Vjollca Koco Kasaj

Vjollca Koco Kasaj Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Vjollca Koco Kasaj, Community Organization, shkolla 9-vecare M. Shehu, Patosi.

23/07/2026
16/07/2026

Kujdes⚠️ Respektoni afatet dhe kryeni regjistrimin brenda periudhës së përcaktuar.

🔴Regjistrimet online në platformën e-Albania për klasat e para dhe të dhjeta do të qëndrojnë të hapura deri më 31 korrik, për t'u dhënë mundësi të gjithëve të përfundojnë në kohë procesin e regjistrimit💻📚

09/07/2026

Më 8 korrik 1944 lindi Aristidh Kola – studiuesi dhe veprimtari arvanitas që ia kushtoi jetën dokumentimit të historisë, gjuhës dhe kulturës së arvanitasve.

Më 8 korrik 1944, në fshatin Kaskaveli të Tebës në Greqi, lindi Aristidh Kola, studiues dhe veprimtar shoqëror arvanitas. Ai u formua si jurist duke përfunduar studimet e larta për drejtësi në Universitetin e Athinës (1968) dhe punoi si avokat në Athinë deri në vitin 1985. Më pas iu përkushtua kërkimeve mbi historinë dhe kulturën e arvanitasve, si dhe marrëdhënieve historike mes shqiptarëve dhe grekëve.

Gjatë veprimtarisë së tij, Kola u angazhua në dokumentimin e trashëgimisë gjuhësore dhe kulturore të arvanitasve në Greqi. Ai ishte kryetar i Lidhjes së Arvanitasve (1985) dhe themeloi shoqata kulturore, si dhe inicioi veprimtari botuese, përfshirë themelimin e shtëpisë botuese “Thamiris” (nga shqipja “e tha mirë”) dhe revistave “Besa” dhe “Arvanon”.

Në veprat e tij, ai trajtoi prejardhjen dhe historinë e arvanitasve, si dhe rolin e tyre në historinë e Greqisë moderne, duke mbledhur dhe publikuar materiale mbi gjuhën dhe traditat e tyre.

Përveç veprimtarisë studimore, Kola u përfshi edhe në debatet publike mbi çështje shoqërore dhe kombëtare në rajon, përfshirë edhe zhvillimet në Kosovë gjatë viteve 1990.

Për kontributin e tij, ai u dekorua me Urdhrin “Ismail Qemali” nga Republika e Shqipërisë në vitin 1995. Aristidh Kola u nda nga jeta më 11 tetor 2000.

29/04/2026
29/04/2026

Address

Shkolla 9-vecare M. Shehu
Patosi
9307

Telephone

+355692450048

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Vjollca Koco Kasaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share