08/10/2026
“Zgjidh konfliktin, jo dhunën” nuk është vetëm një mesazh, por një mënyrë për të ndërtuar një shkollë dhe një shoqëri më të sigurt.
Sot, në kuadër të projektit “Partneritet për Shkolla të Sigurta – Zgjidh Konfliktin, jo Dhunën”, me donacion SCPA dhe Suedi Sverrige, u zhvillua një takim i veçantë me nxënësit e shkollës “Dhora Leka”, së bashku drejtuesit, me mësuesit, psikologun e shkollës, oficerin e sigurisë dhe znj. Drita Avdyli.
Në qendër të bisedës ishte Komunikimi, zgjidhjet me pajtim midis shokëve, ndërmjetësimi, respektimi i Kodit Etik në shkollë, dialogu dhe rëndësia e krijimit të një ambienti shkollor pa konflikte dhe pa dhunë. Folëm për fuqinë e komunikimit të sinqertë, respektit reciprok dhe mirëkuptimit si bazë për marrëdhënie më të shëndetshme mes të rinjve.
Sepse një konflikt mund të bëhet mundësi për mirëkuptim, kur zgjedhim të dëgjojmë, të flasim dhe të respektojmë njëri-tjetrin.