Shoqëria Shqiptare Irlandë / Albanian Irish Society

Shoqëria Shqiptare Irlandë / Albanian Irish Society Albanian Society of Ireland (Shoqeria Shqiptare ne Irlande) Albanian Community (Komuniteti Shqiptar)

Shoqata shqiptare është një organizatë jo zyrtare e pavarur, jo-fitimprurëse . Ajo është organizuar vetëm për qëllime bamirëse dhe edukative, dhe është e përkushtuar për të promovuar mirëqenien dhe progresin e komunitetit shqiptar jashte trojeve te tyre ne Irlande, Evope e me gjere. Albanian society is an independent, non formally not-for-profit organization. It is organized solely for charitable

and educational purposes, and is dedicated to promoting the well-being and progress of the Albanian community outside homeland in Ireland, Europe and more. Shoqata shqiptare është një organizatë e pavarur dhe jo-fitimprurëse i përkushtuar për të promovuar mirëqenien dhe progresin e komunitetit shqiptar. Fokusi i saj do të jetë si një organizatë kulturore dhe sociale për komunitetin me një vizion afat-gjatë për të krijuar një qendër të përhershme dhe të qëndrueshme të komunitetit. Aktivitetet e saj do të përfshijnë:
promovimin dhe organizimin e ngjarjeve lokale sociale dhe kulturore që i shërbejnë komunitetit;
promovimin e arsimit dhe ndërgjegjësimin e gjuhës shqipe dhe të kulturës nder të rinj shqiptarë dhe studentët;
krijimin dhe zhvillimin e një rrjeti për të ndihmuar njerëzit me infromacione te ndryshem;
ndihmuar anëtarët e komunitetit në nevojë për ndonjë ndihmë dhe / ose orientimin në aspekte të ndryshme të jetës së përditshme në zonë;
zhvillimin dhe mbajtjen e një bazë të dhënash të pjesëtarëve të komuniteteve lokale. Te kremtojme festat kombtare shqiptare dhe veqanerisht diten e pamvarsise e flamurit me 28 Nentor. The Albanian Society is an independent and not-for-profit organization dedicated to promoting the well-being and progress of the Albanian community . Its focus will be as a cultural and social organization for the community with a long-term vision to create a permanent and sustainable community center. Its activities will include:
promoting and organizing local social and cultural events that serve the community;
promoting education and awareness of Albanian language and culture among local Albanian youths and students;
creating and developing a network to assist people in professional development;
assisting community members in need of any help and/or orientation in various aspects of daily life in the area;
developing and maintaining a database of local community members. To celebrate Albanian national holidays and especially the Independence Day flag on 28 November . (Qellimi/puna e kesajt faqe te Facebook eshte qe ti sherbeje komunitetit shqiptar, dhe si jo fitim prures, politik, fetar, krahinor, racor, gjinor, tregtar/reklamues a personal etj)
(Purpose/work of this page is to serve the Albanian community, and as non -profit, political, religious, regional, racial, gender, commercial/advertising or personal etc)

Jemi Zyrtarë! 🎉Me shumë entuziazëm ju njoftojmë se Shoqata Kulturore Shqiptare në Irlandë (ACAI) është tani zyrtarisht e...
11/07/2025

Jemi Zyrtarë! 🎉
Me shumë entuziazëm ju njoftojmë se Shoqata Kulturore Shqiptare në Irlandë (ACAI) është tani zyrtarisht e regjistruar si Shoqatë me Përgjegjësi të Kufizuar (CLG) sipas Ligjit të Kompanive 2014!

Kjo shënon një kapitull të ri për komunitetin shqiptar në Irlandë — një kapitull i ndërtuar mbi kulturë, lidhje dhe përparim të përbashkët 🇦🇱🇮🇪

✨ Faleminderit të gjithëve që mbështetën dhe besuan në këtë vizion.
🌱 Tani jemi gati të fillojmë ndërtimin e programeve me ndikim, aktiviteteve komunitare dhe mbështetjes edukative për shqiptarët në të gjithë Irlandën.

🔔 Qëndroni me ne — takimet e para të hapura, planet e anëtarësimit dhe projektet kulturore do të shpallen së shpejti.

Të dashur bashkëatdharë shqiptarë që banoni në Galway!Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Shkëlqesia e Tij, Dr. Uran Feriz...
08/07/2025

Të dashur bashkëatdharë shqiptarë që banoni në Galway!
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Shkëlqesia e Tij, Dr. Uran Ferizi, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, do të vizitojë Galway-n të hënën, më 14 korrik 2025.
Ambasadori Ferizi është shumë i interesuar të takohet me komunitetin shqiptar. Takimi me Ambasadorin do të mbahet në restorantin Gatto Rosso nga ora 16:30 deri në 17:30. Ambassador Ferizi ju fton të gjithëve të merrni pjesë për të diskutuar së bashku çdo çështje apo problem që mund të keni.

Ju faleminderit!
Mirëpresim pjesëmarrjen tuaj!

Me respekt
Saimir Beganji & Ndrek Gjini

Më 6 korrik 1946 u nda nga jeta Bedri Pejani (i lindur Bedri Thaçi), një prej figurave më të rëndësishme të historisë sh...
06/07/2025

Më 6 korrik 1946 u nda nga jeta Bedri Pejani (i lindur Bedri Thaçi), një prej figurave më të rëndësishme të historisë shqiptare.
Ai ishte nënshkrues i Aktit të Pavarësisë së Shqipërisë më 1912, publicist i shquar, diplomat, patriot i palëkundur dhe një nga themeluesit kryesorë të Lidhjes së Dytë të Prizrenit.
Gjatë gjithë jetës së tij, Bedri Pejani u angazhua me vendosmëri për çështjen kombëtare shqiptare dhe mbrojti të drejtat e shqiptarëve në trojet etnike me guxim dhe përkushtim.

Sot, kujtojmë dhe nderojmë veprën e tij si një burrë shteti, vizionar dhe atdhetar i rrallë.

Kjo pamje e rrallë e qytetit të Vlorës në vitet '30 na kthen pas në kohë, në një periudhë kur qyteti ruante ende identit...
30/06/2025

Kjo pamje e rrallë e qytetit të Vlorës në vitet '30 na kthen pas në kohë, në një periudhë kur qyteti ruante ende identitetin e tij të pastër mesdhetar. Ndërtesat me arkitekturë elegante, ballkone të drunjta dhe çatitë me tjegulla të kuqe krijonin një harmoni të veçantë me rrugicat me kalldrëm dhe qetësinë e natyrës përreth. Adriatiku shtrihej i qetë pranë qytetit, duke e mbështjellë me një ndjesi paqeje dhe bukurie të rrallë. Është një kujtesë vizuale e një Vlore që frymonte ngadalë, me hijeshi dhe thjeshtësi. 🇦🇱

"Korça në vitet ’30, e njohur si 'Parisi i vogël shqiptar' — një qytet që rrezatonte kulturë, art dhe një bukuri të veça...
24/06/2025

"Korça në vitet ’30, e njohur si 'Parisi i vogël shqiptar' — një qytet që rrezatonte kulturë, art dhe një bukuri të veçantë që vazhdon të jetojë edhe sot." 🇦🇱

Foto nga pazari i vjetër në Shkodër, gjatë viteve ’40, ku dallohen burra të shumtë duke mbajtur Plisin (Qeleshen) tradic...
20/06/2025

Foto nga pazari i vjetër në Shkodër, gjatë viteve ’40, ku dallohen burra të shumtë duke mbajtur Plisin (Qeleshen) tradicional shqiptarë – simbol krenarie dhe identiteti kombëtar.

Plisi (Qeleshja), simboli i identitetit kombëtar shqiptar, i mbrojtur me kujdes dhe krenari gjatë gjithë historisë sonë të lashtë. I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare që të angazhohet maksimalisht për ta përfshirë Plisin (Qeleshën) në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s, si një pasuri e përjetshme kulturore e kombit tonë.

**Shoqata Kulturore Shqiptare në Irlandë****Një komunitet i bashkuar për gjuhën, kulturën, identitetin dhe solidaritetin...
15/06/2025

**Shoqata Kulturore Shqiptare në Irlandë**
**Një komunitet i bashkuar për gjuhën, kulturën, identitetin dhe solidaritetin shqiptar në zemër të Irlandës**

**Qëllimi dhe Objektivat**
Shoqata Kulturore Shqiptare në Irlandë është themeluar me synimin për të promovuar kulturën, gjuhën, identitetin dhe solidaritetin e komunitetit shqiptar në Irlandë. Përmes një rrjeti të fortë, Shoqata synon të ndërtojë ura bashkëpunimi midis shqiptarëve dhe shoqërisë irlandeze, duke përqafuar diversitetin dhe përfshirjen.

**Deklarata e Misionit**
Shoqata ka si mision **ruajtjen, promovimin dhe festimin e kulturës, gjuhës dhe trashëgimisë shqiptare** midis komunitetit shqiptar në Irlandë dhe më gjerë. Ky komunitet është një hapësirë ku shqiptarët mund të forcojnë lidhjet e tyre, të nxisin mirëkuptimin ndërkulturor dhe të mbështesin integrimin dhe pjesëmarrjen aktive në shoqërinë irlandeze. Kjo arrihet përmes **aktiviteteve edukative, kulturore dhe sociale**.

**Objektivat kryesore**
1. **Organizimi i ngjarjeve kulturore e festive** për të mbajtur gjallë traditat shqiptare.
2. **Mbështetja e emigrantëve të rinj** dhe lehtësimi i integrimit të tyre në shoqërinë irlandeze.
3. **Nxitja e edukimit në gjuhën shqipe** për fëmijët shqiptarë në Irlandë.
4. **Ndërmjetësimi dhe bashkëpunimi** me autoritete vendore dhe ndërkombëtare për të mbështetur komunitetin.
5. **Promovimi i vlerave të barazisë, diversitetit dhe përfshirjes** për një shoqëri më të drejtë.

**Anëtarësimi në Shoqatë**
Shoqata është e hapur për të gjithë individët që banojnë në Irlandë dhe mbështesin objektivat e saj.
- **Anëtarësimi është vullnetar dhe rinovohet çdo vit.**
- **Të gjithë anëtarët kanë të drejtë vote dhe të propozojnë nisma.**
- **Respektimi i etikës dhe rregullave të Shoqatës është thelbësor për një komunitet të fortë.**

**Bordi Drejtues**
Për të drejtuar këtë nismë të rëndësishme, është krijuar një **Bord Drejtues mej rreth 22 anëtarësh** që do të menaxhojë organizimin dhe mbështetjen e komunitetit. Me **përkushtim dhe transparencë**, anëtarët e bordit kanë firmosur dokumentet themeluese dhe kanë nisur rrugëtimin për një komunitet të fortë.

**Anëtarët përfaqësues të Bordit Drejtues**
👥 **Alfred Stana** – Kryetar
👥 **Odise Papa** – Nënkryetar
👥 **Alban Xhaferllari** – Sekretar
👥 **Rajmonda Dedoshi** – Arkëtare

Shoqata mbetet **e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të japin kontributin e tyre**. **Nëse dëshironi të angazhoheni, jeni të mirëpritur të na kontaktoni!**
**Bashkë të ndërtojmë një komunitet të fortë dhe të bashkuar**

"Shumë pak fotografi ekzistojnë nga 'Parku i Çarshisë', një vend i dashur për prishtinasit, që dikur ndodhej aty ku sot ...
14/06/2025

"Shumë pak fotografi ekzistojnë nga 'Parku i Çarshisë', një vend i dashur për prishtinasit, që dikur ndodhej aty ku sot është Teatri Kombëtar. Ishte një hapësirë e gjelbër, e qetë, plot jetë e kujtime – një copë frymëmarrje në zemër të qytetit. Kjo foto e vjetër na kujton një Prishtinë që nuk e shohim më, por që jeton në kujtimet e brezave të mëparshëm."

Tirana nga viti 1940.
14/06/2025

Tirana nga viti 1940.

Në foto shfaqen Vlash Gjergji dhe Xhovana Prendi, të veshur me kostumet tradicionale të zonës së Pukës.Xhovana mban vesh...
14/06/2025

Në foto shfaqen Vlash Gjergji dhe Xhovana Prendi, të veshur me kostumet tradicionale të zonës së Pukës.
Xhovana mban veshur xhupletën karakteristike të grave pukjane, e njohur për zbukurimet me motive gjeometrike dhe ngjyra të theksuara që përfaqësojnë identitetin kulturor të krahinës. Vlash Gjergji është i veshur me kostumin tradicional të meshkujve të Pukës, të dallueshëm për elementet karakteristike të punuar me dorë dhe që ruajnë motivet krahinore, si tirqit, jeleku dhe këmisha prej pëlhure natyrale.

Kjo veshje popullore është një pasqyrim i trashëgimisë kulturore dhe krenarisë etnografike të kësaj zone malore të Shqipërisë.

E para fabrikë autokarrocerinash në Shkodër, Shqipëri, gjatë viteve '30.
12/06/2025

E para fabrikë autokarrocerinash në Shkodër, Shqipëri, gjatë viteve '30.

Mark Lulashi nga Shoshi i Dukagjinit me familjen e tij, rreth vitit 1930. Fotografuar nga Shan Pici.
12/06/2025

Mark Lulashi nga Shoshi i Dukagjinit me familjen e tij, rreth vitit 1930. Fotografuar nga Shan Pici.

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqëria Shqiptare Irlandë / Albanian Irish Society posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share