Federata e Familjes, Shqipëri

Call Website Contact the organization

Federata e Familjes, Shqipëri Federata e Familjes për Paqe Botërore dhe Bashkim (FFPBB), Shqipëri

Federata e Familjes për Paqe Botërore dhe Bashkim (FFPBB) është degë e FFWPU International, një organizatë ndërkombëtare që përbëhet nga familje që përpiqen të mishërojnë idealin e dashurisë së vërtetë dhe të ndërtojnë një botë paqeje dhe bashkimi midis të gjithë popujve, racave dhe besimeve, bazuar në vizionin e Reverend Sun Myung Moon të përmbledhura në Parimin Hyjnor. FFPBB u themelua në 1997 në mënyrë që të zgjerojë misionin dhe vizionin e Lëvizjes së Unifikimit për të krijuar një aleancë të njerëzve që kanë vizionin e përbashkët të ndërtimit të familjeve me në qendër Zotin, si baza për komunitete të shëndetshme, shoqëri të qeta dhe një botë paqësore.

Të bashkuar për një të nesërme në paqe!Drejtues të qyteteve dhe përfaqësues të rinj nga FFPBB-Shqipëri dhe W-CARP u bash...
09/10/2026

Të bashkuar për një të nesërme në paqe!

Drejtues të qyteteve dhe përfaqësues të rinj nga FFPBB-Shqipëri dhe W-CARP u bashkuan për të marrë pjesë në Balkan International Youth Summit for Peace 2026.

Të udhëhequr nga vizioni i thellë i themeluesve, Dr. Sun Myung Moon dhe Dr. Hak Ja Han Moon, ne besojmë se, edhe pse rruga drejt paqes ndonjëherë mund të duket e vështirë, ajo nuk është kurrë e paarritshme. Paqja e vërtetë lulëzon kur bashkohemi me njëri-tjetrin, të udhëhequr nga Parimet Universale të Paqes. 🤝✨

Së bashku, qëndrojmë të bashkuar në vizionin tonë për pajtim dhe harmoni të qëndrueshme në të gjithë rajonin e Ballkanit, me një vëmendje dhe shpresë të veçantë për Kosovën.

Le të vazhdojmë të ndërtojmë ura mes njerëzve dhe të formësojmë së bashku një të ardhme më të ndritur, më paqësore dhe të bashkuar! 🇦🇱🇽🇰

IA DOLËM! 🏆Shumë urime për ekipin ATG (Albanian Top Gun), i cili fitoi çmimin për Projektin me Ndikimin më të Madh në ko...
08/10/2026

IA DOLËM! 🏆

Shumë urime për ekipin ATG (Albanian Top Gun), i cili fitoi çmimin për Projektin me Ndikimin më të Madh në konkursin S!NERGY, gjatë Balkan International Youth Summit for Peace 2026!

Një falënderim dhe vlerësim i veçantë për përfaqësuesen tonë të jashtëzakonshme, Brikena Zacellari, e cila prezantoi me shumë përkushtim dhe profesionalizëm vizionin tonë: “The Mind We Don’t Talk About” – “Mendja për të cilën nuk flasim.” 🧠

Me mbështetjen e Federates së Familjes dhe W-CARP, kjo fitore është vetëm fillimi! Jemi shumë të emocionuar të njoftojmë se së shpejti do ta kthejmë këtë nismë në realitet, duke e zbatuar në qytete të ndryshme të Shqipërisë. 🇦🇱

Qëndroni me ne — jemi gati të sjellim ndryshim të vërtetë!

01/09/2026

𝑫𝑬𝑲𝑳𝑨𝑹𝑨𝑻Ë

𝑴𝒃𝒊 𝒗𝒆𝒏𝒅𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒆 𝒈𝒋𝒚𝒌𝒂𝒕ë𝒔 𝒏ë 𝑲𝒐𝒓𝒆𝒏ë 𝒆 𝑱𝒖𝒈𝒖𝒕 𝒏ë 𝒍𝒊𝒅𝒉𝒋𝒆 𝒎𝒆 𝒃𝒂𝒔𝒉𝒌ë𝒕𝒉𝒆𝒎𝒆𝒍𝒖𝒆𝒔𝒆𝒏 𝒆 𝑭𝒆𝒅𝒆𝒓𝒂𝒕ë𝒔 𝒔ë 𝑭𝒂𝒎𝒊𝒍𝒋𝒆𝒔, 𝑫𝒓. 𝑯𝒂𝒌 𝑱𝒂 𝑯𝒂𝒏

𝐅𝐞𝐝𝐞𝐫𝐚𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐞𝐬 𝐩ë𝐫 𝐏𝐚𝐪𝐞 𝐁𝐨𝐭ë𝐫𝐨𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐢𝐦 shpreh keqardhjen e thellë për vendimin e datës 31 gusht 2026 të Gjykatës së Qarkut Qendror të Seulit në lidhje me Dr. Hak Ja Han.

𝐃𝐫. 𝐇𝐚𝐤 𝐉𝐚 𝐇𝐚𝐧, 83 vjeç, është dënuar me dy vite burgim për përfshirje në sferën politike. Për më shumë se gjashtë dekada, ajo i ka kushtuar jetën promovimit të paqes, pajtimit, harmonisë dhe bashkëpunimit ndërfetar, si dhe shërbimit ndaj komunitetit dhe nismave për paqe, veçanërisht përmes përpjekjeve të saj të vazhdueshme për ribashkimin paqësor të Gadishullit Korean. Për kontributin e saj të gjatë, ajo njihet ndërkombëtarisht si “Nëna e Paqes”.

Gjatë gjithë procesit gjyqësor, Dr. Han ka mbrojtur pafajësinë e saj. Ekipi i saj mbrojtës ka kundërshtuar vazhdimisht pretendimin se ajo personalisht ka autorizuar, drejtuar apo marrë me vetëdije pjesë në veprimet e paligjshme të pretenduara nga prokuroria. Duke qenë se çështje të rëndësishme që lidhen me provat, përgjegjësinë individuale dhe interpretimin ligjor mbeten të pazgjidhura, ekipi i saj ligjor do ta apelojë menjëherë vendimin.

Vendimi i 31 gushtit nuk përbën fundin e procesit gjyqësor. Ne besojmë se gjykata e apelit do të shqyrtojë me kujdes, në mënyrë të drejtë dhe të pavarur tërësinë e provave, çështjen e përgjegjësisë personale të Dr. Han, si dhe argumentet dhe çështjet ligjore të ngritura nga mbrojtja.

Shprehim gjithashtu shqetësimin tonë të thellë për pasojat humanitare të paraburgimit të saj të zgjatur dhe pezullimit të mëvonshëm të paraburgimit për shkak të nevojës për trajtim spitalor. Një udhëheqëse shpirtërore në moshë të thyer u mbajt për shumë muaj në kushte që ndikuan seriozisht në gjendjen e saj shëndetësore, duke përfshirë rrëzime të përsëritura dhe nevojën për ndërhyrje kirurgjikale në shpatull, përpara një përcaktimi përfundimtar të fajësisë.

Pavarësisht qëndrimit që dikush mund të mbajë ndaj çështjes ligjore, trajtimi i një personi në moshë të thyer dhe në gjendje të rënduar shëndetësore përpara përfundimit të procesit gjyqësor ngre shqetësime serioze lidhur me parimin e proporcionalitetit, dinjitetin njerëzor dhe mbrojtjen e të drejtave themelore, në kuadër të Kushtetutës së Republikës së Koresë.

U bëjmë thirrje anëtarëve dhe miqve tanë në mbarë botën që të reagojnë në mënyrë paqësore, të përgjegjshme dhe me dinjitet; të qëndrojnë të palëkundur në besimin e tyre dhe të vazhdojnë misionin të cilit Dr. Han i ka kushtuar jetën: pajtimin, forcimin e familjeve, shërbimin ndaj njerëzimit dhe ndërtimin e paqes.

𝑭𝒆𝒅𝒆𝒓𝒂𝒕𝒂 𝒆 𝑭𝒂𝒎𝒊𝒍𝒋𝒆𝒔 𝒑ë𝒓 𝑷𝒂𝒒𝒆 𝑩𝒐𝒕ë𝒓𝒐𝒓𝒆 𝒅𝒉𝒆 𝑩𝒂𝒔𝒉𝒌𝒊𝒎

Para se të përfundojë muaji gusht, dëshirojmë të ndajmë me ju disa momente të veçanta nga Ceremonia e Diplomimit të Semi...
31/08/2026

Para se të përfundojë muaji gusht, dëshirojmë të ndajmë me ju disa momente të veçanta nga Ceremonia e Diplomimit të Seminarit 40-Ditor Yeongseong, e cila u mbajt më 9 gusht 2026 në Qendrën e Trajnimit në Mullet. ✨

Urime nga zemra të gjithë pjesëmarrësve që përfunduan këtë rrugëtim 40-ditor! Ju urojmë të vazhdoni ta mbani gjithmonë shpirtin lart dhe të ecni përpara me të njëjtën energji dhe vendosmëri. 🕊️✨**

Sot përkujtojmë përvjetorin e 14-të të Seonghwa-s së Babait të Vërtetë, Rev. Sun Myung Moon. 🕊️Gjatë 92 viteve të jetës ...
29/08/2026

Sot përkujtojmë përvjetorin e 14-të të Seonghwa-s së Babait të Vërtetë, Rev. Sun Myung Moon. 🕊️

Gjatë 92 viteve të jetës së tij, ai i kushtoi gjithë zemrën dhe jetën një vizioni të thellë: “Një Familje nën Zotin.” Ai punoi pa u lodhur për të shembur ndarjet historike mes racave, feve dhe kombeve, duke na mësuar se paqja botërore fillon nga familja dhe zgjerohet përmes jetesës për të mirën e të tjerëve.

Edhe pse prania e tij fizike na mungon, trashëgimia e tij dhe mesazhi i Dashurisë së Vërtetë vazhdojnë të na udhëheqin edhe sot.

Le të ndalemi për një moment në këtë ditë dhe të reflektojmë se si mund të sjellim më shumë paqe, dashuri dhe pajtim në familjet, komunitetet dhe jetën tonë të përditshme. 🕊️

3-Day Family Workshop in Albania. ✨️🙏🥰
31/07/2026

3-Day Family Workshop in Albania. ✨️🙏🥰

1-Day High Noon Workshop in Albania ✨️High Noon Europe thank you! 😊
30/07/2026

1-Day High Noon Workshop in Albania ✨️
High Noon Europe thank you! 😊

CheonMyeong Worship Concert held last July 12, 2026 at Peace Embassy.
22/07/2026

CheonMyeong Worship Concert held last July 12, 2026 at Peace Embassy.

Projekt Pastrimi - Mullet, Tiranë ✨️
09/07/2026

Projekt Pastrimi - Mullet, Tiranë ✨️

Youth Assembly in 🇦🇱 2026 ❤️‍🔥✨️
06/07/2026

Youth Assembly in 🇦🇱 2026 ❤️‍🔥✨️

Address

Rruga Xibrakeve
Tiranë

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Federata e Familjes, Shqipëri posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Federata e Familjes, Shqipëri:

Shortcuts

Share