Në Peqin

Në Peqin Në Peqin, për të ndarë momente, shprehur ide, diskutuar problematika dhe për të promovuar vlera të qytetit tonë historik. Bashkohuni me ne!

Gëzuar Kurban Bajramin të gjithë banorëve të Peqinit! 🌙✨ Në këtë ditë të shenjtë, le të ndajmë gëzimin me familjen, miqt...
16/06/2024

Gëzuar Kurban Bajramin të gjithë banorëve të Peqinit! 🌙✨

Në këtë ditë të shenjtë, le të ndajmë gëzimin me familjen, miqtë dhe të gjithë komunitetin.

Për nder, lavdi, për historinë e 100 viteve!
12/05/2024

Për nder, lavdi, për historinë e 100 viteve!

Për Peqinin, futbolli nuk është thjesht një lojë, është pasioni që na bashkon, është zemra që rreh në çdo kënd të qyteti...
13/04/2024

Për Peqinin, futbolli nuk është thjesht një lojë, është pasioni që na bashkon, është zemra që rreh në çdo kënd të qytetit dhe fshatrave përreth. Sepse çdo moment triumfi apo zhgënjimi, na ka bërë të ndihemi sikur jemi pjesë e diçkaje më të madhe se vetja.

Sjelltë kjo ditë e shenjtë harmoni në zemrat dhe shtëpitë tona. Gëzuar Bajramin e Madh! 🕌
10/04/2024

Sjelltë kjo ditë e shenjtë harmoni në zemrat dhe shtëpitë tona. Gëzuar Bajramin e Madh! 🕌

Peqin 1941, ushtarët italianë duke kaluar në qendër të qytetit.
01/04/2024

Peqin 1941, ushtarët italianë duke kaluar në qendër të qytetit.

Me ëndrrën për një jetë më të mirë dhe dëshirën për të ndihmuar familjen, Bajrami kishte bërë të njejtën zgjedhje si shu...
15/03/2024

Me ëndrrën për një jetë më të mirë dhe dëshirën për të ndihmuar familjen, Bajrami kishte bërë të njejtën zgjedhje si shumë të rinj të tjerë në qytet: PËR TU LARGUAR. Nuk e dinte të ardhmen dhe fatin e keq që e priste në rrugët e Londrës. E dhimbshme të mësonim për humbjen e jetës së tij pikërisht në ditën e nisjes së muajit të bekuar të Ramazanit. Lutemi për të lehtësuar dhimbjet e familjarëve për këtë humbje! 🙏

Mbyllet me përmbysje rezultati ndeshja e sotme në Peqin. Shkumbini - Butrinti 2-1.
25/02/2024

Mbyllet me përmbysje rezultati ndeshja e sotme në Peqin.
Shkumbini - Butrinti 2-1.

Dje Shkumbini humbi 2 pikë por futbolli në Shqipëri shumë më tepër se kaq. Njerëz nga një qytet i vogël, me plot halle e...
19/02/2024

Dje Shkumbini humbi 2 pikë por futbolli në Shqipëri shumë më tepër se kaq. Njerëz nga një qytet i vogël, me plot halle e probleme dhe të rinj me punë dhe angazhime jashtë vendit kishin zgjedhur të ishin në transfertën e largët të Pogradecit për të ndjekur një ndeshje të ekipit të zemrës. Në ditët kur stadiumet e ekipeve të Superligës janë pothuajse të boshatisur, nuk mund ti cënohet rezultati një skuadre të Kategorisë së Dytë që ditën e djeshme i kishte mbështetësit të shumtë në numër. Dje nuk ishte dita. Dhe për më tepër njërëzit e këtij qyteti të lidhur kaq fort me futbollin nuk kanë asgjë me askënd!

Sot meritonim 3 pikët. Lojë e organizuar dhe dëshirë për të fituar. Rrugëtimi ynë këtë vit nuk mbyllet këtu. Forca çunaa...
18/02/2024

Sot meritonim 3 pikët. Lojë e organizuar dhe dëshirë për të fituar. Rrugëtimi ynë këtë vit nuk mbyllet këtu. Forca çunaaa, ti rikthejm Peqinit atë që i takon!
Pogradeci - Shkumbini 2-2.

02/02/2024
Gëzuar 32 vjetorin, Daniel Godelli! Në këtë ditë, ne festojmë jo vetëm ditëlindjen tënde, por edhe triumfin e vazhdueshë...
10/01/2024

Gëzuar 32 vjetorin, Daniel Godelli!

Në këtë ditë, ne festojmë jo vetëm ditëlindjen tënde, por edhe triumfin e vazhdueshëm tënd në arenën e peshëngritjes. Si një kampion i vërtetë, ti ke treguar se çdo sfidë mund të kapërcehet me përkushtim dhe pasion. Ditëlindja jote është një kujtesë për ne të gjithë se çdo ditë është një mundësi për të arritur më shumë, për të sfiduar veten dhe për të bërë histori. Asnjë lloj testi apo shkrimi portalesh nuk i zbeh dot arritjet e tua. Gëzuar ditlindjen, kampion!

Address

Peqin

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Në Peqin posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Në Peqin:

Share