Qendra Minber

Website Contact the organization

Qendra Minber Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Qendra Minber, Nonprofit Organization, Tiranë, Shqiperi.

Misioni i Qendrës MINBER është të kontribuojë në përmirësimin e ligjërimit publik fetar, hulumtimeve islame dhe mbështetjen e kapaciteteve të kuadrove, studiuesve dhe hulumtuesve shkencorë.

Hutbe e javës 🕌🕋Tema: Jeta e kësaj bote është udhëtim mirësie
22/10/2026

Hutbe e javës 🕌🕋
Tema: Jeta e kësaj bote është udhëtim mirësie



Të nderuar besimtarë! Në ajetin që lexova, Allahu (xh. sh.) thotë: “Kush vjen me një (punë) të mirë, ai (në ditën e gjykimit) shpërblehet dhjetëfish, e kush vjen me (vepër) të keqe, ai ndëshkohet vetëm për të. Atyre nuk u bëhet e padrejtë”.[1] Ndërsa në hadithin e përmend...

20/10/2026
19/10/2026

Është e vërtetë se digjitalizimi ka prodhuar një lloj të ri qytetërimi. Në këtë qytetërim të ri, si rezultat i marrëdhënies që njeriu ka vendosur me teknologjinë, është shfaqur tipi i “njeriut të ri”. Njeriu i ri ka fituar zakone të reja. Radikalizimi i shprehive ka filluar të shprehet me një koncept të ri dhe shumë shtresor, siç është “varësia digjitale”. Varësia digjitale, më shumë se sa një zakon individual, është një gjendje që prek në mënyrë kolektive ekzistencën mendore, shoqërore dhe shpirtërore të njerëzimit. Varësia e krijuar nga teknologjitë e komunikimit nuk lidhet vetëm me dobësinë e individit, por edhe me dizajnet e ndërtuara me vetëdije të sistemeve digjitale. Kompanitë e teknologjisë, të cilat i njohin mirë pikat e dobëta të psikologjisë njerëzore, paragjykimet njohëse dhe kërkimet e kënaqësisë, i bëjnë përdoruesit të varur. Ato i orientojnë individët, pa e kuptuar, përmes “nxitjeve teknologjike”. Inteligjenca artificiale në zhvillim dhe teknologjitë e të dhënave të mëdha (big data) e thellojnë edhe më shumë këtë orientim. Sjelljet e individëve analizohen, parashikohen dhe manipulohen. Teknologjitë e reja, të cilat e largojnë njeriun nga qenia subjekt, e reduktojnë atë në një objekt prodhues të dhënash. Sistemet që funksionojnë me fokus kapitalizmin dhe konsumin, duke nxitur dëshirën, kënaqësinë dhe ngutjen, e shndërrojnë njeriun mendimtar në një “njeri konsumues”. Njeriu, i cili jo vetëm që konsumon, por bëhet edhe vetë pjesë e sistemit të konsumit, shtyhet drejt pozicionit të “njeriut-objekt”.



Prof. Dr. Ahmet Dağ

Ditën e mërkurë, më datë 14/10/2026, Qendra Minber organizoi takimin e radhës në kuadër të Mexhlis në Minber. I ftuar pë...
15/10/2026

Ditën e mërkurë, më datë 14/10/2026, Qendra Minber organizoi takimin e radhës në kuadër të Mexhlis në Minber. I ftuar për të trajtuar temën “Sakralizimi i politikës: Paradigma e besimit në shtetin modern” ishte studiuesi Doan Dani.

Në fjalën e tij, dr. Dani u ndal fillimisht tek ideja e sakralizimit të politikës. Sipas tij, ky fenomen është krejtësisht modern, i pa hasur në shoqërinë paramoderne. Sigurisht, marrëdhëniet mes fesë dhe politikës janë të vjetra sa vetë njerëzimi, por, kjo marrëdhënie shfaqet në terma përdorimi. Përgjithësisht kemi të bëjmë me përdorimin e fesë nga politika, ose me fetarizimin e politikës, si në rastin e teokracisë. Ama fenomeni i sakralizimit zor se vërehet. Ai shfaqet në shekullin e 18-të, me ngritjen e Iluminizmit, ose më saktë, në shekullin e Iluminizmit. Në këtë periudhë vërehet qartësisht sakralizimi i politikës, pasi misioni i fesë i kalon asaj. Tashmë, rolin e fesë e merr politika. Bash në këtë periudhë, vërejmë edhe shfaqjen e feve civile, të cilat kryejnë funksionin e fesë, por janë të zbrazura nga përmbajtja e saj. Sipas ideatorit të fesë civile, Jean Jacques Rusoit, nuk mund të ketë shoqëri pa fe, pa besim. Kësisoj, ne kemi nevojë për funksionin e fesë, por jo për përmbajtjen e saj.
Durkheimi, në vazhdën e idesë së Rusoit, i shton një përmasë tjetër fesë civile. Tashmë, transhendenca është e pavlerë. Për organizimin e shoqërisë, mjafton edhe një entitet imanent, si p.sh. partia, atdheu ose kombi. Transhendenca, e cila është thelbi i fesë së shpallur, dëbohet nga politika, tash e tutje, shenjtëria politizohet. Kësodore, feja civile, ose politika e sakralizuar, shndërrohet në organizatoren dhe përkufizuesen e çdo gjëje. Për përmbushjen e misionit të saj, feja civile përcakton dogmat themelore. Në këtë kontekst, për të përmbyllur krejt sipërmarrjen sakralizuese, Rusoi përkufizon 6 dogmat e fesë civile.
1. Entiteti suprem
2. Jeta e ardhshme (jo domosdoshmërisht e përtejme)
3. Shpërblimi i të mirës
4. Ndëshkimi i shkeljes, transgresionit
5. Shenjteria e ligjeve dhe e kontrates sociale
6. Intoleranca (ndaj atyre që dalin kundër ligjeve dhe kontratës)

Hutbe e javës 🕌🕋Tema: Fëmijët, amaneti i çmuar prej Zotit
15/10/2026

Hutbe e javës 🕌🕋
Tema: Fëmijët, amaneti i çmuar prej Zotit

  Të nderuar besimtarë! Në ajetin kuranor që lexova, Zoti ynë i Lartësuar thotë: “Ta dini se pasuria dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë dhe se vetëm tek Allahu është shpërblimi i madh”.[1] Ndërsa në hadithin që lexova, Pejgamberi ynë (s.a.s.) thotë: “Fëmija yt ka të dre...

Rikujtim! Shihemi nesër. 😊
13/10/2026

Rikujtim!

Shihemi nesër. 😊

Raportet e para gjeografike për Evropën në arabisht janë shfaqur në shek. IX, kryesisht përkthime nga burimet greke, veç...
12/10/2026

Raportet e para gjeografike për Evropën në arabisht janë shfaqur në shek. IX, kryesisht përkthime nga burimet greke, veçanërisht gjeografia e Ptolemeut. Muhamed bin Musa al-Hauarizmi është ndër të parët që përktheu gjoegrafinë e Ptolemeut, duke e pasuruar me komente e saktësime gjeografike.[1] Ai solli edhe përshkrimin e Evropës në të, (për fat të keq pjesa më e madhe e emrave gjeografikë janë shtrembëruar në dorëshkrimet e mbijetuarara deri në atë pikë saqë disa prej tyre nuk dallohen).[2] Ndër gjeografët e parë musliman që ka shkruar për Evropën njihet edhe Ibn Hurdadhbe (v.912). Ai ishte një zyrtar i lartë në shërbimin e postës dhe përgjegjës për korrierët, shërbimet e transportit dhe inteligjencës. Në veprën e tij, pjesën më të madhe ia dedikon gjegrafisë së kalifatit islam por edhe vendeve të tjera që shërbimi postar ishte i lidhur me ta, si Bizanti, Evropa, Hazarët, etj. Sipas përshkrimeve klasike, bota e banuar është e ndarë në katër pjesë, Evropa, Libia (Afrika), Etiopia, Scythia. Ky klasifikim ndodh në pak tekste të hershme islamo-arabe, duke iu referuar burimeve greke, dhe shumë shpejt pothuajse zhduket nga termat e gjeografisë islame. Sipas tij Evropa “Urufa” përbëhet nga Andaluzia muslimane, tokat e sllavëve, romakëve, frankëve dhe nga Tangeria deri në kufirin me Egjiptin.[3] Andaluzia ngaqë ishte pjesë e trojeve islame Ibn Hurdadhbe është mjaft i mirë-informuar dhe jep informacion të hollësishëm. Për vendet jashtë kufirit islam thotë në veri të Andaluzisë shtrihet Roma, Burxhani, tokat e sllavëve dhe avarëve. Gjërat që vijnë nga andej janë skllevër me origjinë sllave, greke, franke dhe lombarde, lëkurë kastori e gëzofe, parfume, rrëshirë, etj. Në detin përtej tokës së sllavëve shtrihet qyteti i Tulia (Thule), atje nuk arrin as anije as varkë dhe asgjë nuk kthehet nga andej.[4] Ka disa tregëtarë hebrenj që flasin arabisht, persisht, greqisht, frëngjisht, sllavisht, ata udhëtojnë si në perëndim ashtu edhe në lindje, si nga toka ashtu edhe nga deti, nga Perëndimi ata sjellin skllevër, tutkall, rrëshirë, metale, etj.[5]



Raportet e para gjeografike për Evropën në arabisht janë shfaqur në shek. IX, kryesisht përkthime nga burimet greke, veçanërisht gjeografia e Ptolemeut. Muhamed bin Musa al-Hauarizmi është ndër të parët që përktheu gjoegrafinë e Ptolemeut, duke e pasuruar me komente e saktësime gjeo...

Rikthehemi me Mexhlis në Minber! Të mërkurënData 14 TetorOra: 18:30Ju presim! 😊
09/10/2026

Rikthehemi me Mexhlis në Minber!

Të mërkurën

Data 14 Tetor

Ora: 18:30

Ju presim! 😊

05/10/2026

Spiritualizmi, i cili lindi si reagim ndaj materializmit, në periudhën moderne mori qendrën e vëmendjes përmes eksperimenteve të “thirrjes së shpirtrave” (spiritizmit). Përmes këtyre eksperimenteve u tentua krijimi i një imazhi shkencor të mbështetur në eksperiment dhe vëzhgim – duke u shkëputur kështu nga spiritualizmi klasik – rrymë kjo, që u emërtua “spiritualizëm eksperimental”. Dihet se seanca e parë e thirrjes së shpirtrave është zhvilluar në vitin 1848 nga dy motra që jetonin në Nju Jork. Zhvendosja e objekteve në shtëpinë e tyre, pa ndonjë shkak fizik, u lidh me praninë e shpirtrave. Në seancat e zhvilluara, ndikimi i njerëzve përmes trillimeve sekrete – si kërcitja e fshehtë e gishtave – bëri që ato të bëheshin të famshme si mediume, dhe brenda një kohe të shkurtër, interesi ndaj mediumësisë në Amerikë u rrit së tepërmi. Si rrjedhojë e rritjes së interesit, nisën të shkruheshin vepra mbi spiritualizmin dhe të themeloheshin shoqata psikike. Ajo që është mjaft interesante është se pjesë e këtyre shoqatave u bënë edhe shkencëtarë të njohur si William B. Carpenter, Alfred Russel Wallace dhe William James (Gözütok, 63-64).

Prof. Dr. Cağfer KARADAŞ



Hutbe e javës 🕌🕋Tema: Përgjegjësia e kumtimit të Islamit
30/09/2026

Hutbe e javës 🕌🕋
Tema: Përgjegjësia e kumtimit të Islamit



  Të nderuar besimtarë! Banorët e Medinës i kërkuan të Dërguarit të Allahut (s.a.s.) që t’u dërgonte një person për t’u mësuar fenë islame. Pejgamberi ynë i dashur (s.a.s.) zgjodhi Musab bin Umejrin për këtë detyrë të lartë. Musabi (r.a.) ua kumtoi Islamin të gjithëve, pa...

Address

Tiranë
Shqipëri

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Minber posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Qendra Minber:

Shortcuts

Share