Different & Equal

Call Website

Different & Equal Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Different & Equal, Nonprofit Organization, Adresa Postare: Organizata “Të Ndryshëm & Të Barabartë” Rr: Fortuzi, Godina nr. 24, Hyrja nr. 4, Apartamenti. nr. 4 , Tiranë, Tirana.

The activities planned and implemented by "Different & Equal” organization aim to meet the National Strategies and Action Plans for combating human trafficking and the organization's obligations as a member of the National Referral Mechanism for victims of trafficking. Since 2004, "Different & Equal" contributes to these lines:

- Reintegration services for Albanian victims of trafficking and their children including residential and community services;
- Activities to facilitate and increase access of victims of trafficking in public services;
- Community awareness about the consequences of trafficking and the rights of victims of trafficking;
- Activities for the evaluation of the formal labor market and increasing the access of victims to it;
- Technical and financial support for income generation and self-employment;
- Training for NGOs and state institutions;
- Studies and evaluations of the process of reintegration of victims of trafficking;
- Participation in the process of identifying victims of trafficking;
- Information and technical advice on drafting laws and legislation to protect victims of trafficking.

Në kuadër të Muajit Kombëtar Antitrafik, vijojmë aktivitetet ndërgjegjësuese me nxënësit.📍 Aktivitetet u zhvilluan në:🏫 ...
14/10/2026

Në kuadër të Muajit Kombëtar Antitrafik, vijojmë aktivitetet ndërgjegjësuese me nxënësit.

📍 Aktivitetet u zhvilluan në:
🏫 Shkollën 9-vjeçare “Picar”, Bashkia Vorë;
🏫 Shkollën 9-vjeçare “Ahmet Zogu” dhe gjimnazin “Ibrahim Rugova”, Bashkia Kamëz;
🏫 Shkollën 9-vjeçare “Dëshmorët e Lirisë”, Njësia Administrative nr. 5, Bashkia Tiranë.

Gjatë takimeve, nxënësit diskutuan mbi trafikimin e fëmijëve, format e shfrytëzimit, identifikimin e situatave të rrezikshme dhe rëndësinë e kërkimit të ndihmës.

🤝 Përmes bashkëpunimit me shkollat dhe profesionistët, vijojmë përpjekjet për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të mbrojtur fëmijët nga trafikimi dhe shfrytëzimi.

Të njohim. Të identifikojmë. Të parandalojmë. Të raportojmë.

📢 Sensibilizim kundër trafikimit të qenieve njerëzoreNjësia Lëvizëse Shkodër, zhvilloi një takim sensibilizues me nxënës...
13/10/2026

📢 Sensibilizim kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Njësia Lëvizëse Shkodër, zhvilloi një takim sensibilizues me nxënësit e gjimnazit “Shejnaze Juka”, me fokus parandalimin dhe ndërgjegjësimin mbi trafikimin e qenieve njerëzore.

Gjatë takimit u diskutua mbi format e trafikimit, mënyrat e identifikimit të situatave të rrezikut, si dhe rëndësinë e informimit dhe mbrojtjes së të rinjve.

💙 Informimi dhe ndërgjegjësimi janë hapa të rëndësishëm drejt parandalimit të trafikimit!

💚 10 TETOR | DITA BOTËRORE E SHËNDETIT MENDOR 🧠🌍 Shëndeti mendor është një e drejtë universale e njeriut!Çdo individ mer...
10/10/2026

💚 10 TETOR | DITA BOTËRORE E SHËNDETIT MENDOR 🧠
🌍 Shëndeti mendor është një e drejtë universale e njeriut!

Çdo individ meriton të jetojë me dinjitet, të ndihet i dëgjuar, të marrë mbështetjen e nevojshme dhe të ketë akses në shërbime që mbrojnë mirëqenien e tij mendore. 🤍

Shëndeti mendor nuk është privilegj. Është e drejtë për të gjithë! 💚

Fuqizim Gjithëpërfshirje

📢 Aktivitet Ndërgjegjësues & InformuesNë kuadër të projektit “Riintegrim dhe fuqizim për viktimat e trafikimit në Shqipë...
08/10/2026

📢 Aktivitet Ndërgjegjësues & Informues

Në kuadër të projektit “Riintegrim dhe fuqizim për viktimat e trafikimit në Shqipëri përmes shërbimeve gjithëpërfshirëse dhe ndërgjegjësimit të komunitetit” në Qendrën “Të Ndryshëm & Të Barabartë” u zhvillua një aktivitet informues me përfituese, me temë:

⚖️ “Kompensimi i viktimave të veprës penale”

Gjatë aktivitetit, përfitueset u informuan mbi:
🔹 të drejtën për kompensim;
🔹 format e kompensimit;
🔹 procedurat për paraqitjen e kërkesës;
🔹 institucionet përgjegjëse;
🔹 mundësitë për të marrë informacion dhe mbështetje.

🤝 Informimi është një hap drejt fuqizimit dhe aksesit në drejtësi. Përmes njohjes së të drejtave dhe mekanizmave të mbështetjes, viktimat mund të marrin vendime më të informuara dhe të kërkojnë mbështetjen që u takon.

Ky aktivitet u realizua me mbështetjen e AAPSK

TëDrejtatEViktimave TëNdryshëmDheTëBarabartë

📚🧡 Vijojnë aktivitetet ndërgjegjësuese edhe në Lezhë!Në kuadër të Muajit të Luftës kundër Trafikimit të Personave, stafi...
08/10/2026

📚🧡 Vijojnë aktivitetet ndërgjegjësuese edhe në Lezhë!

Në kuadër të Muajit të Luftës kundër Trafikimit të Personave, stafi i “Të Ndryshëm & Të Barabartë” – Njësia Lëvizëse Lezhë, zhvilloi takime informuese dhe ndërgjegjësuese me nxënësit maturantë, stafin pedagogjik dhe prindërit e Shkollës së Mesme të Bashkuar “Zejmen”, Lezhë.

💬 Me nxënësit u diskutua mbi:
• trafikimin e qenieve njerëzore dhe format kryesore të tij;
• shenjat paralajmëruese të situatave të mundshme të trafikimit;
• rreziqet e ofertave të dyshimta për punë, udhëtime apo përfitime financiare;
• mënyrat e vetëmbrojtjes dhe reagimit në situata të dyshimta;
• rëndësinë e kërkimit të ndihmës dhe raportimit të rasteve të dyshuara.

👥 Takimet me stafin pedagogjik dhe prindërit u fokusuan gjithashtu në rëndësinë e informimit, identifikimit të hershëm të shenjave të rrezikut dhe rolit që familja dhe shkolla kanë në mbrojtjen e të rinjve.

🎯 Përmes këtyre aktiviteteve synojmë të forcojmë aftësitë e të rinjve për të identifikuar rrezikun, për t’u mbrojtur dhe për të kërkuar ndihmë në kohë.

MuajiAntitrafik

🧡 7 Tetor | Dita Botërore për Punë të DenjëÇdo person ka të drejtën për një punë të sigurt, të drejtë dhe pa shfrytëzim....
07/10/2026

🧡 7 Tetor | Dita Botërore për Punë të Denjë

Çdo person ka të drejtën për një punë të sigurt, të drejtë dhe pa shfrytëzim.

Në këtë ditë, sjellim në vëmendje rëndësinë e parandalimit të punës së detyruar dhe trafikimit të qenieve njerëzore, veçanërisht në sektorë ku rreziku i shfrytëzimit mund të jetë i pranishëm.

🤝 Punë e denjë është edhe një hap drejt një turizmi më të sigurt dhe më të përgjegjshëm.

📍 **Tiranë | 7 Tetor 2026**Në kuadër të aktiviteteve të **Muajit Antitrafik**, Organizata “Të Ndryshëm dhe të Barabartë”...
07/10/2026

📍 **Tiranë | 7 Tetor 2026**

Në kuadër të aktiviteteve të **Muajit Antitrafik**, Organizata “Të Ndryshëm dhe të Barabartë”, në bashkëpunim me , zhvilloi një sesion informimi me fokus **parandalimin, identifikimin proaktiv dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore**.

🤝 Në aktivitet morën pjesë 27 profesionistë nga institucione, agjenci dhe organizata.

💬 Diskutimet u fokusuan në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, rritjen e identifikimit proaktiv, referimin dhe mbrojtjen e viktimave, si dhe në ndërgjegjësimin dhe fuqizimin e mekanizmave vendorë.

💙Vijojnë aktivitetet në kuadër të Muajit Antitrafik!Këtë herë, në Shkodër, u zhvillua një sesion informues me nxënësit e...
06/10/2026

💙Vijojnë aktivitetet në kuadër të Muajit Antitrafik!

Këtë herë, në Shkodër, u zhvillua një sesion informues me nxënësit e Shkollës 9-vjeçare “Skënderbeg”, me fokus trafikimin e qenieve njerëzore dhe mënyrat për ta njohur dhe parandaluar atë.

Gjatë takimit u diskutua mbi format e trafikimit, mënyrat e rekrutimit dhe shfrytëzimit, faktorët e rrezikut, si dhe rëndësinë e kërkimit të ndihmës dhe raportimit të rasteve të dyshuara.

📚 Sepse informimi i të rinjve është një hap i rëndësishëm drejt parandalimit.

🤝 Bashkëpunim për parandalimin e trafikimit dhe shfrytëzimit në punë Inspektorati i Punës dhe Organizata “Të Ndryshëm & ...
06/10/2026

🤝 Bashkëpunim për parandalimin e trafikimit dhe shfrytëzimit në punë Inspektorati i Punës dhe Organizata “Të Ndryshëm & Të Barabartë” nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi, me qëllim forcimin e përpjekjeve të përbashkëta për parandalimin e trafikimit të personave, identifikimin e hershëm dhe referimin në kohë të viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit për qëllime shfrytëzimi për punë.

🎯 Bashkëpunimi do të ketë një fokus të veçantë në sektorin e turizmit duke forcuar bashkëpunimin ndërmjet strukturave të Inspektoratit të Punës dhe Njësive Lëvizëse të Organizatës. Marrëveshja parashikon:
• forcimin e bashkëpunimit në nivel vendor për identifikimin dhe referimin e rasteve;
• shkëmbimin e informacionit dhe përvojave ndërmjet palëve;
• organizimin e aktiviteteve të përbashkëta informuese dhe ndërgjegjësuese për punëmarrësit, punëdhënësit dhe personat në rrezik;
• koordinimin dhe ndjekjen e referimeve, duke garantuar konfidencialitetin dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Ky bashkëpunim zhvillohet në kuadër të projektit “Forcimi i Identifikimit dhe Parandalimit të Trafikimit të Qenieve Njerëzore (TQNJ) përmes Angazhimit të Turizmit të Përgjegjshëm në Shkodër, Tiranë, Lezhë dhe Pogradec”, zbatuar nga Organizata “Të Ndryshëm & Të Barabartë”, me mbështetjen financiare të EU4FAST.

🛡️ Parandalimi i shfrytëzimit në punë dhe mbrojtja e punëmarrësve kërkojnë bashkëpunim, identifikim të hershëm dhe reagim të koordinuar.

🤝 Së bashku për punë të denjë, të sigurt dhe pa shfrytëzim.

📍
“TëNdryshëm&TëBarabartë”

Jo gjithmonë duket. 👀 Por shenjat mund të njihen.Një premtim për një punë.Një udhëtim që duket si një mundësi.Një ofertë...
06/10/2026

Jo gjithmonë duket. 👀 Por shenjat mund të njihen.

Një premtim për një punë.
Një udhëtim që duket si një mundësi.
Një ofertë që tingëllon shumë e mirë për të qenë e vërtetë.
Një person që të fiton besimin.

Po kur pas tyre fshihet një rrezik?

📍 Tiranë | Shkolla 9-vjeçare “Niket Dardani”

43 nxënës të klasave të VI-ta dhe VII-ta diskutuan mbi trafikimin e fëmijëve, mënyrën se si mund të ndodhë, situatat e rrezikut dhe ku mund të drejtohen për ndihmë.

📍 Pogradec | Shkollë 9-vjeçare

Me nxënësit e klasave të IX-ta u diskutua mbi format e trafikimit, faktorët e rrezikut, mënyrat e identifikimit të situatave të trafikimit, si dhe rëndësinë e parandalimit dhe kërkimit të ndihmës.

Sepse të dish të dallosh shenjat mund të jetë hapi i parë drejt mbrojtjes.

Të njohim. Të parandalojmë. Të mbrojmë.

Address

Adresa Postare: Organizata “Të Ndryshëm & Të Barabartë” Rr: Fortuzi, Godina Nr. 24, Hyrja Nr. 4, Apartamenti. Nr. 4 , Tiranë
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Different & Equal posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share