18/03/2026
📢 PROTESTO për GJIROKASTRËN TONË!
🚫 Nuk mban më ujë pilafi! Qyteti dhe fshatrat po shkatërrohen dita-ditës dhe ne po e shohim me sy!
🗑️ Mbeturina kudo, rrugë të prishura, monumente të lëna pas dore, turizëm që po bie, parkime rrëmujë, kanalizime problem, shkolla e kopshte pa kushte, parqe e kënde fëmijësh të degraduara e shumë të tjera, gjithçka po shkon për keq!
⚠️ Kjo s’është më thjesht muhabet kafesh por është gjendje alarmante!
🔗 Të bashkohemi nga qyteti, fshatrat dhe të gjitha zonat për të kërkuar llogari për problemet e ndryshme të gjithësecilit.
⚖️ Nuk ka lidhje fare me politikën! Kjo është një nismë qytetare që unë kam vendosur ta nis, për t’i kërkuar llogari Bashkisë dhe për të përpiluar një kallëzim penal për shpërdorim detyre për funksionarët e saj publik!
🇦🇱 Unë e hapa këtë thirrje pardje në story, dhe sot janë 43 veta të rregjistruar me emër, mbiemër dhe numër telefoni!
🎯 Synimi është që të bëhemi të paktën 100 veta si fillim dhe më pas do të flasim për ditën, orarin, banerat, detaje të tjera të rëndësishme etj.
💪 Nuk dua të jem unë “organizatori”, dua që secili prej jush ta ndjejë si detyrë të vetën!
📣 Ejani, bashkohuni! Mos rrini vetëm duke u ankuar por hajde të bëjmë diçka konkrete!
🔗 Kush do të bashkohet, të regjistrohet te linku më poshtë.
https://forms.gle/yrqabecxVzqKrqA57
🔒 Të dhënat do të përdoren vetëm për çështje komunikimi dhe organizimi.
🔥 Mjaft më! Gjirokastra është e jona dhe unë kam vendosur të mos rri më në heshtje.
https://www.facebook.com/share/p/1MriaC4g9p/
Për arsye njoftimi dhe organizimi kushdo që është i interesuar të japë detajet e tij/saj nëse do të arrihet të realizohet diçka e tillë! Të tregojmë qytetari jashtë anës politike! Duam vendin tonë!