05/10/2026
🛡️Preventing disease and being ready for health emergencies are central to protecting lives in Albania.
In his first visit to a health institution in Albania since taking up his role, WHO Representative Dr Fabio Scano met Institute of Public Health Director Dorina Toçi and programme leads to discuss where WHO’s support can make the greatest difference.
Building on a longstanding partnership, discussions focused on strengthening immunization and disease surveillance, improving breast and cervical cancer screening, and advancing to***co control, among others. Emergency preparedness was another priority, with an emphasis on turning the National Action Plan for Health Security into funded, practical action.
🇦🇱 Dr Scano highlighted WHO’s readiness to support public health legislation and its implementation as Albania advances towards EU accession. He also encouraged greater participation by Albanian experts in WHO scientific and advisory bodies, building on the Institute’s operational research capacity.
🤝 WHO will continue working with the Institute to translate public health priorities into action that protects communities and improves people’s health and well-being.
--
🛡️ Parandalimi i sëmundjeve dhe gatishmëria për emergjencat shëndetësore janë thelbësore për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të njerëzve në Shqipëri.
Në vizitën e tij të parë në një institucion shëndetësor në Shqipëri që prej marrjes së detyrës, Përfaqësuesi i OBSH-së, Dr Fabio Scano, u takua me Drejtoreshën e Institutit të Shëndetit Publik, Dorina Toçi, dhe drejtuesit e programeve për të diskutuar fushat ku mbështetja e OBSH-së mund të ketë ndikimin më të madh.
Duke u mbështetur në një partneritet të konsoliduar ndër vite, diskutimet u përqendruan, ndër të tjera, në forcimin e imunizimit dhe mbikëqyrjes së sëmundjeve, përmirësimin e depistimit për kancerin e gjirit dhe të qafës së mitrës, si dhe avancimin e kontrollit të duhanit. Një tjetër përparësi ishte gatishmëria për emergjencat shëndetësore, me fokus në kthimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Sigurinë Shëndetësore në masa konkrete dhe të financuara.
🇦🇱 Dr Scano nënvizoi gatishmërinë e OBSH-së për të mbështetur legjislacionin në fushën e shëndetit publik dhe zbatimin e tij, ndërsa Shqipëria përparon drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ai inkurajoi gjithashtu një përfshirje më të madhe të ekspertëve shqiptarë në organet shkencore dhe këshillimore të OBSH-së, duke u mbështetur në kapacitetet e Institutit për kërkim operacional.
🤝 OBSH do të vijojë bashkëpunimin me Institutin për t’i kthyer prioritetet e shëndetit publik në veprime konkrete që mbrojnë komunitetet dhe përmirësojnë shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve.
Instituti i Shëndetit Publik - Faqja zyrtaregov.al