20/05/2026
Moduli i trajnimit: “Edukimi për qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen e mjedisit”
Trajnim Online: dt. 2-3 Qershor 2026
Kohëzgjatja: 8 orë
Numri i krediteve: 8 kredite
Moduli “Edukimi për qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen e mjedisit” është me rëndësi thelbësore pasi pajis mësuesit me njohuri dhe mjete praktike për të integruar konceptet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe aftësitë e gjelbra në procesin mësimor. Ai ndihmon në transformimin e arsimit drejt një qasjeje më gjithëpërfshirëse, që nxit mendimin kritik, kreativitetin dhe përgjegjësinë qytetare te nxënësit. Përmes këtij trajnimi, mësuesit kontribuojnë në ndërtimin e një kulture shkollore që promovon qëndrueshmërinë, mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e kompetencave për jetesë të qëndrueshme.
Valbona Begolli është eksperte dhe trajnere me mbi 10 vite përvojë në menaxhimin e projekteve dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Aktualisht ajo drejton Albacademy, duke udhëhequr programe konsulence dhe trajnimi në sipërmarrje, inovacion dhe zhvillim organizativ. Si trajnere e certifikuar, ka bashkëpunuar me organizata ndërkombëtare si GIZ dhe European Bank for Reconstruction and Development për zhvillimin e moduleve trajnuese dhe mbështetjen e bizneseve e grave sipërmarrëse. Përvoja e saj përfshin planifikimin strategjik, vlerësimin dhe ndërtimin e kapaciteteve për forcimin e menaxhimit efikas dhe të qëndrueshëm.
Afati i aplikimit dhe pagesës: 1 Qershor 2026
Tarifa e aplikimit: ALL 1500
Link-u i aplikimit: https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/24150 Suksese!