23/01/2026
TE NDERUAR MIQ!
Shoqata “Atdhetare kulturore mbarëkombëtare Vëllezërit Frashëri” dp të organizojē PROJEKTIN KULTUROR Dita Naimiane
Titulli: “Naim Frashëri Mësues i Popullit dhe shpirti i Rilindjes kombëtare
Ju ftojmë të bëheni pjesë në antologjinë poetike:
“Naim Frashëri dhe fryma e Rilindjes Kombëtare në 100 poetë kombëtarë dhe ndërkombëtarë”. Kjo antologji synon të bashkojë poetë nga të gjitha trojet shqiptare (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Preshevë, Çamëri, diasporë . Antologjia synon të sjellë në një vëllim të vetëm zërat poetikë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, që i kushtojnë krijime poetike:Naim Frashërit, figurës dhe veprës së tij,Rilindjes Kombëtare Shqiptare, idealeve të saj dhe frymës Naimiane.
Ftohen të marrin pjesë: poetë dhe profesorë ndërkombëtarë, poetë nga trojet shqiptare dhe Ballkani,poetë shqiptarë nga Shqipëria dhe diaspora,me krijimtari të njohur letrare dhe angazhim kulturor.
➢ Kriteret e pjesëmarrjes
• Çdo autor paraqet 1 poezi origjinale;
• Poezia duhet t’i kushtohet: Naim Frashërit, dhe Rilindjes Kombëtare me prani të qartë të frymës Naimiane.
• Poezia të mos jetë botuar më parë në këtë formë.
• Gjatësia e poezisë: deri në 20–40 vargje; Për autorët ndërkombëtarë:poezi në gjuhën origjinale përkthim në gjuhën shqipe.
Afati i prurjeve të poezive është 05.03.2026 në adresën:
Email: [email protected] [email protected]
➢ Përzgjedhja
Përzgjedhja e krijimeve do të bëhet nga një Komision Redaktues me antarësi pesë veta si më poshtë vijon :
Komisioni: Prof. Diana Çuli Prof. Kujtim Boriçi Akademik Jeton Kelmendi poeti Lumo Kolleshi poetia Angjelina Xhara.
Nga prurjet 100 poezi do të përzgjidhen
Botimi dhe promovimi i Antologjisë do të botohet para Ditës Naimiane 25 Maj 2026
Do të prezantohet në Poeteka Frasher dhe në Konferencën Shkencore Kombëtare kushtuar Naim Frashërit më 25 Maj 2026
Do të shpërndahet në institucione kulturore, biblioteka dhe universitet.
===== Më 25 Maj 2026 Shoqata “Atdhetare kulturore mbarëkombëtare Vëllezërit Frashëri” në bashkëpunim me Bashkinë Përmet, Kryegjyshata Botërore Bektashiane Tiranë,Ministria e Turizmit ,Kulturës dhe Sporteve. Këshilli i Qarkut Gjirokastër, Komuna Rahovec Kosovë, Shoqata “Zëri Dardan” Rahovec Kosovë, Shoqata Atdhetare kulturore “Deshnica” , “Tomorri” dhe me mbështetjen e Akademisë së Shkencave Tiranë do të organizojmë veprimtarinë kombëtare:
1. Konferencë shkencore më 25 Maj 2026 në Frashër me temë: “ “Naim Frashëri dhe fryma e Rilindjes Kombëtare në 100 poetë kombëtarë dhe ndërkombëtarë”
2. Poeteka Frasher Tema “Naim Frashëri në vargjet e poetëve” - Antologji me 100 poete kombëtare dhe ndërkombëtare .Me rastin e 180-vjetorit të lindjes së poetit tonë kombëtar Naim Frashër .
3. Çmime vjetore letrare kulturore të revistës URTESIA organ i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane Tiranë
4. Konkurim letra dhe montazh muziko letrar me nxënës të grupit letrar të shkollave 9- vjeçare të mesme të rrethit Përmet, nxënës të ardhur nga Kosova, Rahoveci, Prizreni,Suhareka.nxënës “Mustaf Ibishi” Kramovik Rahovec, trë nxënës për çdo shkollë do të jenë në ditën e konkurimit më 25 Maj 2026 .
Jeni të mirëseardhur të merrni pjesë në këtë veprimtari kombëtare. Ne shprehim bindjen dhe besimin tonë se tek ju do të gjejmë mbështetjen për realizimin sa më të mire të kësaj veprimtarie kulturore shkencore e atdhetare. Ju ftojmë të bëheni pjesë e sponsorizimit të këtij projekti kulturor atdhetar, sipas preventivit të paraqitur. Shoqata “Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare Vëllezrit Frashëri” është një organizatë jo fitimprurëse dhe nuk ka mundësi që ta organizojë veprimtarinë pa mjete financiare. Kërkojmë mbështetjen tuaj.
Faleminderit
Kryetari “Shoqata Atdhetare kulturore mbarëkombëtare Vëllezërit Frashëri”
Tomor Kotorri
Adresa: Lagjia”Partizani” Rruga “Abdyl Frashëri” Përmet, 6401 – Albania
Tel: +355 (0)69 522 1182 Email: [email protected] [email protected]