Programi Shërbimit Trajnimit për NP, i ka fillimet në vitin 2005, fillimisht në 12 degët qendër qarku dhe më pas, në vitin 2008, me riorganizimin e strukturës së KKSH, ky shërbim u shtri në të 39 degët. KKSH, mbështetur në Ligjin 8378, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, dhe në marrëveshjet tripalëshe me Ministrinë e Transportit dhe e të Infrastrukturës dhe Ministrinë e Shëndetësisë, ofron s
hërbim të dhënies së ndihmës së parë për disa grupe shenjë në rrezik si kandidatët e rinj për drejtues automjeti dhe personat që ndryshojnë kategorinë e lejes së drejtimit të automjetit. Për të rritur standardet dhe për të unifikuar “Shërbimin e trajnimit të NP”, në vitin 2008, u bë certifikimi i këtij shërbimi nga Qendra Europiane e Referencave të NP, proces ky që lejoji autorizimin e përdorimit të Logos të kësaj qendre nga KKSH. Në vitin 2013, kjo qendë3r, tashmë Qendra Globale e Referencave për NP, rivlerësoi kapacitetet vepruese të KKSH në këtë fushë duke miratuar përdorimin sërish të Logos së saj dhe për 5 (pesë) vite në vazhdim. KKSH realizon trajnime të grupeve shenjë me njohuri të NP, duke synuar ofrimin e një shërbimi sa më cilësor dhe të qëndrueshëm për grupet shenjë në rrezik. Për këtë programi punon në këto drejtime:
Zhvillimi i kurseve të trajnimit NP me kandidatët drejtues të automjeteve;
Trajnimi i të gjithë kandidatëve të rinj për drejtues automjeti, si dhe të personave që ndryshojnë kategorinë e lejes së drejtimit;
Zhvillimi i një procesi të plotë dhe korrekt, që nga momenti i regjistrimit të kursantit, deri në marrjen e dëshmisë së trajnimit, në zbatim të Rregullores për Zhvillimin e Kurseve të Trajnimit me kandidatët drejtues automjeti dhe të Udhëzuesit Pedagogjik;
Kryerje me cilësi të procesit të mësimdhënies, me parametrat e një shërbimi bashkëkohor, i unifikuar në të 39 degët e KKSH;
Forcimi i kapaciteteve të burimeve njerëzore të degëve KKSH, trajnimi i instruktorëve të rinj të NP, bazuar në standardet e Qendrës Globale të Referencave për NP;
Ngritja e një sistemi të dhënash (database) për çdo instruktor aktiv të NP;
Përmirësimi i marrëdhënieve të bashkëpunimi të ndërsjellë me Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës dhe Drejtoritë rajonale të shërbimit të transportit rrugor. Ofrimi dhe zhvillimi i kurseve të NP për kompani private në fushën e ndërtimit dhe prodhimit, për institucione shtetërore, OJF, studentë të fakultetit të mjekësisë, publikun e gjerë dhe grupe shenjë në rrezik. Ofrimi dhe zhvillimi i kurseve të NP për: kompani private ndërtimi dhe prodhimi, institucione, OJF, në 39 degët e KKSH, në zbatim të Kodit të Punës, Ligji nr. 10 053, datë 29.12.2008, neni 75;
Ofrimi dhe zhvillimi i kurseve të trajnimit të NP për studentë të Fakultetit të Mjekësisë, të cilët pajisen me licencë të ushtrimit të profesionit, në zbatim të Urdhrit n 82, datë 22.02.2011, “Për organizimin e provimeve të shtetit për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”;
Trajnimi për NP për grupet shenjë në rrezik: policia, zjarrfikëset, shërbimi ambulator;
Ofrimi i trajnimit të NP për publikun e gjerë.