Shoqata "Dukaj" - Faqja zyrtare

Shoqata "Dukaj" - Faqja zyrtare Shoqata kulturore “DUKAJ” Tepelenë është një bashkim vullnetar e cila themelohet me qëllime joqeveritare dhe jofitimprurëse.

Shoqata kulturore “DUKAJ” Tepelnë është një bashkim vullnetar ecila themelohet me qëllime joqeveritare dhe jofitimprurëse. Kjoshoqatë ka për qëllim dhe objekt të veprimtarisë së saj të promovojëvlerat më të mira të komunitetit Dukjot, të mbrojë interesat e tyresocilale dhe të nxisë e organizojë aktivitete kulturore me pjesmarrjen egjërë të komunitetit Dukjot në Dukaj, në Tepelenë, Tiranë e kudo nëShqipëri dhe vënde të tjera.

Dukaj – djepi i traditës, kujtesës dhe dashurisë që përcillet brez pas brezi.Ka diçka të veçantë në lidhjen e njeriut me...
25/09/2026

Dukaj – djepi i traditës, kujtesës dhe dashurisë që përcillet brez pas brezi.

Ka diçka të veçantë në lidhjen e njeriut me vendin e të parëve. Mund të kalojnë vite, rrugët e jetës mund të na çojnë larg dhe secili të ndërtojë historinë e tij, por vendi ku kemi hedhur hapat e parë mbetet gjithmonë një pjesë e jona.

E tillë është edhe ngjarja e 15 gushtit 2026, të cilën po e ndajmë më poshtë përmes reflektimit të Arben Shahin Prastës. Një takim mes miqsh e bashkëfshatarësh, një rikthim në bankat e shkollës, te mësuesit, kujtimet dhe vitet e fëmijërisë, por njëkohësisht edhe një shembull i bukur se si kujtesa për të shkuarën mund të shndërrohet në përgjegjësi për të ardhmen.

Veçanërisht domethënëse është nisma e ndërmarrë nga vetë pjesëmarrësit dhe organizatorët e këtij takimi për restaurimin e monumentit të heronjve dhe të rënëve për Atdheun dhe vendosjen me dinjitet të emrave të tyre në Lapidarin e fshatit Dukaj. Një nismë e lindur nga respekti për vendlindjen dhe historinë e saj, e cila nuk synon vetëm ruajtjen e një monumenti, por edhe nderimin e sakrificës dhe kujtesës së përbashkët të fshatit tonë.

Shoqata Dukaj e përshëndet dhe e vlerëson këtë iniciativë të ndërmarrë nga bashkëfshatarët tanë, duke u shprehur mirënjohjen të gjithë atyre që kontribuuan për realizimin e saj. Njëkohësisht, i falënderojmë për mbështetjen dhe kontributin që i kanë dhënë vazhdimisht edhe Shoqatës Dukaj. Shembuj të tillë dëshmojnë se dashuria për vendlindjen dhe përgjegjësia për ruajtjen e historisë së saj na bashkojnë, pavarësisht viteve apo largësisë.

Sepse Dukaj nuk është vetëm vendi nga vijmë. Është kujtesa që na bashkon, rrënja që na mban dhe përgjegjësia që kemi për atë që do t'u lëmë brezave pas nesh.

Më poshtë po ndajmë me ju reflektimin e Arben Shahin Prastës: “Dukaj, 15 Gusht – Kur u kthyem te vetja!”

Reflektim!
U nisëm drejt Dukaj, vendlindjes sonë këtë 15 gusht, secili me vitet e veta mbi supe, por sapo u shfaqën përpara nesh ato male, rruga e njohur, shtëpitë dhe shkolla e dikurshme, për një çast vitet sikur u tërhoqën mënjanë. Nuk ishim më njerëzit që jeta i kishte shpërndarë nëpër qytete e vende të ndryshme. Ishim përsëri ata djem e vajza të vitit 1983, që dikur ndanim të njëjtat banka, të njëjtat ëndrra dhe të njëjtën copë qiell mbi Dukaj.
DUKAJ, 15 GUSHT – KUR U KTHYEM TE VETJA!
Ka vende që i lëmë pas, por që nuk na lënë kurrë. Mund të largohemi prej tyre, të ndërtojmë jetën në qytete të tjera, në shtete të huaja, të kalojmë vite e dekada, të ndryshojmë rrugë, punë, shtëpi e zakone, por diku brenda nesh mbetet gjithmonë një oborr, një rrugicë, një zë, një aromë vere, një bankë shkolle. Për ne, ai vend quhet Dukaj!
Më 15 gusht u kthyem përsëri atje në Dukaj. Jo thjesht për një takim. U kthyem për të prekur me dorë një pjesë të jetës sonë. U kthyem në shkollën ku dikur hynim fëmijë, ku uleshim në banka me duart mbi fletore dhe sytë nga dërrasa e zezë, pa e ditur se vitet do të na merrnin secilin në rrugën e vet.
Atëherë mezi prisnim të rriteshim! Sot, pas më shumë se katër dekadash, do të donim, qoftë edhe për pak minuta, të ishim përsëri ata fëmijë. Por vertet, për disa çaste, kështu ndodhi.
Në bankat e shkollës u ulëm përsëri Eleni Muça, Miranda Islami, Arjan Muça, Astrit Allkaj, Mustafa Gërbaj, Përparim Berxha, Gjergji Kaba, Kanan Hysi, Bejazi Zeneli, Shano Hysi, Sanije Muça, Roza Varfi, Isa Brahaj, Fatmir Kaba, Arsen Muça, Anita Jera dhe unë, Arben Prasta.
Nuk kishte rëndësi çfarë kishim bërë në jetë, ku kishim jetuar, çfarë përgjegjësish kishim mbajtur mbi supe. Në atë klasë ishim përsëri shokët e dikurshëm. Njëri kujtonte një episod. Tjetri një shaka. Dikush një emër. Dikush një ditë të largët që të gjithë mendonim se e kishim harruar. Dhe kujtesa, si një dritare e hapur papritur, na solli përpara syve fytyrat e viteve të fëmijërisë.
Por emocionin më të veçantë të asaj dite e solli prania e mësuesve tanë, Lumturi Muça, Sharo Shanaj dhe Bejo Shanaj. Përballë tyre, koha sikur humbi kuptimin. Ne ishim rritur, thinjat kishin zëvendësuar flokët e rinisë, rrudhat kishin shkruar historitë e secilit në fytyrë, por para mësuesit njeriu mbetet gjithmonë pak nxënës. Në sytë e tyre ne pamë një pjesë të fëmijërisë sonë.Dhe ndoshta edhe ata, duke na parë të ulur përsëri në ato banka, panë për një çast djemtë dhe vajzat e dikurshme.
U bënë fotografi. Shumë fotografi. Por ky takim, ajo ditë nuk mund të mbyllet brenda një fotografie. Sepse fotografia ruan fytyrat, ndërsa kujtesa ruan zërat. Fotografia ruan buzëqeshjen, ndërsa zemra ruan emocionin. Në ato banka nuk ishim vetëm ne të
sotmit. Ishin edhe ata që dikur ishin me ne dhe nuk mundën të vinin. Ishin ata që jeta i ka çuar larg e me ndonjë punë a hall që i pengoi të ishin me ne. Dhe atë ditë kuptuam më fort se kurrë se Dukaj nuk është vetëm vendi i kujtimeve tona. Është vendi i rrënjëve tona.
Por takimi i 15 gushtit kishte edhe një kuptim tjetër. Ne nuk deshëm vetëm të kujtonim. Deshëm edhe të linim diçka pas., sepse dashuria për vendin nuk matet vetëm me fjalët që thuhen për të. Matet edhe me atë që bën për të.
Një pjesë e shokëve dhe miqve tanë u bashkuan për një qëllim që na prek të gjithëve: restaurimin e monumentit të heronjve dhe të rënëve për Atdheun dhe vendosjen me dinjitet të emrave të tyre në Lapidarin e fshatit Dukaj që ndodhet në qender të fshatit.
Në këtë nismë kontribuan: Miranda Islamaj, Arjan Muça, Majlinda Fejzo, Eleni Muça, Përparim Berxha, Fatmir Kaba, Arsen Muça, Mustafa Gërbi, Kanan Hysi, Gjergji Kaba, Isa Brahaj, Arben Prasta dhe Bejazi Zeneli. Për materialet nuk u kursyen në ndihmën e kontributin e tij dhe nipi i Dukaj, Albi Syrja Gërbi.
Ndoshta dikush mund ta shohë këtë thjesht si restaurimin e një monumenti. Por nuk është vetëm kaq. Është shumë më tepër. Është një borxh moral ndaj njerëzve që nuk patën mundësinë të plaken. Është respekt për ata që dhanë jetën për Atdheun dhe që janë modeli për brezat e ardhshëm.Është një mënyrë për t'u thënë brezave që vijnë: Këtu kanë jetuar njerëz që sakrifikuan gjithçka. Mos i harroni.
Emrat e tyre nuk janë thjesht shkronja mbi gur.Pas çdo emri ka pasur një nënë, një baba, një shtëpi, një ëndërr të ndërprerë, një jetë që mund të kishte vazhduar, por që u dha për diçka më të madhe se vetja. Prandaj Lapidari i Dukajt nuk duhet të jetë një gur i heshtur që koha e konsumon. Duhet të jetë kujtesa e gjallë e fshatit.
Një vend ku një fëmijë të ndalet dhe të pyesë: “Kush ishin këta njerëz?” Dhe dikush t'i përgjigjet: “Ishin njerëzit tanë.” Sepse një fshat që harron të rënët e tij, dalëngadalë fillon të harrojë edhe vetveten. Ndërsa një fshat që ruan emrat, historinë, shkollën, monumentet dhe kujtimet e tij, vazhdon të jetojë edhe kur njerëzit shpërndahen larg.
Ndoshta pikërisht ky ishte kuptimi më i bukur i 15 gushtit. Ne u kthyem në bankat e shkollës për të kujtuar se nga kishim ardhur dhe u ndalëm para Lapidarit për të kujtuar ata që kishin qenë para nesh. Njëra ishte kujtesa e fëmijërisë. Tjetra ishte kujtesa e historisë.Dhe të dyja bashkë na thanë të njëjtën gjë: Mos e harroni Dukajn!
Në rininë tonë ne ëndërronim të largoheshim për të parë botën. Sot kuptojmë se një nga ëndrrat më të bukura mund të jetë pikërisht kthimi. Jo domosdoshmërisht kthimi përfundimtar, por kthimi i vazhdueshëm. Kthimi me fëmijët, me nipërit, me miqtë, me ide, me projekte, me dashuri, me përgjegjësi, sepse Dukaj nuk duhet të bëhet vetëm vendi ku shkojmë për të vizituar kujtimet. Duhet të mbetet një vend ku ende krijohen kujtime dhe takimi ynë i 15 gushtit ishte vetëm një ditë.
Por për mua dhe, besoj, për shumë prej nesh, ajo ditë la diçka që nuk mbaroi kur u larguam. Kur dolëm nga klasa dhe lamë pas bankat e shkollës, secili mori me vete një pjesë të asaj dite.Ndoshta një buzëqeshje, një emër, një fotografi, një përqafim, një Kujtim dhe një pyetje: Çfarë mund të bëjmë ne për Dukajn?
Nëse ajo pyetje mbetet gjallë, atëherë takimi ynë nuk ishte thjesht një takim shokësh të vjetër, por ishte fillimi i diçkaje, sepse fshatrat nuk mbahen gjallë vetëm me shtëpi, por mbahen gjallë me njerëz që i duan, me njerëz që kthehen, me njerëz që kujtojnë, me njerëz që japin diçka prej vetes. Më 15 gusht ne u kthyem në shkollën tonë, u ulëm përsëri në bankat ku dikur ëndërronim të ardhmen.
Sepse Dukaj nuk është vetëm vendi ku kemi lindur apo ku jemi rritur, është një pjesë e heshtur e secilit prej nesh. Dhe sa herë që kthehemi atje, në të vërtetë nuk kthehemi vetëm në fshat, Kthehemi te vetja!
Dukaj më 15 Gusht 2026 – refleksion sipas meje! Arben Shahin Prasta.

Me dhimbje të thellë, Shoqata “Dukaj” njofton ndarjen nga jeta të bashkëfshatarit tonë të nderuar, Neshet Haxha.Xha Nesh...
12/08/2026

Me dhimbje të thellë, Shoqata “Dukaj” njofton ndarjen nga jeta të bashkëfshatarit tonë të nderuar, Neshet Haxha.

Xha Nesheti me karakterin e tij mbarti vlerat më të bukura të Labërisë sonë: burrërinë, fjalën e mbajtur, ndershmërinë, bujarinë, mikpritjen dhe dashurinë për vendlindjen. I lidhur fort me vendlindjen dhe njerëzit e saj, ai ruajti gjatë gjithë jetës dashurinë për Dukajn, traditat dhe zakonet tona.

Me karakterin e tij të qetë e fisnik, me respektin për mikun e shokun dhe me dashurinë për familjen, Nesheti la pas kujtimin e një njeriu të mirë dhe të respektuar. Ndarja e tij nga jeta është një humbje e dhimbshme për familjen, të afërmit, miqtë dhe gjithë bashkëfshatarët që e njohën dhe e vlerësuan.

Në këto momente të vështira, Shoqata “Dukaj” i shpreh familjes Haxha dhe të gjithë të afërmve ngushëllimet më të sinqerta dhe u gjendet pranë në dhimbjen e tyre.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet ditën e mërkurë, më 12 gusht 2026, në orën 16:00, në Varrezat e Sharrës, Tiranë.

U prehsh në paqe, xha Neshet!

I paharruar qoftë kujtimi yt!

Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të bashkëfshatares sonë të dashur, Merfa Muçaj, në moshën 80-vjeçare.Nën...
27/07/2026

Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të bashkëfshatares sonë të dashur, Merfa Muçaj, në moshën 80-vjeçare.

Nënë Merfa do të kujtohet me respekt si një grua e urtë, fisnike dhe e dashur, e cila me përkushtimin ndaj familjes dhe mirësinë e saj fitoi vlerësimin e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në fshatin Dukaj, Tepelenë, ditën e martë, 28.07.2026, në orën 11:00.

Shoqata “Dukaj” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Muçaj, të afërmve dhe gjithë komunitetit për këtë humbje të rëndë.
Lamtumire Nene Merfa

25 Korrik – Dita e Çlirimit të DukajtSot përkujtojmë me nderim dhe mirënjohje 25 Korrikun – Ditën e Çlirimit të fshatit ...
25/07/2026

25 Korrik – Dita e Çlirimit të Dukajt

Sot përkujtojmë me nderim dhe mirënjohje 25 Korrikun – Ditën e Çlirimit të fshatit Dukaj, një datë me rëndësi të veçantë në historinë dhe kujtesën e bashkësisë sonë.
Nderojmë heroizmin e partizanëve të Brigadës VI Sulmuese, si dhe sakrificën e bijve dhe bijave të Dukajt, të cilët me guxim dhe përkushtim u rreshtuan në luftën për liri. Shumë prej tyre ranë dëshmorë, duke lënë pas një trashëgimi të pavdekshme krenarie, dinjiteti dhe atdhedashurie që vazhdon të frymëzojë brezat.
Kjo ditë nuk është vetëm homazh për të kaluarën, por edhe përgjegjësi për të ardhmen. Detyra jonë është të ruajmë kujtimin e tyre, të përcjellim vlerat për të cilat luftuan dhe të sigurojmë që sakrifica e tyre të mos harrohet kurrë.
Në emër të Shoqatës “Dukaj”, shprehim mirënjohje të sinqertë për të gjithë anëtarët e saj dhe veçanërisht për bashkëfshatarët Fatmir Kaba dhe Miranda Islamaj, për nismën dhe përkushtimin në restaurimin dhe rikthimin e Lapidarit të Dukajt në dinjitetin që meriton.
Ky akt nuk është thjesht restaurim monumenti, por një shprehje e thellë mirënjohjeje dhe përgjegjësie ndaj historisë sonë, si dhe një amanet për ta përcjellë kujtesën e saj te brezat që vijnë.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe heronjve të Dukajt!

Gëzuar 25 Korrikun – Ditën e Çlirimit të Dukajt!
Sekretari Sajmir Haxha

Me hidhërim të thellë me duhet të ndaj me ju lajmin e ndarjen nga jeta të bashkëfshatarit tonë të dashur, Zeman Kaba.Zem...
04/07/2026

Me hidhërim të thellë me duhet të ndaj me ju lajmin e ndarjen nga jeta të bashkëfshatarit tonë të dashur, Zeman Kaba.

Zemani do të kujtohet gjithmonë si një burrë me integritet të lartë moral, punëtor i palodhur dhe shembull i përkushtimit ndaj familjes dhe komunitetit. Ai ishte një prind i dashur, një mik besnik dhe një bashkëfshatar që gëzonte respektin e të gjithëve për urtësinë, drejtësinë dhe karakterin e tij të fortë.

I rritur me virtytet më të mira të Labërisë, Zemani mishëronte burrërinë, mikpritjen, dhe perkushtimin ndaj familjes dhe mikut. Ai ishte nga ata njerëz që nuk kursente mundin për të ndihmuar të tjerët, që e donte vendlindjen dhe që mbante gjallë traditat e mira të krahinës sonë.

Largimi i tij është një humbje e madhe për familjen, të afërmit, miqtë dhe për të gjithë komunitetin tonë.

Shoqata Dukaj shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kaba dhe të gjithë të dashurve të tij. Lutemi që Zoti t’i japë forcë familjes për ta përballuar këtë dhimbje të madhe, ndërsa kujtimi dhe emri i tij do të mbetet përherë i nderuar.

Varimi behet diten e shtune date 04.07.2026 ne oren 14 ne varrezat e fshatit Dukaj.

I qoftë i lehtë dheu i vendlindjes që e lindi dhe e rriti.

U prehtë në paqe!

Në emër të Shoqatës Dukaj

Sekretari i Shoqatës

Me dhimbje të madhe me duhet të ndaj lajmin e ndarjes nga jeta të bashkëfshatares sonë të nderuar, Vito Muçaj.Sot Dukaj ...
29/06/2026

Me dhimbje të madhe me duhet të ndaj lajmin e ndarjes nga jeta të bashkëfshatares sonë të nderuar, Vito Muçaj.

Sot Dukaj humbi një grua të rrallë, një nënë zemërmadhe dhe një shpirt të bardhë, që e kaloi jetën mes mundimeve, halleve e sakrificave, por kurrë nuk e humbi buzëqeshjen, fjalën e mirë dhe respektin për njerëzit.

Vitoja ishte nga ato gra labe që e mbajnë shtëpinë me nder, që rrisin fëmijët me djersën e ballit dhe që përballojnë çdo vështirësi pa u ankuar. Ajo ishte gojëmjaltë, e urtë, mikpritëse dhe zemërgjerë, gjithmonë e gatshme të gjendej pranë kujtdo që kishte nevojë për një fjalë të mirë.

Shoqata Dukaj i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Muçaj, farefisit, miqve dhe gjithë bashkëfshatarëve që ndajnë këtë dhimbje dhe ju fton për ti dhënë lamtumirën e fundit nënë Vitos ditën e martë datë 30.06.2026 në orë 10.00 në varrezat e fshatit Dukaj.

Me respekt,
Sekretari i Shoqatës Dukaj
Sajmir Haxha

23/06/2026

NDGSH ju fto të bëheni pjesë e një aktiviteti që bashkon zhvillimin profesional me kontributin social.

Pjesëmarrja juaj përfshin:

✅ Një seancë trajnimi praktik për Front Desk, Recepsion, Asistencë Administrative dhe Shërbim ndaj Klientit.
✅ Mbështetje ekonomike për një zonjë në vështirësi ekonomike (100% e të ardhurave nga aktiviteti).
✅ Pjesëmarrje në lancimin e Akademisë Online të NDGSH, e cila do të ofrojë trajnim dhe zhvillim profesional falas për gratë në nevojë, si dhe mundësi aplikimi për trajnerë dhe mentorë.

Bizneset e forta ndërtohen nga ekipe të afta, ndërsa komunitetet e forta ndërtohen nga njerëz që zgjedhin të kontribuojnë. Nismat e tilla formojnë qytetarë aktivë dhe Civiliste në shoqërinë civile. NDGSH përmes Akademise dhe shoqatave në Konsorcium i ndërton si modele pozitive për brezat e rinj.
Na u bashkoni te kalojme nje pasdite me pune e argëtim (ndarje gatimesh, marrje çmimesh, muzikë, etj)

📍 Shoqata "Në Dobi të Gruas Shqiptare" & Restoranti Red Goat
📅 Data: 25.06.2026
🕒 Ora: 17.30 - 19.00

Sevim Arbana Elida Motro Lora Arbana Sajmir Haxha Sanije Haxhihyseni-Fatkoja AguStela Thoma mana Aurela Murati Anora Kroj Zerina SHEME Flutura Xhabija

Me hidhërim të thellë mësuam lajmin e ndarjes nga jeta të bashkëfshatarit tonë të nderuar, Hysen Berxha.Hyseni do të kuj...
22/06/2026

Me hidhërim të thellë mësuam lajmin e ndarjes nga jeta të bashkëfshatarit tonë të nderuar, Hysen Berxha.

Hyseni do të kujtohet me respekt të veçantë si një njeri punëtor, studiues, intelektual dhe me vlera të larta njerëzore e qytetare. Gjatë gjithë jetës së tij ai u dallua për urtësinë, ndershmërinë, përkushtimin dhe kontributin e tij në shoqëri.

Hyseni ishte një njeri babaxhan, dashamirës, i afërt me të gjithë, gjithmonë i gatshëm për të dhënë një ndihmë apo një fjalë të mirë. Ai gëzonte respektin dhe vlerësimin e bashkëfshatarëve, miqve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njihnin.

Shoqata Dukaj shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Berxha, të afërmve, miqve dhe të gjithë të dashurve të tij.

Largohet nga kjo jetë një njeri i mirë, por kujtimi, vlerat dhe shembulli i tij do të mbeten përherë të gjalla.

Sekretari i Shoqatës Dukaj

FTESË PËR TAKIMIN E MATURËS PAS 43 VJETËSHTë dashur shokë e shoqe të klasave VIII A dhe VIII B të shkollës 8-vjeçare “Me...
10/06/2026

FTESË PËR TAKIMIN E MATURËS PAS 43 VJETËSH
Të dashur shokë e shoqe të klasave VIII A dhe VIII B të shkollës 8-vjeçare “Memo Nexhipi”, Dukaj – Tepelenë, viti shkollor 1982–1983;
Drejtuar shokëve të klasës, Rait Muçi, Mirjan Allka, Bejazi Zeneli, Gjergj Kaba, Sumbull Haxha, Fatbardha Haxha, Miranda Islami, Sanije Muçi, Eleni Muçi, Perparim Berxhi,Qani Berxhi, Majlinda Fejzaj, Dashmir Muçi, Lavdije Varfi, Fuat Varfi, Arjan Muçi, Astrit Allka, Merzin Varfi, Gezim Kordha, Pajtim Kordha, Kanan Hysi, Shano Hysi, Shqiponja Dylomati, Naile Gapa, Mimoza Cana, Rozalina Varfi, Afrim Muçi, Arsen Muçi, Besnik Brahaj, Fatmir Kaba, Krenar Kaba, Aneta Jera, Merjeme Jera, Hena Hysi, Nexhmije Dylomati, Arben Prasta, Flamur Prasta, Bajram Bejko, Fati Varfi, Mustafa Gerbi, Evgjeni Beci, Stoli Kabaj, Luljeta Bejko; Isa Brahaj, Namik Hysomati, Mahmude Brahaj;
Me respektin dhe dashurinë më të sinqertë për secilin prej jush, si dhe me urimet më të mira për shëndetin, mbarësinë dhe lumturinë e familjeve tuaja, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në një takim të veçantë, i cili do të zhvillohet në fshatin tonë të dashur, Dukaj, më 15 gusht 2026, ditë e shtunë, ora 10:00.
Pas plot 43 vitesh, jeta na ka shpërndarë në rrugë të ndryshme, në qytete e vende të largëta, por kujtimet e fëmijërisë, bankat e shkollës, mësuesit tanë dhe miqësia e pastër e atyre viteve mbeten një pasuri e përbashkët që koha nuk mund ta zbehë.
Ne vlerësojmë se pjesmarrja e secilit do të gëzojë në radhë të parë vetë atë, pastaj gjithë shoqet e shokët e klasës, prandaj mos e humbisni këtë mundësi. Grupi nismëtar vlerëson se do të ketë një vizitë në shkollën tonë, të ulemi në bankat e shkollës bashkë si dikur, me mësues që na kanë dhënë mësim e nëse do të munden ata, profesorët tanë të nderuar.
Ky takim nuk është thjesht një aktivitet festiv; ai është një rikthim në rrënjët tona, një mundësi për të përqafuar njëri-tjetrin pas shumë vitesh, për të ndarë kujtime, emocione, përvoja jetësore dhe krenarinë për rrugëtimin që secili prej nesh ka bërë.
Programi i aktivitetit parashikon:
• Vizitë në shkollën tonë të dashur “Memo Nexhipi”, ku do të kemi mundësinë të ulemi edhe një herë në bankat e dikurshme dhe të rikujtojmë vitet më të bukura të rinisë sonë;
• Takim me mësuesit tanë të nderuar, nëse rrethanat ua mundësojnë pjesëmarrjen, ndër ta profesorët: Xhelil Muçi, Drita Haxha, Bejo Shana, Sotir Peri, Katina Peri, Merushe Xhihani, Lumturi Muça, Mersin Shena, Refi Ceka dhe të tjerë që mbeten pjesë e kujtesës sonë;
• Realizimin e fotografive përkujtimore;
• Vizitë në Lapidarin e fshatit Dukaj dhe në përmendoren e Heroit të Popullit Memo Nexhipi, për të nderuar me respekt ata që sakrifikuan jetën për lirinë dhe dinjitetin e atdheut;
• Drekën festive në ambientet mikpritëse të lokalit prestigjioz “Te Toto Allka”, nën kujdesin e shokut tonë të dashur Astrit Allka.
Për realizimin e këtij aktiviteti është parashikuar një kontribut simbolik dhe i përballueshëm nga secili pjesëmarrës, ndërsa grupi organizator do të mbulojë me kënaqësi shpenzimet e mësuesve tanë të ftuar, si një shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre të paharruar në edukimin tonë.
Njëkohësisht, dëshirojmë t’ju bëjmë me dije se, me iniciativën fisnike të shokëve tanë Fatmir Kaba dhe Miranda Islamaj, është ndërmarrë një projekt për restaurimin dhe kthimin e Lapidarit të Dukajt në dinjitetin e tij origjinal. Projekti parashikon pastrimin, restaurimin e pllakave të dëmtuara, rikthimin e elementeve të mermerit dhe vendosjen e emrave të dëshmorëve dhe heronjve të fshatit në një memorial të denjë për sakrificën e tyre. Për preventivin dhe detajet e këtij projekti do të informoheni së shpejti. Çdo kontribut vullnetar, sado modest, do të mirëpritet me mirënjohje.
Për arsye organizative, ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në WhatsApp-in e Eleni Muça në numrin: +355 69 974 0232
Të dashur miq,
Le ta shfrytëzojmë këtë mundësi të rrallë për t’u mbledhur sërish si dikur, për të forcuar lidhjet tona, për të kujtuar të kaluarën me mall dhe për të festuar jetën me mirënjohje.
Me shpresën se do të jemi të gjithë së bashku në këtë ditë të veçantë, ju përshëndesim me respekt dhe dashuri.
Në emër të grupit organizator: E.M; M.I; A.P; F.K; Gj.K; B.Z
Mirë u takofshim në Dukaj, më 15 Gusht 2026
1. Perparim Berxhi
2. Qani Berxhi
3. Majlinda Fejzaj
4. Miranda Islami
5. Rait Muçi
6. Sanije Muçi
7. Dashmir Muçi
8. Eleni Muçi
9. Lavdije Varfi
10. Fuat Varfi
11. Arjan Muçi
12. Astrit Allka
13. Merzin Varfi
14. Mirjan Allka
15. Gezim Kordha
16. Pajtim Kordha
17. Kanan Hysi
18. Shano Hysi
19. Shqiponja Dylomati
20. Naile Gapa
21. Mimoza Cana
22. Rozalina Varfi
23. Afrim Muçi
24. Arsen Muçi
25. Besnik Brahaj
26. Bejazi Zeneli
27. Sumbull Haxha
28. Gjergj Kaba
29. Fatmir kaba
30. Krenar Kaba
31. Aneta Jera
32. Merjeme Jera
33. Hena Hysi
34. Nexhmije Dylomati
35. Arben Prasta
36. Flamur Prasta
37. Bajram Bejko
38. Mustafa Gerbi
39. Evgjeni Beci
40. Namik Hysomati
41. Mamude Brahaj
42. Stoli Kabaj.
43. Luljeta Bejko;
44. Isa Brahaj,

Me dhimbje të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta në moshën 93-vjeçare të bashkëfshatarit tonë Avni Fejzo.Xha Avniu d...
10/03/2026

Me dhimbje të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta në moshën 93-vjeçare të bashkëfshatarit tonë Avni Fejzo.

Xha Avniu do të kujtohet gjithmonë si një burrë fisnik, punëtor, i ndershëm dhe me zemër të madhe, një njeri që gjatë gjithë jetës së tij ruajti me përkushtim vlerat më të mira të traditës sonë: respektin për familjen, dashurinë për punën dhe fjalën e embel.Ai ishte një njeri i urtë, i matur dhe i respektuar, që me thjeshtësinë dhe karakterin e tij la pas një kujtim të mirë tek të gjithë ata që patën fatin ta njohin.

Gjate jetes se tij xha Avniu pati 6 fëmijë – 4 vajza dhe 2 djem, si dhe nipër e mbesa që do të mbajnë gjallë kujtimin dhe vlerat që ai përcolli.

Pritjet për ngushëllime bëhen në banesën e familjes në Tiranë, Rruga Rexhep Tarja.

Varrimi do të bëhet me date 11.03.2026 në orën 13:00 në varrezat e Tufinës.

Shoqata Dukaj i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve për këtë humbje, duke ndarë dhimbjen me ta.

🕊️ I paharruar qoftë kujtimi i xha Avniut.

Address

Tepelenë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata "Dukaj" - Faqja zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share