GreenElb

GreenElb Green and Sustainable Energy in Elbasan Buildings

04/06/2026
31/03/2026
05/03/2026

with
・・・
Në Ditën Ndërkombëtare të Efiçencës së Energjisë, Elbasani nuk flet thjesht për kursim energjie. Sot flasim për përgjegjësi. Për vizion. Për të ardhmen që duam të ndërtojmë për fëmijët tanë.

Elbasani ka zgjedhur të mos jetë spektator i tranzicionit të gjelbër europian. Ne kemi zgjedhur të jemi pjesë aktive e tij.

Marrja e “EU Mission Label” për Qytetet Klimatike-Neutrale është një moment historik për qytetin tonë. Elbasani është sot një nga 106 qytetet evropiane që mbajnë këtë certifikim prestigjioz dhe, bashkë me Sarajevën, ndër qytetet e para nga Ballkani Perëndimor që arrijnë këtë vlerësim.

Kjo nuk është vetëm një arritje simbolike. Është një përgjegjësi e madhe dhe një zotim publik për të çuar përpara transformimin klimatik.

Ky vlerësim konfirmon se rruga që kemi ndjekur është e duhura, një model zhvillimi i qëndrueshëm, i bazuar në inovacion, përfshirje dhe zgjidhje konkrete.
Ne kemi zgjedhur të investojmë në energji të pastër jo si slogan, por si strategji.

Elbasani po ndërton një identitet të ri, një qytet që mendon afatgjatë, që bashkëpunon ndërkombëtarisht dhe që vepron lokalisht.
Një Elbasan më i gjelbër, më efikas,më i fortë.

23/02/2026
Si pjesë e përpjekjeve për një Elbasan më të qëndrueshëm, po zhvillojmë trajnime për stafin e Bashkia Elbasan, me fokus ...
06/02/2026

Si pjesë e përpjekjeve për një Elbasan më të qëndrueshëm, po zhvillojmë trajnime për stafin e Bashkia Elbasan, me fokus në menaxhimin e energjisë në ndërtesat publike dhe mënyra për përmirësimin e efikasitetit energjetik.

Ky trajnim është pjesë e projektit GreenElb, që synon të përmirësojë performancën energjetike të ndërtesave publike dhe të mbështesë vendimmarrjen me të dhëna konkrete.

📍 Projekti pilot GreenElb zbatohet nga Bashkia Elbasan dhe Urban Research Institute, në kuadër të programit , me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe EU Science & Innovation

Address

Elbasan

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when GreenElb posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share