17/07/2026
FusionACT lançon 𝗲𝗱𝗶𝗰𝗶𝗼𝗻𝗶𝗻 𝗲 𝗱𝘆𝘁ë 𝘁ë 𝗽𝗿𝗼𝗴𝗿𝗮𝗺𝗶𝘁 𝗔𝗥𝗧-𝗜𝗡 𝗩𝗲𝗿𝘁𝗶𝗰𝗮𝗹, një hapësirë ndërdisiplinore ku arti, shkenca, teknologjia dhe angazhimi qytetar bashkohen për të krijuar mënyra të reja reflektimi dhe komunikimi mbi çështjet mjedisore.
Në këtë edicion, të rinjtë pjesëmarrës do të eksplorojnë tema si përkthimi i të dhënave shkencore në art, letërsia dhe advokimi mjedisor, riciklimi dhe ripërdorimi krijues, arti dhe industritë kreative si mjete ndërgjegjësimi, si dhe roli i shkencës dhe teknologjisë në mbrojtjen e mjedisit.
📣 𝗔𝗽𝗹𝗶𝗸𝗶𝗺𝗲𝘁 𝗽ë𝗿 𝘁ë 𝗿𝗶𝗻𝗷𝘁ë 𝗷𝗮𝗻ë 𝘁𝗮𝘀𝗵𝗺ë 𝘁ë 𝗵𝗮𝗽𝘂𝗿𝗮!
Po kërkojmë 𝟭𝟱 𝗮𝗿𝘁𝗶𝘀𝘁ë 𝗱𝗵𝗲 𝗸𝗿𝗶𝗷𝘂𝗲𝘀 𝘁ë 𝗿𝗶𝗻𝗷, të moshës 18–29 vjeç, nga fusha si artet pamore, fotografia, filmi, skulptura, arkitektura, animacioni, dizajni dhe disiplina të tjera krijuese.
Përmes trajnimeve intensive të udhëhequra nga ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, pjesëmarrësit do të zhvillojnë ide dhe vepra artistike me mesazhe mjedisore. Për realizimin e koncepteve të tyre krijuese, secili pjesëmarrës do të përfitojë edhe një mbështetje financiare simbolike, ndërsa punët e përfunduara do të prezantohen në një ekspozitë publike në Tiranë.
📅 Afati i aplikimit: 𝟭𝟯 𝘀𝗵𝘁𝗮𝘁𝗼𝗿 𝟮𝟬𝟮𝟲
🔗 Apliko përmes linkut ose na shkruaj në DM:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdwNkdBNmvGnchm31Jdr_Ri8Ewi-C3ZhKoHccZm5F9VY2ToYg/viewform?usp=publish-editor
📍 Aktivitetet do të zhvillohen në Tiranë.
Projekti “ART-IN Vertical” zbatohet nga Qendra FusionACT, me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.
––––––––––
FusionACT launches the 𝘀𝗲𝗰𝗼𝗻𝗱 𝗲𝗱𝗶𝘁𝗶𝗼𝗻 𝗼𝗳 𝗔𝗥𝗧-𝗜𝗡 𝗩𝗲𝗿𝘁𝗶𝗰𝗮𝗹, an interdisciplinary space where art, science, technology, and civic engagement come together to create new ways of reflecting on and communicating environmental issues.
In this edition, young participants will explore topics such as translating scientific data into art, environmental literature and advocacy, recycling and creative reuse, art and the creative industries as tools for raising awareness, and the role of science and technology in protecting the environment.
📣 𝗔𝗽𝗽𝗹𝗶𝗰𝗮𝘁𝗶𝗼𝗻𝘀 𝗮𝗿𝗲 𝗻𝗼𝘄 𝗼𝗽𝗲𝗻!
We are looking for 𝟭𝟱 𝘆𝗼𝘂𝗻𝗴 𝗮𝗿𝘁𝗶𝘀𝘁𝘀 𝗮𝗻𝗱 𝗰𝗿𝗲𝗮𝘁𝗼𝗿𝘀 aged 18–29 from fields such as visual arts, photography, film, sculpture, architecture, animation, design, and other creative disciplines.
Through intensive training sessions led by national and international experts, participants will develop ideas and artistic works carrying environmental messages. To support the realization of their creative concepts, each participant will also receive a small financial contribution, while the completed works will be presented at a public exhibition in Tirana.
📅 Application deadline: 𝟭𝟯 𝗦𝗲𝗽𝘁𝗲𝗺𝗯𝗲𝗿 𝟮𝟬𝟮𝟲
🔗 Apply through the link or send us a DM:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdwNkdBNmvGnchm31Jdr_Ri8Ewi-C3ZhKoHccZm5F9VY2ToYg/viewform?usp=publish-editor
📍 The activities will take place in Tirana.
The “ART-IN Vertical” project is implemented by FusionACT Centre, with the support of the National Agency for the Support of Civil Society.