Mesdhe

Mesdhe 🌊 Mesdhe është një grupim i vetorganizuar kundër marrëveshjes Rama-Meloni dhe politikave dritëshkurtëra të mërgimit në hyrje dhe në dalje.

🌊 MESDHE – Kthime, Kujtesa, RezistencaMë 1 dhe 2 nëntor bashkohemi në Shqipëri, dy vite pas marrëveshjes Rama–Meloni, pë...
29/10/2025

🌊 MESDHE – Kthime, Kujtesa, Rezistenca

Më 1 dhe 2 nëntor bashkohemi në Shqipëri, dy vite pas marrëveshjes Rama–Meloni, për të ndërtuar komunitet, për të krijuar hapësira reflektimi dhe për të forcuar narrativat dekoloniale. Këtë herë, përpara se të dalim në rrugë, zgjedhim të mblidhemi në një hapësirë kujdesi e solidariteti, sepse besojmë se vetëm nga ngrohtësia e takimit me njëri-tjetrin lind forca për të ndërtuar veprime të përbashkëta dhe për t’i qëndruar përballë, së bashku, padrejtësive.

📢 Nga kjo hapësirë, me energjinë e solidaritetit, do t’i bëjmë zërat tanë të dëgjohen në Tiranë dhe më pas, bashkë me shoket e kolektivit H.A.N.A. në Lezhë, do të çojmë mesazhin tonë përpara CPR-ve: për të thënë jo qendrave të ndalimit, jo eksportimit të dhunës evropiane dhe jo kolonialitetit që riprodhohet çdo ditë në kufijtë tanë.

🌍 A është Europa ende ëndrra jonë?

Kjo është pyetja që do të udhëheqë dy ditët tona së bashku: një pikënisje për të rimenduar solidaritetin dhe përkatësinë përtej kufijve dhe hierarkive që vetë Europa ka ndërtuar.

Do ta shqyrtojmë këtë pyetje përmes diskutimeve të ndërlidhura mbi migracionin, kujtesën dhe varësinë, duke parë se si identitetet dhe marrëdhëniet e nënshtrimit janë formuar nga qendra evropiane. Do të analizojmë marrëveshjen Rama–Meloni si një formë të re vasaliteti politik dhe humbjeje të sovranitetit, rolin e Ballkanit si zonë që "amortizon" dhunën europiane, si dhe lidhjet koloniale mes Italisë dhe Shqipërisë.

🔎Do të ndalemi gjithashtu te Palestina, si një tokë e pushtuar dhe e kolonizuar, dhe te Flotilla, si një frymë rezistence dhe solidariteti që lidh luftërat për drejtësi nëpër kontinente. Po ashtu, do të reflektojmë mbi ekologjinë dekoloniale, të drejtat e punëtorëve dhe lirinë e lëvizjes, duke nxjerrë në pah lidhjet e thella mes luftërave, kolonializmit dhe shkatërrimit mjedisor.

✊🏾✊🏼Së bashku, synojmë ta rimendojmë Mesdheun si një hapësirë politike rezistence dhe solidariteti: për të çmontuar dhunën e së tashmes dhe për të imagjinuar një Europë ndryshe: nga poshtë, të drejtë dhe vërtet dekoloniale.

𝗔𝘀𝗮𝗺𝗯𝗹𝗲 𝗡𝗱ë𝗿𝗸𝗼𝗺𝗯ë𝘁𝗮𝗿𝗲 – “𝗔 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗘𝘂𝗿𝗼𝗽𝗮 𝗲𝗻𝗱𝗲 ë𝗻𝗱𝗿𝗿𝗮 𝗷𝗼𝗻ë?Çfarë do të thotë sot të jesh pjesë e Europës? A mbetet ajo një...
23/10/2025

𝗔𝘀𝗮𝗺𝗯𝗹𝗲 𝗡𝗱ë𝗿𝗸𝗼𝗺𝗯ë𝘁𝗮𝗿𝗲 – “𝗔 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗘𝘂𝗿𝗼𝗽𝗮 𝗲𝗻𝗱𝗲 ë𝗻𝗱𝗿𝗿𝗮 𝗷𝗼𝗻ë?

Çfarë do të thotë sot të jesh pjesë e Europës? A mbetet ajo një hapësirë shprese, apo është shndërruar në simbol i pabarazive, padrejtësive dhe kufizimeve të reja?

🗓 𝟮 𝗡ë𝗻𝘁𝗼𝗿 𝟮𝟬𝟮𝟱 | 𝟬𝟵:𝟯𝟬 – 𝟭𝟰:𝟬𝟬 | 𝗧𝗶𝗿𝗮𝗻ë
Një asamble reflektuese mbi kuptimin e sotëm të Europës, me perspektiva filozofike, politike dhe personale. Diskutime të hapura për aktivistë, studiues, intelektualë dhe të gjithë ata që duan të kuptojnë dhe të ndikojnë mbi të ardhmen e hapësirës sonë europiane.

💬 Bashkohuni për të ndarë mendime, për të sfiduar narrative të zakonshme dhe për të reflektuar mbi rolin e qytetarëve në Europën që kërkon drejtësi, barazi dhe solidaritet.

🔗 https://forms.gle/JdBXbPmsHVC9UW5N6

🌍 Rama dhe Meloni konfirmohen rojtarë burgu të kësaj Evrope të verbër para të drejtave njerëzore.Me deportimin e 3-të de...
28/01/2025

🌍 Rama dhe Meloni konfirmohen rojtarë burgu të kësaj Evrope të verbër para të drejtave njerëzore.

Me deportimin e 3-të detyruar dhe të jashtëligjshëm të migrantëve në Shqipëri, dhe konfirmohen si rojtarët e një politike çnjerëzore që e ka kthyer mikpritjen në .

📍 49 migrantë, kryesisht nga Bangladeshi, së bashku me persona nga Egjipti, dhe dy përkatësisht nga Bregu i Fildishtë dhe Gambia, u trasferuan sot në qendrën e Shëngjinit për identifikim dhe vlerësim. Midis tyre, u identifikuan 5 persona të mitur dhe në gjendje të brishtë, të cilët sipas ligjit nuk duhet të kishin përballuar ditë të tëra udhëtim në anijen ushtarake për t'u sjellë në Shqipëri.

⚠️ Vazhdojnë (dhe shtohen rrugës) shkeljet e të drejtave dhe të ligjit mbi azilin:
- Procesi i shqyrtimit paraprak dështoi edhe këtë herë: rezultuan 5 persona të mitur dhe në gjendje shëndetësore të dobët të cilët u sollën pa të drejtë në Shëngjin dhe të cilët po dërgohen në Itali.
- Vazhdon zbatimi (ose tentativat) i marrëveshjes , si pjesë e një sistemi çnjerëzor të deportimit dhe burgosjes së migrantëve. Pavarësisht se dy operacionet ushtarake u hodhën poshtë nga Gjykatat.
- Vazhdon këmbëngulja me Egjiptin dhe Bangladeshin pavarësisht se u gjykua e jashtëligjshme lista e "vendeve të sigurta" e përgatitur nga Italia. Listë veçanarisht problematike për këto dy shtete.
- Mungesa e përfaqësuesve të ONM / IOM (Organizata Ndërkombëtare e Migracionit, pjesë e OKB-së) gjatë vëzhgimit paraprak pengoi verifikimet e pavarura dha garancinë që jep prania e tyre. Për rrjedhojë, ky operacion deportimi është akoma më i paligjshëm.

🛑 Tryeza e rrumbullakët për Azil dhe Imigracion (TAI), së bashku me Grupin e Kontaktit Parlamentar, të cilët monitoruan situatën nga afër denoncojnë publikisht këto shkelje të rënda të të drejtave: "Është e domosdoshme të ndalen këto operacione që i kthejnë jetët njerëzore në numra dhe të sigurohet respektimi i dinjitetit dhe të drejtave themelore për të gjithë".

Zjarr në Qendrën e Pritjes për Azil në Babrru: asnjë i lënduar por prej 3 ditësh asnjë lajmMë 16 janar në orën 8.40 të m...
19/01/2025

Zjarr në Qendrën e Pritjes për Azil në Babrru: asnjë i lënduar por prej 3 ditësh asnjë lajm

Më 16 janar në orën 8.40 të mëngjesit ka rënë zjarr në Qendrën e azilkërkuesve në Babrru (Tiranë). Fatmirësisht, nuk pati asnjë të lënduar, dhe zjarri u shua menjëherë nga zjarrëfikësit por dëmet materiale duket se janë të konsiderueshme dhe personat e pranishëm u zhvendosën në struktura të tjera të papërcaktuara.

Sipas autoriteteve, shkaktar i mundshëm i zjarrit ishte një shkëndijë elektrike, por është thelbësore që hetimet të përcaktojnë me saktësi përgjegjësitë dhe shkaqet e rënies së zjarrit për të shmangur raste të ngjashme në të ardhmen. Po ashtu është thelbësore që autoritetet kompetente të marrin masa kundër zjarrit dhe protokolle për mirëmbajtjen dhe parandalimin e tyre.

Gjithashtu si kolektiv ngrejmë disa pikëpyetje mbi kushtet dhe kapacitetin pritës të mjediseve të reja të strehimit, si dhe mbi qëndrueshmërinë afatgjatë të zgjidhjeve të propozuara.

Inkurajojmë edhe organizatat e pavarura (OJQ, media, grupe të mbrojtjes së të drejtave të njeriut) të monitorojnë rregullisht gjendjen e qendrave dhe të bashkëpunojnë në përmirësimin e standardeve.

Qëndrojmë në vëzhgim dhe në pritje.

Një vit pas nënshkrimit të marrëveshjes Rama-Meloni, Rrjeti Kundër Burgimit të Emigrantëve, një rrjet i krijuar nga besë...
08/11/2024

Një vit pas nënshkrimit të marrëveshjes Rama-Meloni, Rrjeti Kundër Burgimit të Emigrantëve, një rrjet i krijuar nga besëlidhja mes organizatave shqiptare dhe italiane dhe nga takimi i rrugëtimeve të shumta dhe rrjeteve të mobilizimit kundër burgimit administrativ dhe kufizimit të lirisë së lëvizjes së njerëzve emigrantë, u mblodh pranë Parlamentit Shqiptar në Tiranë për të rigjallëruar një rrugëtim të përbashkët mobilizimi kundër sistemit të CPR-ve, eksternalizimit të kufijve dhe pushtimit të territorit shqiptar për shërbim të politikave represive dhe koloniale.

Kundërshtimi i atyre që jo vetëm thonë “jo” ndaj modeleve që imitojnë – siç konfirmohet nga personat që kanë qenë të ndaluar aty – kampet libike, ku kryhen abuzime të çdo lloji dhe ku vazhdojnë të humbasin jetën njerëz, por edhe atyre që angazhohen përditë me këshillime ligjore, projekte integrimi, shkolla të gjuhës italiane, aktivitete sportive dhe të tjera për të mbrojtur mikpritjen e denjë, lirinë e lëvizjes dhe vetëvendosjen e individëve, kudo që ata zgjedhin të rindërtojnë jetën e tyre.

Riafirmojmë refuzimin tonë për zgjedhjen e qeverisë italiane për të përhapur në Shqipëri modelin e eksternalizimit të kufijve, me synimin që ky model të bëhet, siç e shprehu presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, një sistem i legjitimuar për Europën në vitet e ardhshme. Në të njëjtën kohë, ne kundërshtojmë vendimet e qeverisë shqiptare të Edi Ramës për të lidhur marrëveshje me qeveri neofashiste, si ajo italiane e udhëhequr nga Giorgia Meloni, duke i justifikuar ato si një “borxh moral” që populli shqiptar duhet t’i ketë Italisë për mikpritjen ndaj refugjatëve shqiptarë në të kaluarën.

Por shqiptarët nuk harrojnë trajtimin që iu rezervua nga qeveritë italiane ndër vite. Ata nuk harrojnë që shteti italian burgosi mijëra refugjatë shqiptarë në stadiumin e Barit, duke i lënë aty për 7 ditë pa ujë e ushqim.
(Vazhdoni ne komentet 🔽🔽)

🔴 Lajmërim për shtyp: asamblea e parë italiane “NoCPR” | “JoCPR” 🔴Qindra njerëz nga Siçilia në Bolzano, nga Torino në Fr...
15/10/2024

🔴 Lajmërim për shtyp: asamblea e parë italiane “NoCPR” | “JoCPR” 🔴

Qindra njerëz nga Siçilia në Bolzano, nga Torino në Friuli dhe në Shqipëri. Lëvizje, shoqata, juristë, qytetarë të interesuar. Një ditë e gjatë dhe intensive takimesh dhe diskutimesh, asamblesh të hapura dhe thellimesh tematike (4 tryezat ishin mbi praktikat monitoruese dhe mbështetëse; shëndetësinë; proceset e krijimit të të parregullt; të delokalizimit në Shqipëri) që vendosën nevojën për të vazhduar fuqishëm këtë rrugëtim, duke ndërtuar aleanca të reja. dhe duke vendosur bashkëpunimin me të gjitha subjektet që duan të ndalojnë sistemin e CPR dhe paraburgimit administrativ.

Një sistem që qeveria Meloni po përforcon me mizori duke propozuar hapje të reja të kampeve të përqëndrimit të kohëve tona, në toka si ajo e Shqipërisë.

Pikërisht përballë deportimeve në vijim drejt qendrave në Shqipëri e ndjejmë detyrën të shprehemi publikisht dhe të thërrasim gjithë shoqërinë të kundërshtojë këtë marrëveshje. Nuk mund të pranojmë palëvizur një sulm tjetër ndaj lirisë së lëvizjes dhe të lejojmë që kjo të bëhet një shabllon i përsëritshëm në të gjithë Evropën sepse, siç e kemi sjellë në apelin tonë ndaj ditës së djeshme, besojmë që Italia dhe Evropa përfaqësojnë tokë shprese në të cilën të jetohet një jetë më e mirë, fryt i betejave të shkurara dhe të tashme.Vetëm kështu mund të ndërtojmë një të ardhme më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.

⚠️ 1/2 (lexo komentin në vijim)👇🏻👇🏻

Sot vizituam Qendrën pritëse për Azil në Babrru.E gjetëm pothuajse bosh. Vendasit na thanë që valët e mëdha të mërgimtar...
09/09/2024

Sot vizituam Qendrën pritëse për Azil në Babrru.

E gjetëm pothuajse bosh. Vendasit na thanë që valët e mëdha të mërgimtarëve kanë rënë. Por ato pak që kanë ngelur, sipas dëshmisë së komunitetit, kanë filluar punë në zonë.

Në vijim do të bëjmë vizita të tjera dhe do të mbledhim informacione. Na ndiqni për më shumë!

Live nga protesta për të drejtën e votës së diasporës!
18/07/2024

Live nga protesta për të drejtën e votës së diasporës!

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Mesdhe posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share