo hap të jetës sonë.

Maria ka qenë për ne Nënë e heshtjes, e shpresës, e dashurisë, e brishtësisë dhe e dhimbjes. Ajo na ka mësuar të besojmë edhe në errësirë, të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit dhe të mos humbasim kurrë shpresën në Hyjin.

Sot festojmë Zojën Ndihmëtare, Nënën që vazhdon të ecë me popullin e saj, të mbrojë të rinjtë, familjet dhe çdo zemër që i drejtohet me besim. Nën mantelin e saj gjejmë paqe, forcë dhe guxim për të vazhduar rrugën tonë.

🌹 Dita e nëntë e 9 ditësh*t në përgatitje për festën e Zojës Ndihmëtare.
Rektori Madhor Don Fabio Attard na fton të sodi...
23/05/2026

🌹 Dita e nëntë e 9 ditësh*t në përgatitje për festën e Zojës Ndihmëtare.

Rektori Madhor Don Fabio Attard na fton të sodisim Marinë si Nënën e dhimbjes, që qëndron pranë kryqit kur të gjithë largohen. Në heshtjen dhe lotët e saj, Maria bëhet shenjë e dashurisë besnike që nuk braktis kurrë.

Ajo e njeh vuajtjen e zemrës njerëzore dhe qëndron pranë çdo njeriu që vuan, pa gjykuar dhe pa u larguar. Pranë Marisë Addolorata, çdo lot gjen ngushëllim dhe çdo kryq bëhet më i lehtë për t’u mbajtur. Ajo na pëshpërit në errësirën e jetës: “Mos ki frikë, nuk je vetëm.”

23/05/2026

Shetitja e shkollës fillore!

 Oratori i qeshur.
23/05/2026

Oratori i qeshur.

🌹 Dita e tetë e 9 ditësh*t në përgatitje për festën e Zojës Ndihmëtare.
Rektori Madhor Don Fabio Attard na fton të sodis...
22/05/2026

🌹 Dita e tetë e 9 ditësh*t në përgatitje për festën e Zojës Ndihmëtare.

Rektori Madhor Don Fabio Attard na fton të sodisim Marinë si Nënën e brishtësisë njerëzore, që nuk largohet kurrë nga ata që bien, dyshojnë apo ndihen të humbur. Në momentet e errëta të jetës, Maria bëhet për ne prani që ngushëllon, dorë që mbështet dhe zemër që nuk gjykon.

Ajo e njeh dhimbjen, heshtjen dhe peshën e kryqit. Pikërisht për këtë, Maria na mëson se mëshira e Hyjit është më e madhe se dobësitë tona. Pranë saj, askush nuk është i humbur përgjithmonë: në përqafimin e saj rilind shpresa dhe zemra gjen forcën për të filluar përsëri.

🌹 Dita e shtatë e 9 ditësh*t në përgatitje për festën e Zojës Ndihmëtare.
Rektori Madhor Don Fabio Attard na fton të sod...
21/05/2026

🌹 Dita e shtatë e 9 ditësh*t në përgatitje për festën e Zojës Ndihmëtare.

Rektori Madhor Don Fabio Attard na fton të sodisim Marinë si Nënën e dashurisë, që na mëson se dashuria e vërtetë nuk mbyll në vetvete, por hap zemrën për tjetrin dhe për Hyjin. Maria deshi me një zemër njerëzore: me gëzim, ankth, butësi dhe besnikëri.

Ajo qëndroi pranë Jezusit në çdo moment, deri nën kryq, duke na treguar se dashuria e vërtetë nuk ikën përballë dhimbjes. Dashuria e Marisë nuk zotëron dhe nuk kërkon interesin e vet, por mbështet, shërben dhe lë hapësirë për tjetrin. Pranë saj mësojmë të duam me zemër të pastër dhe me besim të plotë në Hyjin.

🌹 Dita e gjashtë e 9 ditësh*t në përgatitje për festën e Zojës Ndihmëtare.
Rektori Madhor Don Fabio Attard na fton të so...
20/05/2026

🌹 Dita e gjashtë e 9 ditësh*t në përgatitje për festën e Zojës Ndihmëtare.

Rektori Madhor Don Fabio Attard na fton të sodisim Marinë si Nënën e “fjalës në vesh”, që di të afrohet me butësi, të dëgjojë me zemër dhe të flasë me dashuri. Maria na mëson se para çdo fjale duhet të ketë një vështrim të vërtetë, që pranon, kupton dhe shoqëron.

Ashtu si Don Bosko, edhe Maria na edukon të fitojmë zemrat përmes afërsisë, mirësisë dhe dashurisë së sinqertë. Pranë saj, çdo i ri mund të ndihet i mirëpritur, i dëgjuar dhe i thirrur të bëhet më i miri që Hyji ka ëndërruar për të.

🌹 Dita e pestë e 9 ditësh*t në përgatitje për festën e Zojës Ndihmëtare.
Rektori Madhor Don Fabio Attard na fton të sodi...
19/05/2026

🌹 Dita e pestë e 9 ditësh*t në përgatitje për festën e Zojës Ndihmëtare.

Rektori Madhor Don Fabio Attard na fton të sodisim Marinë si Nënën e pasigurisë, që di të besojë edhe kur rruga duket e paqartë dhe zemra dridhet nga frika e pyetjet. Me “Po”-në e saj, Maria na mëson se besimi lind pikërisht aty ku nuk kemi të gjitha përgjigjet.

Pranë kryqit, ajo mbetet e fortë dhe besnike edhe në dhimbjen më të madhe. Maria na kujton se Hyji vepron edhe në heshtje, në pritje dhe në errësirën e jetës sonë. Duke ia besuar veten asaj, mësojmë të ecim me shpresë dhe t’i themi Zotit çdo ditë: “U bëftë vullneti yt”.

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Delegatura Saleziane AKM posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share