Pertej Te Sotmes

Call Contact the organization

Pertej Te Sotmes Economic development organizations

16/10/2026

🌿 Hapet thirrja për grante për monitorimin e zonave të mbrojtura!

Organizatat e shoqërisë civile që punojnë për mbrojtjen e mjedisit, biodiversitetit dhe habitateve natyrore kanë mundësinë të aplikojnë për mbështetje financiare për nisma që synojnë monitorimin e pavarur të zonave të mbrojtura në Shqipëri.

Përmes kësaj thirrjeje synohet të gjenerohen të dhëna të verifikuara në terren, të rritet ndërgjegjësimi dhe angazhimi i komuniteteve, si dhe të forcohet roli i shoqërisë civile në advokimin për mbrojtjen e natyrës dhe llogaridhënien e institucioneve.

đź’¶ Granti maksimal: 5,000 euro
🗓 Afati i aplikimit: 13 nëntor 2026, ora 16:00
⏳ Kohëzgjatja e projekteve: 5 muaj
💻 Më 20 tetor zhvillohet edhe sesioni informues online, ku të interesuarit mund të marrin më shumë informacion rreth thirrjes dhe procesit të aplikimit.
🔗 Linkun për thirrjen dhe sesionin informues e gjeni në: https://greenal.al/call-for-grants-for-monitoring-protected-areas-is-now-open/
-
Projekti GreenAL “Mbështetja e Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile 2024 - 2027”, financohet nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Sida) me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga CoPlan, Instituti për Zhvillimin e Habitateve të Shqipërisë për bashkëpunimin me VIS Albania dhe COSV - Cooperazione per lo Sviluppo.

VIS Albania
COSV NGO
Embassy of Sweden in Tirana

14/10/2026

📢 Së shpejti vjen nga GreenAL thirrja për Grante të Monitorimit të Zonave të Mbrojtura!

Një mundësi për organizatat e shoqërisë civile që duan të sjellin fakte, të monitorojnë ndërhyrjet në zonat e mbrojtura dhe të advokojnë për mbrojtjen e vlerave natyrore të Shqipërisë.

Detajet e thirrjes publikohen këtë të enjte, më 16 tetor. Ndërkohë takimi informues do të zhvillohet më datë 20 tetor online. Ruajini datat!
-
Projekti “Mbështetja e Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile 2024 - 2027”, financohet nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Sida) me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga CoPlan, Instituti për Zhvillimin e Habitateve të Shqipërisë për bashkëpunimin me VIS Albania dhe COSV - Cooperazione per lo Sviluppo.

Embassy of Sweden in Tirana
Green-AL
CoPlan Institute for Habitat Development
VIS Albania
COSV Albania

02/10/2026
27/09/2026
Ne kuader te Projektit “ Ndertimi I pergjigjes nga komuniteti per mbrojtjen e biodiversitetit ne Parkun Kombetar Korab- ...
22/09/2026

Ne kuader te Projektit “ Ndertimi I pergjigjes nga komuniteti per mbrojtjen e biodiversitetit ne Parkun Kombetar Korab- Koritnik dhe Parkun Kombetar te Shebenikut ,financuar nga PONT dhe zbatuar nga WV ne partneritet me Agrita Vizion ne Diber dhe organizaten “Pertej Te Sotmes ,” Librazhd , 21 Fermere qe punojne per grumbullimin dhe kultivimin e bimeve medicinale u perfshine ne trajnimin me teme: Mbrojtja e biodiversitetit dhe menaxhimi i burimeve natyrore nga banoret qe ndodhen prane zonave te mbrojtura. Pjesmarresit vleresojne shume kete sektor duke synuar ne te ardhmen krijimin e nje SHBB e cila do kontriboje ne rritjen e standartit te grumbullimit dhe sh*tjes ne treg te produktit.

05/09/2026

🕊️ 5 SHTATOR | DITA E SHENJTËRIMIT TË NËNË TEREZËS 🇦🇱

Sot nderojmë figurën e shenjtë të Nënë Terezës, simbol të dashurisë, humanizmit dhe përkushtimit ndaj njerëzimit. 💙

✨ Le të mbetet shembulli i saj një frymëzim për të bërë mirë, për të shërbyer dhe për të qenë pranë njëri-tjetrit.

Nënë Tereza – një emër shqiptar, një vlerë universale. 🌍

05/09/2026

📍🏡 Banesa e Arif Snallës – Kostenjë, Njësia Administrative Lunik
Një objekt i shekullit XIX, që përfaqëson arkitekturën tradicionale të zonës.

Banesa është 3-katëshe dhe e pabanuar, e ndërtuar me gurë të lidhur me baltë dhe e përforcuar me breza druri antisizmikë. Muret e gurit, me trashësi 50–100 cm, si dhe gurët e latuar me kënde të drejta, dëshmojnë mjeshtërinë e ndërtimit tradicional.

🏠 Kati i tretë dallohet për konsolat dhe konstruksionin prej druri, pjesërisht të veshur me dërrasa, ndërsa në pjesën ballore spikat veranda prej druri, e mbështetur mbi kolona druri. Dritaret prej druri janë të zbukuruara me dekoracione artistike, ndërsa çatia tradicionale është e ndërtuar me konstruksion druri dhe e mbuluar me rrasa guri, tipike për zonën.

🌿 Një dëshmi e çmuar e arkitekturës, traditës dhe trashëgimisë së Kostenjës, që meriton të ruhet dhe të vizitohet.

27/08/2026

Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural dhe Shoqata e Zhvillimit të Bujqësisë të Rretheve Malore – ADAD Malore, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural hapin thirrjen për edicionin e katërt të çmimit “Liljana Isakaj” – Për Lidership në Fuqizimin e Grave të...

Address

Librazhd
3401

Telephone

+355682295403

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Pertej Te Sotmes posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Pertej Te Sotmes:

Shortcuts

Share