13/03/2026
📣Thirrja SUP2LOOP / Green Champions Cup Award është hapur!
📣Milieukontakt Shqipëri fton bizneset, bizneset sportive dhe HoReCa që operojnë në stadiume dhe evente të mëdha të aplikojnë për të eliminuar gotat plastike njëpërdorimshe (SUP) dhe të implementojnë zgjidhje inovative.🏆
📌 Afati për aplikim: 16 Mars 2026, ora 17:30 CEST
📧 Si të aplikoni: Dërgoni formularin dhe propozimin e buxhetit në [email protected] me subjektin: “Green Champions Cup Award Challenge / [Emri i kompanisë]”
Milieukontakt Shqipëri po zbaton këtë iniciativë përmes projektit BE për Ekonomi Qarkore dhe Qytete të Jetueshme (EU4CELC), bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), dhe i zbatuar nga GIZ Shqipëri në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit (MoE).
🔗 Për më shumë informacion dhe udhëzimet e plota klikoni linkun👇:
https://mjedisisot.info/milieukontakt-shqiperi-hap-thirrjen-green-champions-cup-award-per-zgjidhje-inovative-pa-plastike-njeperdorimshe/