15/10/2026
VIJON ME SUKSES PROJEKTI “KUJDES DHE BUZËQESHJE PËR ÇDO BREZ”!
Projekti “Kujdes dhe Buzëqeshje për çdo Brez”, i cili po zbatohet në kuadër të programit “Puna në Komunitet”, me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA), vijon me sukses, duke sjellë kontribut të drejtpërdrejtë në përmirësimin e shërbimeve sociale dhe në mbështetjen e individëve dhe familjeve në nevojë.
Ky projekt nuk përfaqëson vetëm një mundësi punësimi, por edhe një investim të rëndësishëm në solidaritetin, përkujdesjen dhe mirëqenien e komunitetit. Çdo ditë, përmes përkushtimit dhe punës së stafit, synojmë të sjellim më shumë vëmendje, dinjitet, përkujdesje dhe buzëqeshje për çdo brez.
Së bashku për një komunitet më të kujdesshëm, më të solidarizuar dhe me më shumë mundësi për të gjithë!
Drejtoria Rajonale e Punësimit Korçë