18/06/2018
Tortikolis është një deformim që shkaktohet nga kontraktura e muskulit sternokleidomastoid. Karakteristikë dalluese është përkulja e kokës drejtë supit nga ana e muskulit të prekur, shoqëruar me rrotullim (rotacion) të qafës në drejtim të kundërt të tij dhe asimetri të fytyrës.
Besohet se muskuli sternokleidomastoid i nënshtrohet degjenerimit fibroz gjatë pozicionit të fetusit në uterus ose traumave që mund të ndodhin gjatë aktivitetit të lindjes. Në javët e para pas lindjes vërehet një kufizim i lëvizjeve të qafës te fëmija dhe në pjesën distale të muskulit sternokleidomastoid vërehet një masë e fortë fuziforme. Pas disa muajsh kjo masë zhduket, por muskuli mbetet i shkurtuar.
Ç’është Tortikolis!? Tortikolis është një deformim që shkaktohet nga kontraktura e muskulit sternokleidomastoid. Karakteristikë dalluese është përkulja e kokës drejtë supit nga ana e muskulit të prekur, shoqëruar me rrotullim (rotacion) të qafës në drejtim të kundërt të tij dh...