Food Bank Shkodër

Food Bank Shkodër Food Bank Shkoder Solidariteti për ushqim

Falë bashkëpunimit të Food Bank me Shpresë për Botën u bë shpërndarja e 57 pakove ushqimore për familjet e komunitetit R...
08/08/2026

Falë bashkëpunimit të Food Bank me Shpresë për Botën u bë shpërndarja e 57 pakove ushqimore për familjet e komunitetit Rom tek Banesat Sociale dhe kampi pranë Urës së Bahçallekut.


Food Bank Shkodër mbështet me pako ushqimore e higjeno-sanitare,familje të referuara nga Drejtoria e  Shërbimeve Sociale...
29/07/2026

Food Bank Shkodër mbështet me pako ushqimore e higjeno-sanitare,familje të referuara nga Drejtoria e Shërbimeve Sociale ,Bashkia Shkodër,duke u gjendur pranë tyre në momente nevoje….



Për të tretin vit radhazi, Food Bank është pjesë e kampit “I Buzëqeshim Verës”, duke zhvilluar sesione informuese dhe ed...
09/07/2026

Për të tretin vit radhazi, Food Bank është pjesë e kampit “I Buzëqeshim Verës”, duke zhvilluar sesione informuese dhe edukative me fëmijët për rëndësinë e reduktimit të humbjes dhe shpërdorimit të ushqimit. 🌱🍎

Përmes aktiviteteve interaktive dhe këshillave praktike, bazuar në 9 pikat e FAO-s për reduktimin e humbjes dhe shpërdorimit të ushqimit, fëmijët mësuan se si secili prej nesh mund të kontribuojë për të ruajtur ushqimin dhe mjedisin. Besojmë se edukimi i brezave të rinj është hapi më i rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme.


Çdo pako ushqimore është një shpresë më shumë për një familje në nevojë. ❤️Falë mbështetjes  të Tërbuni Box dhe North Bo...
25/06/2026

Çdo pako ushqimore është një shpresë më shumë për një familje në nevojë. ❤️

Falë mbështetjes të Tërbuni Box dhe North Boxing Albania, të cilët kontribuan me dhurime ushqimore, arritëm të shpërndajmë pako ushqimore për familje në nevojë në komunitetin tonë.

Solidariteti është më i fortë kur bashkohemi për një kauzë të përbashkët. Faleminderit për besimin, bashkëpunimin dhe zemërgjerësinë tuaj. Së bashku po bëjmë një ndryshim të vërtetë në jetën e atyre që kanë më shumë nevojë.

🥊❤️ Kur disiplina e sportit bashkohet me forcën e solidaritetit, fitojnë të gjithë.Në ring mësohet përkushtimi, respekti...
17/06/2026

🥊❤️ Kur disiplina e sportit bashkohet me forcën e solidaritetit, fitojnë të gjithë.

Në ring mësohet përkushtimi, respekti dhe lufta për të mos u dorëzuar kurrë. Sot, këto vlera dolën përtej sportit dhe u kthyen në mbështetje konkrete për familjet në nevojë.

Një falënderim i veçantë shkon për Boxing North Albania dhe Tebuni Box, të cilët përmes këtij akti fisnik dhurimi mblodhën dhe kontribuuan me produkte ushqimore për familjet që mbështeten nga Food Bank Shkodër.

Ky gjest tregon se kampionët e vërtetë nuk maten vetëm me fitoret në ring, por edhe me zemrën dhe gatishmërinë për të ndihmuar të tjerët. 🤝

Faleminderit për bashkëpunimin, besimin dhe shembullin e bukur të humanizmit që përcollët te të rinjtë dhe komuniteti ynë. Së bashku, ndërtojmë një shoqëri më të fortë, më të drejtë dhe më solidarizuese.

🥊

🚚🥒🍎 Një tjetër ditë solidariteti në Shkodër!Reth 2.75 ton produkte të freskëta si mollë ,kunguj,speca e kastraveca u shp...
06/06/2026

🚚🥒🍎 Një tjetër ditë solidariteti në Shkodër!

Reth 2.75 ton produkte të freskëta si mollë ,kunguj,speca e kastraveca u shpërndanë tek qendrat rezidenciale e ditore ,familjet dhe individët në nevojë në qarkun e Shkodrës.
🙏 Falënderojmë të gjithë partnerët për mbështetjen, koordinimin dhe përkushtimin e tyre në çdo hap të këtij procesi. Vetëm përmes bashkëpunimit mund të sigurojmë që ushqimi i freskët i të arrijë aty ku nevoja është më e madhe.


Një iniciativë e vogël, një ndikim i madh 🌿Përmes shpërndarjes së farave të dhuruara, familjet në zonat rurale të Shkodr...
30/04/2026

Një iniciativë e vogël, një ndikim i madh 🌿
Përmes shpërndarjes së farave të dhuruara, familjet në zonat rurale të Shkodrës po marrin një mundësi reale për të zhvilluar tokën e tyre dhe për të siguruar ushqim për familjet e tyre. Faleminderit çdo personi që kontribuon në këtë zinxhir solidariteti që sjell ndryshim të prekshëm.



Address

Shkodër
4001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Food Bank Shkodër posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share