Kult360

Website

Kult360 With years of experience, the founders of Kult 360 in Albania connect culture & development. Të gjitha këto nën moton: TË MBROJMË TOKËN, UJIN, AJRIN, JETËN!

We support artists & rivers under pressure, linking local & diaspora communities through Art & Music, Nature, Equality, Heritage & Memory for an equitable future. Kjo faqe ka për qëllim të shërbejë si vend orientimi për të gjithë ata që dëshirojnë të protestojnë artistikisht kundër ndërtimit të HEC-eve në lumin e Valbonës, dhe kundër ligjit për importin e plehrave. Drejtuar: të gjithë artistëve shqiptarë e të huaj, që dashurojnë Shqipërinë, natyrën e saj mrekullore, e cila sot vuan nga pakujdesia dhe papërgjegjshmëria, por që kërcënohet edhe më shumë nga arbitrariteti dhe dritëshkurtësia e politikës. Të gjithë atyre individëve që duan të jetojnë dhe të rrisin fëmijët e tyre në Shqipëri, me TOKË, UJË, AJËR dhe JETË të pastër, pa plehra, pa ndotje. Qëllimi: koncerte, ekspozita pikturash, ekspozita fotografike, instalacione, lexime poezish, mbrëmje vallëzimesh të llojeve të ndryshme, e ç’t’i dojë shpirti secilit e secilës. Shënim: të gjitha këto veprimtari do të dhe duhet të jenë benefitare, PA QËLLIM PËRFITIMIN, ku gjithsecili kontribuon me atë që i dikton ndërgjegjja e vet qytetare dhe artistike, në masën dhe formën që dëshiron dhe mundet. Kjo përpjekje është e PA VARUR NGA ASNJË FORCË POLITIKE, do të shoqërohet vetëm nga Flamuri i shqiptarëve. Vendet: Lugina e Valbonës, dhe çdo shesh qyteti, qyteze, fshati e vendbanimi, kudo ku ka artistë profesionistë e amatorë, qytetarë që duan TOKËN, UJIN, AJRIN, JETËN! Koha: 29 tetor – Valbonë; 30 tetor – Tiranë.

Pyetja nuk është: “Sa vjeç është artisti?”Pyetja është: “Çfarë po i jep ai kohës në të cilën jetojmë?”Artisti nuk vlerës...
27/09/2026

Pyetja nuk është: “Sa vjeç është artisti?”
Pyetja është: “Çfarë po i jep ai kohës në të cilën jetojmë?”

Artisti nuk vlerësohet nga mosha, por nga modeli inspirues që krijon për shoqërinë.

Të mbështesim artistët e rinj është e rëndësishme. Por a duhet që kufiri “nën 30 vjeç” të jetë automatikisht kufiri i talentit, inovacionit apo ndikimit?

STATUSI I ARTISTIT NË EUROPË – DHE ÇFARË MUND TË MËSOJMË PËR SHQIPËRINËStatusi ligjor dhe profesional i artistëve dhe kr...
27/09/2026

STATUSI I ARTISTIT NË EUROPË – DHE ÇFARË MUND TË MËSOJMË PËR SHQIPËRINË

Statusi ligjor dhe profesional i artistëve dhe krijuesve ndryshon nga një shtet i Bashkimit Europian në tjetrin. Por një gjë është e përbashkët: profesioni artistik trajtohet si një çështje konkrete e punës, sigurimeve shoqërore, taksave, pensionit dhe lëvizshmërisë profesionale.

Në vende të ndryshme europiane ekzistojnë struktura dhe platforma që u japin artistëve informacion dhe orientim mbi:

• statusin profesional dhe format e punësimit;
• të drejtat sociale dhe sigurimet shëndetësore;
• papunësinë dhe pensionin;
• tatimet dhe detyrimet financiare;
• kontratat dhe marrëdhëniet profesionale;
• lëvizshmërinë ndërkufitare të artistëve;
• punën si i vetëpunësuar apo në forma të tjera kontraktuale.

Në Gjermani, për shembull, platforma Touring Artists ofron informacion të specializuar jo vetëm për statusin e artistit, por edhe për çështjet që lidhen me punën dhe lëvizshmërinë ndërkombëtare të artistëve.

Në Belgjikë, Cultuurloket ofron këshillim profesional mbi statusin e artistit dhe çështjet juridike e sociale që lidhen me profesionin.

Në Francë, MobiCulture ofron informacion dhe këshillim për artistët që lëvizin dhe punojnë ndërkombëtarisht.

Në zonën kufitare Francë–Gjermani–Luksemburg–Belgjikë, ekzistojnë udhëzues të posaçëm për lëvizshmërinë e profesionistëve të kulturës, duke trajtuar tema si statusi ligjor, sigurimet shëndetësore, papunësia, pensioni dhe taksat.

Në Austri, struktura të specializuara informojnë artistët mbi të drejtën e punës, format e kontratave, vetëpunësimin dhe sigurimet shoqërore.

Pra, Statusi i Artistit nuk është vetëm një titull në ligj.

Ai lidhet me pyetje shumë konkrete:

Si punon artisti?
Si paguhet?
Si sigurohet?
Si kontribuon?
Çfarë ndodh kur mbetet pa punë?
Si llogaritet pensioni?
Kush e mbron kur vepra e tij përdoret?
Dhe çfarë ndodh kur punon përtej kufijve?

Në këtë kontekst, Fondacioni KULT 360 në Shqipëri e sheh sensibilizimin mbi Statusin e Artistit si pjesë të një diskutimi më të gjerë për dinjitetin profesional, të drejtat sociale dhe qëndrueshmërinë e jetës artistike.

Nuk mjafton të themi se arti është i rëndësishëm për shoqërinë.
Duhet të pyesim edhe:

Çfarë sistemi ndërtojmë për njerëzit që e krijojnë atë?

Kjo është pjesë e dialogut që duam të hapim me artistët, institucionet dhe profesionistët e kulturës në Shqipëri.

KULT 360 – Culture • Music • Art • Heritage • Community

10/09/2026

“Në Shqipëri vërtet që s’rrohet, por mund të vdiset mirë”

E vetmja gje qe ndodh ketu
Qyteteve te vdira
jane vdekjet, drekerat mortore
Kësollet dhe vakirat

Ne Shqiperi vertet qe s’rrohet
Por mund te vdiset mire
Ka te dyzetat,
Gjashtemujor´ nje vit
Madje me shtrire.

Shqiptaret vijne apostafat
Nga shume vende te botes
Sepse ketu vdiset rehat
Ju gjejne prehje kockat

Se mund te vdeç
Nga s’e panden
Nje rrufë, apo nje kollë
Në të pickoftë një gumen
Një sfurk në stromë
Ke efkoli vdes pup e pup
Ske per ta mbushur muajin
Ne te pickofte nje kunup
Ne shkafsh te buza prroit
A ne ta hipte nje makine
Kur del çplodhesh ne bahce
A nje i dehur
Pse me sheh mor mut
Dhe vët - kallashin.

Te vdes gjykata a spitali
Te vdes prokuroria
Nje thashethem qe te dali
Tatimet a bashkia

Dhe po shepetove nga keto
S’shpeton ne hipoteke
Do te mollosin domosdo
Me breke apo pa brake

E vetmja gje qe ndodh ketu
Qe behet persembari
Eshte te mullosesh kuturu
Se si plasi trari!"

Nga ( që as e njoh as e di, veç ashtu papandehur e hasa ne Insta, tek dëftente aq vërtetazi.)

Ja, praktikisht teza e gjithë poezisë është: “Në Shqipëri vërtet që s’rrohet, por mund të vdiset mirë”
Dhe ka një përmbysje shumë shqiptare, në vend që të flitet për jetën, zhvillimin, punën, mirëqenien, qytetin, flitet për si vdes njeriu dhe si organizohet vdekja.
Dhe kjo e kthen poezinë nga një ankesë sociale në satirë ekzistenciale.

Më lë pa fjalë Hadëri me listën e tij dhe mënyrat si mund të vdesësh :-) është absurdja më e mirë!

Jetofshi gjatë dhe me fjalë që pickojnë bukur.

Kult 360 & Eda Zari

03/09/2026

I was silent until... BAM! The question hit me!
Qyteti brenda Oborrit - duke folur hapur, nuk zbrazim mendjen veçse mprehim pyetjet!
CHAPTER 1 KULT 360 Ergys Shehu Eda Elbasani Eda Zari

03/09/2026

UNESCO Arti nuk është thjesht zbavitje - çfarë ndodh kur krijuesi mbetet pa mbrojtje sociale, pa status ligjor dhe në pasiguri ekzistenciale?

Te besojmë fort se nuk ka liri krijuese pa dinjitet njerëzor e profesional. Eda Elbasani Ergys Shehu Javët Kulturore Ndërkombëtare Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit Eda Zari
Gjergj Leka Music & Events

Ekipi K360! Chapter 1
30/08/2026

Ekipi K360! Chapter 1

Eventi ynë "Qyteti brenda Oborrit" u kurorëzua me sukses falë jush. Ishte nder dhe kënaqësi e veçantë të mirëprisnim bas...
30/08/2026

Eventi ynë "Qyteti brenda Oborrit" u kurorëzua me sukses falë jush. Ishte nder dhe kënaqësi e veçantë të mirëprisnim bashkëpunëtorë, mbështetës dhe miq të devotshëm të Fondacionit Kult 360.

Diskutimet, energjia dhe vullneti i treguar na japin edhe më shumë forcë për të vijuar me përkushtim misionin tonë!

📸 Shfletoni albumin për të parë disa nga momentet kryesore të këtij takimi. (foto të tjera pasojnë në vijim)
Me mirënjohje të thellë !
Oborri
Eda Elbasani
Ergys Shehu Eda Zari Tik Bashi

30/08/2026

KULTURLICHTER: Gates of Heritage Dialog hap një portë të re komunikimi mes trashëgimisë shpirtërore dhe artit bashkëkohor. Duke ndriçuar kujtesën kolektive, kjo platformë shndërron traditën në një dialog të gjallë evropian - aty ku zërat e periferisë, dinjiteti i artistit dhe forca e së resë takohen në një hapësirë të përbashkët lirie e mirëkuptimi. Eda Elbasani Eda Zari Ergys Shehu Hekurudha Shqiptare sh.a Creative Europe

Fondacioni KULT 360 sjell në dritë zërat e artistëve, vizionarëve dhe mendimtarëve të pavarur të cilët, përballë harresë...
30/08/2026

Fondacioni KULT 360 sjell në dritë zërat e artistëve, vizionarëve dhe mendimtarëve të pavarur të cilët, përballë harresës, konformizmit dhe presioneve të kohës, zgjedhin artin si formën më të lartë të qëndresës, lirisë dhe dialogut njerëzor.
Eda Elbasani Gent Rushi Ergys Shehu Tik Bashi Eda Zari

A mund të ringjallet shpirti i një kombi të rrënuar nga krimet vetëm përmes fjalës së një shkrimtari?Regjisori pas kryev...
17/08/2026

A mund të ringjallet shpirti i një kombi të rrënuar nga krimet vetëm përmes fjalës së një shkrimtari?

Regjisori pas kryeveprave dhe është polaku , i cili së bashku me drejtorin e fotografisë ka kthyer formatin bardhezi në një nënshkrim vizual modern, ku zotërimi i kompozicionit të kuadrit dhe përdorimi i hapësirës negative (headroom i theksuar mbi personazhet) e shndërrojnë thjeshtësinë në një gjuhë të pastër kinematografike.

Ky është shpërthimi që ngërthen (filmin At-dheu), një udhëtim i rrufeshëm 82-minutësh në një histori paralele të vitit 1949, ku shoqërohet nëpër rrënojat e Gjermanisë së ndarë nga e bija rebele Erika, duke u përballur dhunshëm me të kaluarën dhe ish-bashkëpunëtorët e regjimit nazist.
I gjithë ky tension historik mbështillet në një format të ngushtë e klaustrofobik 4:3 (kaq perfekt), ku kuadrot statike bardhezi i shtypin personazhet në pjesën e poshtme të ekranit nën peshën e zbrazëtisë së qiellit, derisa një lëvizje e vetme kamere në Vajmar shpërthen si e vetmja frymëmarrje e vërtetë lirie.



Cannes Best Director winner Paweł Pawlikowski (Ida; Cold War) retur...

Address

Shkodër

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kult360 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share